Pasi vizituan veriun e Shqipërisë, familja e famshme janë “ankoruar” në jug. Dukagjin Lipa së bashku me bashkëshorten Anesën dhe dy fëmijët, Rinën dhe Gjinin po pushojnë në bregdetin e jugut. Pasi pushuan në Porto Palermo, ata udhëtuan drejt Parkut Kombëtar të Butrintit ku ndanë foto me mijëra ndjekës të tyre, duke promovuar kështu bukuritë e vendit tonë. Familja duket se po kalojnë mjaft mirë në trojet shqiptare, pasi prej disa javësh po qëndrojnë këtu.
Ata kanë një lidhje shumë të fortë me atdheun e tyre dhe gjithmonë tregojnë me krenari që janë shqiptarë. Madje, Dukagjin Lipa ka krijuar “Sunny Hill Festival” që mbahet në Kosovë. Këngëtarë të famshëm si Miley Cyrus dhe Calvin Harris kanë ardhur në Prishtinë për të performuar në festival, duke promovuar kështu Kosovën./Panoramaplus.al
I dënuar me 10 vjet për jashtim nga Europa dhe një milion euro gjobë, si dhe në vështirësi të madhe financiare, Skënderbeu i sezonit të ri është i detyruar të mbijetojë falë një merkatoje me lojtarë që kërkojnë të afirmohen në Superiore. Fillimisht klubi duhet të zhbllokojë merkaton e më pas të bëjë federimet, por kjo nuk i ka penguar drejtuesit të pikasin disa elementë, kryesisht të rinj, të cilët prej ditësh po stërviten nën urdhrat e Julian Ahmatajt. Strategjia është e qartë, klubi kërkon të afrojë talente për t’i rritur dhe më pas synon t’i shesë në skuadra më të forta, në mënyrë që të përfitojë financiarisht.
“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klub se dy afrimet e radhës janë pikërisht dy sulmues. Bëhet fjalë për Aleksandros Tereziun dhe Marios Zhelekun, të cilët pas disa ditësh në provë, kanë bindur trajnerin Ahmataj. Dy shqiptarët e lindur në Greqi nuk janë aq të panjohur.
Tereziu, një qendërsulmues tipik, është vetëm 20 vjeç dhe vjen në Korçë pas kontratës së mbyllur me Asteras Tripolis në Superligën greke. Mungesa e hapësirave te ky ekip bëri që në sezonin e fundit shtatlarti të luante me Karaiskaqis në Ligën e Dytë helene.
Tashmë ai do të provojë veten me korçarët, teksa në testin e fundit ndaj Llapit ai shënoi golin e vetëm për Skënderbeun. Tereziu është grumbulluar katër vite më parë edhe nga Kombëtarja U-17 e Greqisë. Ndërkohë, lojtari tjetër, 25- vjeçari Zheleku, ka më tepër eksperiencë.
Bëhet fjalë për një sulmues krahu që vjen nga skuadra greke, Kallamata. Ai është rritur në akademinë e Panioniosit, ndërsa ka shkëlqyer në Ligën e Dytë greke me Prodheftiqinë. Zheleku është një lojtar mjaft i shpejtë që mund t’u bëjë shumë punë bardhekuqve pas largimit të Bregut dhe Gripshit.
REMI DUJARDIN – Surpriza e merkatos së Skënderbeut quhet Remi Dujardin. Gazeta mëson ekskluzivisht se mesfushori nga Hong Kongu që u stërvit tri javë me Partizanin, ka nisur përgatitjet me korçarët dhe pritet të firmosë.
23-vjeçari iku nga “demat” prej bllokimit të merkatos, ndërsa tani pret që të federohet te Skënderbeu. Dujardin ka luajtur me ekipe si “St.Bonaventure” dhe “TriCities” në Amerikë dhe me “FC Jumilla” në Spanjë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar shtyrjen e Kategorisë Superiore, me kërkesë të Ligës Profesioniste të Futbollit.Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se shtyrja është pa afat dhe se klubet e Superiores presin reagimin e qeverisë në lidhje me katër kërkesat e bëra.
“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Kjo kërkesë e anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit erdhi si pasojë e mungesës së një reagimi nga Qeveria shqiptare për kërkesat e paraqitura nga Liga Profesioniste e Futbollit.Në qëndrimin e tyre të përbashkët të bërë publik në një deklaratë për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë me Bjellorusinë, drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore thonë se sezoni 2020-2021 nuk do të nisë pa u marrë përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre.
Kërkesat e tyre për qeverinë janë: Të ulet TVSH në masën 6%, të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura, Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite si dhe të miratohet “Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve” pasi sipas tyre ligji aktual është “mashtrim”.
Ka shkuar në 10860 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 870 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 156 raste pozitive,te shperndara:63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz, 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.Në vendin tonë janë 4190 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 159 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 1 rast te ri në Pogradec .
Instituti i Shëndetit Publik, Dr. Rovena Daja
Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit: Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e distancimit fizik. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Lani dhe dezinfeksoni duart sa më shpesh. Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe është rrezik për të gjithë. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar betejën me SARS COV2 dhe për të frenuar përhapjen e tij.
COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020) Testime totale 71280 Raste pozitive 10860 Raste të shëruara 6346 Raste Aktive 4190 Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Lekundje termeti me magnitudë 3.4 te shkallës Rihter eshte ndjere mengjesin e sotem në vend rreth orës 07:00.. Thellësia e këtij tërmeti ishte 5 km.Sipas faqes qe regjistron termetet, EMSC mesohet se Epiqendra e tërmetit ka qenë në Detin Adriatik 24 km në veriperëndim të Durrësit.Nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa shumë qytetarë kanë postuar në rrjetet sociale se i kanë ndjerë lëkundjet, që janë të lehta në krahasim me dy tërmetet që u përball vendi vitin e kaluar, ku vetëm në Durrës dhe në Thumanë humbën jetën 51 persona.
Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron popullsinë në të gjithë botën se vaksina kundër koronavirusit mund të mos mbërrijë menjëherë te të gjithë ata përpara vitit 2022.Sipas një prej shkencëtarëve të agjencisë së OKB, “vaksina nuk është një formulë magjike që do të mbërrijë në janar dhe do të zgjidhë të gjitha problemet e botës”.
Do të duhet ende shumë kohë deri sa të arrihet imuniteti i tufës, me rreth 60-70% të popullsisë së imunizuar do të jetë më e lehtë ndërprerja e transmetimit”, u shpreh Soumya Swaminathan.