Ngjarja tronditëse në Tiranë/ Dyshohet për atentat me telekomandë, makina shpërtheu mbi urë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, tek “Vasil Shanto”.Në mes të rrugës një makinë ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli.Lënda plasëse i eshte vendosur automjetit në pjesën e përparme të tij, ku dyshohet se me nisjen e makines shpërthimi është telekomanduar.Fillimisht u raportua se drejtuesi i mjetit kishte humbur jetën, por gjatë transportit për në spitalin e Traumës, i riu ka shfaqur shenja jete.Mesohet se personi që ka mbetur i plagosur në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë është Preng Gjini.

Gazetari Artan Hoxha thekson se Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.Tonin (Armando) Gjini u vra në atentat në 12 gusht 2019 në Rrëshen.

Mësohet se nga shpërthimi i fortë ka mbetur i plagosur edhe një shtetas italian, i cili ka qenë kalimtar në zonën, kur ka ndodhur ngjarja.Italiani i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe po merr mjekim, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar vetëm disa gërvishtje në trup.

Të infektuarit nga Covid-19, humbasin imunitetin pas 6 muajsh

Personat që janë shëruar pas infektimit nga Covid-19, mund ta humbasin imunitetin ndaj sëmundjes brenda 6 muajsh.Sipas një studimi të ri, këta persona kanë imunitet ndaj Covid për 6 muajsh. Por pas kësaj periudhe, ata nuk janë më imunë ndaj sëmundjes. Shkencëtarët thonë se mund të riinfektohen sërish, njësoj siç ndodh me gripin e zakonshëm.Në analizë u morën disa pacientë të cilët kishin kaluar sëmundjen e koronavirusit. Autorja e këtij studimi, Lia van der Hoek nga Universiteti i Amsterdamit, tha se imuniteti mbrojtës kundër Covid-19 është jetëshkurtër.

Në këtë studim janë përfshirë edhe pacientë të tjerë të cilët kanë qenë të infektuar me lloje të tjera koronavirusi.

ZYRTARIZOHET VENDIMI, KUFIRI SHQIPËRI-GREQI MBYLLUR DERI MË 30 SHTATOR

Greqia do të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 30 shtator. Pak më parë është marrë vendimi në Fletoren Zyrtare dhe Greqia ka shtyrë edhe njëherë masat për sa i përket situatës nga COVID-19. Ndërkohë rregullat vijojnë të jenë të njëjta, teksa nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grekë, shqiptarët me leje qëndrimi në greqi, rezidentët dhe punonjësit sezonalë.Ata duhet të jenë të pajisur me testin Covid negativ nga i cili nuk duhet të kenë kaluar më shumë se 72 orë, dhe formularin e aplikimit online nga i cili nuk duhet të kenë kaluar më shume së 24 orë.

Aktualisht situata në kufirin e Kapshticës është normale dhe thuajse nuk ka fare qarkullime mjetesh.

152 TË PREKUR NE VEND,JA HARTA E PËRHAPJES

Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 810 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 152 raste pozitive,te shperndara:68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese.

Dr.Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes strukturave të shtuara të epidemiologëve vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton numrin unik të urgjencës kombëtare 127, në rast se keni shenja të sëmundjes dhe dyshoni se jeni i prekur nga COVID19.Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)

  • Testime totale              75576
  • Raste pozitive              11672
  • Raste të shëruara          6668
  • Raste Aktive                4664

Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2366
  • Durrës 520
  • Shkodër 362
  • Lezhë 267
  • Elbasan 248
  • Korçë 209
  • Fier 192
  • Vlorë 170
  • Kukës 140
  • Berat 92
  • Dibër 51
  • Gjirokastër 47

LËKUNDJE TËRMETI NË VEND, JA EPIQENDRA DHE SA ISHTE MAGNITUDA

Lekundje termeti me magnitudë 3.1 te shkallës Rihter eshte ndiere mesditen e sotme në vend rreth orës 13:35 .Sipas faqes qe regjistron termetet, EMSC mesohet se Epiqendra e tërmetit ka qenë në lindje të qytetit të Lezhës.Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 15 km dhe sipas EMSC ka pasur një shkallë ndjeshmërie të lartë.Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.Kujtojmë se dhe të dielën një tjetër lëkundje e fortë tërmeti shkundi Lezhën.

iPhone 12 duket mahnitës në këto imazhe të reja

iPhone 12 është në prag për tu zbuluar, por fotot e tij se si mund të duket vazhdimisht kanë qarkulluar nëpër internet. Apple po zhvillon një ngjarje këtë javë, ku ne presim të shohim Apple Watch Series 6 dhe një debutim të ri iPad Air, dhe gjasat më të mëdha janë që iPhone 12 mund të mos prezantohet sot.Ndërsa presim ta zbulojmë, këto imazhe të iPhone 12 kanë mbuluar internetin.Projektuesi i koncepteve Micheal Ma ka zbuluar disa foto të iPhone 12, të cilat mburren me ekrane të mëdha. Janë gjithsej katër modele.Modeli bazë i iPhone 12 është me madhësi 5.4 inç, iPhone 12 Max dhe iPhone 12 Pro vijnë me 6.1 inç, dhe iPhone 12 Pro Max është një gjigant 6.7 inç.

Prezantimet tregojnë ndryshimet në dizajn që Apple po zbaton me telefonin inteligjent të ri, duke hequr qoshet e rrumbullakosura të iPhone 11 për skajet e sheshta që të kujtojnë celularët që datojnë para iPhone 6.Paraqitjet shfaqin gjithashtu grupin e trefishtë të lenteve në pjesën e pasme, i cili mund të ketë një modul të modernizuar të lenteve dhe një kornizë më të hollë.

