Familja e Dua Lipës pas veriut të Shqipërisë, zgjedh të “ankorohet” në jug (FOTO)

Pasi vizituan veriun e Shqipërisë, familja e famshme janë “ankoruar” në jug.
Dukagjin Lipa së bashku me bashkëshorten Anesën dhe dy fëmijët, Rinën dhe Gjinin po pushojnë në bregdetin e jugut.
Pasi pushuan në Porto Palermo, ata udhëtuan drejt Parkut Kombëtar të Butrintit ku ndanë foto me mijëra ndjekës të tyre, duke promovuar kështu bukuritë e vendit tonë.
Familja duket se po kalojnë mjaft mirë në trojet shqiptare, pasi prej disa javësh po qëndrojnë këtu.

Ata kanë një lidhje shumë të fortë me atdheun e tyre dhe gjithmonë tregojnë me krenari që janë shqiptarë.
Madje, Dukagjin Lipa ka krijuar “Sunny Hill Festival” që mbahet në Kosovë.
Këngëtarë të famshëm si Miley Cyrus dhe Calvin Harris kanë ardhur në Prishtinë për të performuar në festival, duke promovuar kështu Kosovën./Panoramaplus.al


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.