LËKUNDJE TËRMETI NË VEND, JA EPIQENDRA DHE SA ISHTE MAGNITUDA

Lekundje termeti me magnitudë 4.2 te shkallës Rihter eshte ndiere pasditen e sotme në vend rreth orës 18:46.Sipas faqes qe regjistron termetet, EMSC mesohet se Epiqendra e tërmetit ka qenë Ungrej rreth 11 kilometra në lindje të qytetit të Lezhës.Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km dhe sipas EMSC ka pasur një shkallë ndjeshmërie të lartë.Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.

Të hënën rikthehet tryeza e negociatorëve politik për reformën zgjedhore

Të hënën pasdite (ora 18.00) rikthehet tryeza e negociatorëve politik te cilët do duhet te reflektojnë ndryshimet kushtetuese ne ligjin e ri zgjedhor.
I mandatuari i mazhorancës Damian Gjiknuri ftoi dy opozitat te ulen përballe per te arritur nje konsensus për hapjen listave dhe formulën e re te koalicioneve.
PD-LSI konfirmuan pjesëmarrjen, por ne tryezën politike pritet te shkojnë me një kusht, mos prekjen e koalicioneve parazgjedhore ndërsa për listat opozita jo parlamentare është e hapur për arritjen e një konsensusi me shumicën parlamentare.
Tryeza e katërshes politike do paraprihet nga një mbledhje e komisionit parlamentar të ligjeve të hënën e 14 shtatorit ku pritet te miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese, pasi komisionit të posacëm të reformës zgjedhore i ka përfunduar mandati.

Me zgjedhjet parlamentare ne prag aktorët politik duhet të nxitojnë për të miratuar rregullat e reja të garës elektorale pasi këtë vit shqiptarët do i drejtohen me shpejt kutive te votimit.
Për herë të parë, do të votohet jo vetëm për partitë por edhe për kandidat, ndaj si mazhoranca ashtu edhe opozita brenda dhe jashtë parlamentit duhet te vendosin si dhe sa do te hapen listat, sa kandidat do këtë ne fletën e votimit, si do te shpërndahen mandatet për secilën zonë zgjedhore e po ashtu edhe për temën me të nxehtë të tryezës politike, koalicionet parazgjedhore.

Zbulohet një arsenal armësh në kufirin greko-shqiptar, nën hetim një shtetas grek (VIDEO)

Një arsenal armësh është zbuluar këtë të shtunë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se operacioni është zhvilluar nga policia dhe ushtria greke në Kostur.
Nga të dhënat e medieve fqinje, të cilat publikojnë dhe pamjet e aksionit, mësohet se armët janë gjetur të groposura.
Policia dhe ushtria kanë zbuluar kundërajër RPG, 16 raketa RPG, 80 granata, 3 kallashnikovë, 2 automatikë model 50, 4 krëhëra automatku model 50, 25 920 fishekë, 80 mekanizma granate, etj.

Autoritetet greke po hetojnë një shtetas grek, i cili është i burgosur për trafik armësh dhe veprash arkeologjike.

Ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi nga Pogradeci, prej 2 javësh merrte mjekim në spital

Koronavirusi i ka marr jetën një mësuesi nga Pogradeci. 44-vjeçari prej ditësh ishte i intubuar në spitalin Infektiv, në Tiranë, ndërsa nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19.Ai quhej Leonard Xhemollari dhe ishte mësues në fshatin Hudenisht të Pogradecit, ndërkohë që ishte infektuar pas një vizite në Ohër, teksa ishte me pushime.44-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dy javë më parë dhe ishte shtruar në Spitalin Infektiv, ndonëse nuk kishte sëmundje të tjera.

Per fat te keq sot mësohet se e ka humbur betejën me Covid-19.

Gjykata lë në “arrest shtëpie” Mimoza Margjekën, ndërsa bashkëshortin e saj në burg

“Arrest shtëpie” ka qenë masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Posaçme për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e akuzuar nga SPAK për korrupsion.Për bashkëshortin e saj, Arben Cara, gjykata ka dhënë masën “arrest me burg”.E njëjta masë është dhënë edhe për dy sekserët Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla. Në arrest shtëpie është lënë edhe avokati Skënder Demiraj.Gjyqtarja flet për një proces të stisur dhe tregon historinë e njohjes me personin që ka liruar. Ajo thotë se e kanë takuar rastësisht në një hotel në Korçë, ku ishte e detyruar të flinte bashkë me familjen, për shkak se në Gjykatën e Apelit të Korçës, ajo ishte e deleguar.

DËSHMIA E PLOTË
“Në lidhje me këtë ngjarje, emrin e shtetasit që ka qënë në hetim dhe çështjen nuk e kujtoj fare, por del se unë kam qënë anëtare e trupit gjykues dhe është dhënë një vendim me trupin gjykues për garanci pasurore. Doja të sqaroja se Gjykata e Rrethit Korçë për shkak të situatës Covid, për shkak të udhëzimeve të ministrisë dhe situatës në përgjithësi është praktikë që nëse vetë personi kërkon një garanci pasurore dhe garancia është në një masë që gjykata e vlerëson të arsyeshme nuk është i pari vendim, por mund të jenë 10 apo 20 vendime që kalojnë në Gjykatën e Lartë.

Është praktikë që unë nuk e kam bërë, e gjeta aty. Unë jam gjyqtare e Shkallës së Parë e deleguar në Gjykatën e Apelit Korçë. Kam shkuar për shkak të pandemisë deri në muajin korrik për masat e sigurisë.Praktikat janë të Gjykatës së Apelit, kjo pak a shumë është një praktikë, për mua është vendim i drejtë, dmth për çështjen konkrete. Nuk e mbaj mend fare. Nga vendimi që është dhënë kam qënë unë aty. Unë quhem Gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës por me skemë delegim shkoj aty.Shkoj në Gjykatën e Apelit bashkë me vajzën e bashkëkshortit, jashtë cdo mundësie, detyrohet ai të bëjë shoferin.

Bashkëshorti im detyrohet të vijë me mua, flemë në hotel që është në qendër, marrim edhe fëmijën 3-vjeç me ne. Flemë aty, pronari i hotelit na ka mirëpritur, na ka respektuar. Unë s’kam kushte, detyrohem të marr familjen aty që të mos rrimë jashtë. Se jam në atë punë dhe nuk kam siguri.
Klajdi këtë gjë ka bërë i merr numrin e telefonit dhe i thotë na rezervo një dhomë, vetëm njëherë është ulur në tavolinë me ne. Nuk e njoh, se jam e ngarukuar shkoj në mëngjes dhe dal në 6 nga gjykata.
Unë jam super e ngarkuar me gjyqe, Cështjen në fjalë nuk e dija që ekzistonte. Më ka thënë relatori për cështjen ti mëso faktet dhe provat. Më pas e kam parë kush është cështja dhe rasti konkret. Është ajo ideja që Shkalla e Parë është pak më e ashpër, ndërsa në rastin konkret vlerëson e relatori e vendos ai, ne hedhim firmat.

E dyta, askush, as bashkëshorti im s’ka tagër të më tregojë mua cfarë do bëhet me një të gjykuar. Bashkëshorti im as dorën nuk ua jep personave që kanë gjyq me mua. Në momentin që e di as dorën nuk ua jep, nëse nuk e di kjo është gjë tjetër. Ai e ka frikë këtë pjesë. Ke gjyq me bashkëshorten time, ai i thotë zotëri mos komuniko me mua. Besoj që ka qënë krejt naivitet aty në ambientin ku rri.Unë u shqetësova shumë që mu zgjat mandati në Korcë se jam shumë e ngarkuar, kisha edhe 100 cështje në Durrës. Jam e deleguar në Gjirokastër dhe në Vlorë. Shteti nuk na siguron asgjë, as strehin asgjë, ndaj detyrohet bashkëshorti të kërkojë një vend stabël ku të qëndrojmë.

Ne familjarisht jemi në makinë. Kemi frikë të rrimë derë më derë ne rrimë stabël aty tek ai hotel. Vajza ime do të rrijë në atë hotel se ka një vaskë. Korca ime thotë, por Korca na doli problem. Pra ne do mbijetojmë jo të presim këto gjëra.
Klodi a Klajdi si e ka emrin se nuk ma dinte emrin, sic ia mësova unë tani. Ai ka një fëmijë të vogël, ka edhe ai një fëmijë të vogël. Bëjnë ata ca petulla me mjaltë dhe djathë, aty se rrinë fëmijët, për hallin e fëmijës që rrinë aty, kaq e njoh unë. Kaq njoh unë se vajza ime luan me fëmijën e tyre aty te lokali. Këto janë hallet dhe problemet tona. Të thonë që ike e dole, me atë person kjo është imagjinatë. E kanë njerëzit imagjinatë në mendje. Ndoshta janë nisur se këta janë pjesë të hotelit vijnë këtu, pse të mos ia them një gjysmë fjalë. Beni bashkëshorti im duke qënë profesor e ka frikë ligjin, s’besoj se e ka gjetur koifidencën ai me Benin. Nuk e merrte persipër, nuk do guxonte të merrte përsipër një gjë të tillë, të më thoshte mua. Nuk do guxonte.

E thonë avokatët, më cojnë mesazhe, Është pjesa joetike e atij që më thotë, nuk është personi im. Kanë një mendim njerëzit ndërhynë. S’ka asnjë logjikë që unë të ndikoja te gjyqtarët e tjerë, janë korrekt dhe strikt e më kanë respektuar edhe mua. Me ata gjyqtarët aty marrëdhënia ime nuk është koifidente.
Se cfarë ndodhi, nuk e kuptoj. Nuk guxon kush të ma bëjë këtë. Nuk mbaj përgjegjësi për mesazhet që mund të më dërgojë një avokat. Kaq kisha, doja ta vlerësonit vetë, Unë arrest shtëpie që jetoj me një fëmijë 3 vjec, ajo është në pkolpësht me gjeni një person të na sjellë biukëm të ma cojë në kokpësht se nuk do ta mbaj aty të më ikë truri i kokës./Ballkan Web

164 TË PREKUR NE VEND,10 RASTE NE KORÇË

Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 872 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 164 raste pozitive,te shperndara:56 raste në Tiranë,11 raste në Shkodër,nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje,8 raste në Kurbin,nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë,6 raste në Lezhë,5 raste në Elbasan, Vlorë,4 raste në Gramsh,3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër,2 raste në Berat, Kamëz,nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.10 persona nga Korca dhe 1 person ne Pogradec,rezultojnë pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit nga juglindja e vendit.Sipas ministrisë, personat që humbën jetën janë një 47-vjeçar nga Pogradeci, një 78-vjecar nga Fieri dhe një 87-vjecar nga Gramshi.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në prag të vitit të ri shkollor, ka një apel për mësuesit, prindërit, nxënësit; të respektojnë me rigorozitet masat për mbrojtjen ndaj COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.Normaliteti i ri, i cili na kushtëzon të jemi të kujdeshëm në përditshmëri për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskave ose barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura dhe kujdesin e shtuar për higjenën personale.Prindër, kontaktoni me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë dhe pyetini nëse kanë ndonjë shqëtësim.

Mësues, treguhuni vigjilentë ndaj zbatimit të masave të rekomanduara nga ekspertët në ambientet e shkollës. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore.Nxënës, nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit: Janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.Ju lutemi kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.