Tensionet me Greqinë, Turqia bën një hap pas: Nuk duam sanksione nga BE

Pas tensioneve me Greqinë për kërkimet e gazit natyror në Mesdheun Lindor, Turqia duket se ka bërë një hap pas.Anija turke e kërkimit Oruç Reis, është kthyer në portin jugor të Antalias, edhe pse ministri i Jashtëm i Turqisë nuk e konsideron tërhëqje. Sipas tij, anija është kthyer në port për shkak të problemeve teknike, dhe theksoi se nuk ka një marrëveshje me Greqinë.Duke folur sot për televizionin turk “NTV”, Çavusoglu u shpreh se kjo ndodhi për shkak se anija Oruç Reis kishte nevojë për mirëmbajtje. Çavusoglu bëri të ditur se kërkimet për rezerva të gazit natyror do të vazhdojnë në momentin që anija të jetë gati.

Ndër të tjera, ministri i Jashtëm turk , deklaroi se Turqia pret që Bashkimi Evropian të mos vendosë sanksione ndaj Ankarasë, lidhur me mosmarrëveshjet e saj me Greqinë për Mesdheun Lindor.

“Ankaraja është e hapur për negociata me Athinën, por pa parakushte”, tha ai, duke shtuar se nëse Greqia këmbëngul, edhe Turqia do të vendosë kushtet e saj.

Në muajin Gusht, Turqia dërgoi anijen Oruç Reis dhe dy fregata të marinës turke në rajonin e diskutueshëm pranë ishullit grek Meis, i njohur gjithashtu si Kastellorizo, për të cilin Greqia pretendon se shtrihet në territorin e saj dhe kërkon ndalimin e kërkimeve në det.Delegacionet ushtarake nga Turqia dhe Greqia u takuan në selinë e NATO-s javën e kaluar, pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg nisi bisedimet për zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve anëtare të aleancës.

Jani Kaçi: Nuk thamë të vërtetën për Skënderbeun, politika e do futbollin si dashnore për një natë…

Jani Kaçi ndihet shumë keq kur shikon se çfarë po ndodh me Skënderbeun. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai deklaron ndër të tjera se në këtë situatë nuk janë fajtorë vetëm ata që drejtojnë klubin prej vitesh. Legjenda e portës korçare është kundër idesë për ndryshimin e emrit të klubit, ndërsa bën një thirrje të ndjerë.

Profesor Kaçi, si e shikoni situatën ku ndodhet Skënderbeu pas lënies në fuqi të dënimit nga UEFA dhe a mendoni se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë që ndodhi?

Unë nuk dua të merrem me ata që kanë përgjegjësitë, duke bërë në këtë mënyrë avokatin apo gjyqtarin e tyre, por në këto momente i bëj thirrje edhe vetes sime dhe të gjithë atyre që kanë ndjenjë qytetare, por edhe profesionale, që të jenë të gatshëm për ta ndihmuar këtë Skënderbe. Të jemi të gatshëm ta nxjerrim nga ky kaos që e ka përfshirë. Me apo pa të drejtë, këtë nuk mundem ta them, veçse unë personalisht dua t’i gjendem Skënderbeut dhe Korçës. T’i gjendem edhe presidentit Takaj, që në këtë moment të vështirë e kanë lënë vetëm.

Pse mendoni se e kanë lënë vetëm?

Të gjithë së bashku duhet t’i zgjidhim problemet e Skënderbeut, jo vetëm ai. Kjo, pasi të gjithë jemi fajtorë.

Pse ndiheni fajtorë?

Jemi fajtorë, sepse nuk kemi thënë të vërtetën. Në të kundërt nuk do të kishim arritur këtu, kështu që na del për detyrë që të gjithë ta ndihmojmë Skënderbeun.

Sipas jush, cila do të ishte zgjidhja më e mirë?

Zgjidhja më e mirë për momentin është organizimi me njerëz që kanë ndjenjë dhe profesionalizëm, jo militantizëm.

Është diskutuar gjatë për ndryshimin e emrit të klubit dhe për ta nisur gjithçka nga e para. Si ju duket kjo ide?

Unë kam qenë dhe jam me mendimin që Skënderbeu është dhe do të mbetet i tillë nga viti 1909. Vitin e kaluar ishte 120-vjetori i klubit, paçka se u harrua. U harruan brezat e të rinjve korçarë që kontribuuan në ngritjen e Skënderbeut. Prandaj, unë them që klubi duhet të mbajë atë emër dhe të vazhdojë, sepse ka një histori 120- vjeçare. Mendoj se kjo është një histori e lavdishme. Një gjë të tillë ia kam thënë edhe presidentit Takaj, pra nuk është e udhës që të bëjmë ndryshim emri. Edhe ai vetë ka qenë i këtij mendimi.

Panorama Sport

Dokumentari që ka trazuar rrjetin dhe që duhet parë patjetër (VIDEO)

Ata që panë “The Social Dilemma”, tashmë po nxisin edhe të tjerët ta shohin. Bëhet fjalë për një dokumentar që ekspozon “anën e errët të rrjeteve sociale” dhe është etiketuar si “shqetësues” dhe se “duhet parë me patjetër”.Ai tregon se si rrjetet sociale kanë ndikuar në jetën tonë dhe se si, shumë prej nesh nuk e konsiderojmë kurrë se sa afër po monitorohet çdo lëvizje e jona. Dokumentari u publikua në Netlix këtë javë dhe në një kohë shumë të shkurtër, ka marrë një vëmendje të madhe.

Në përmbledhjen e tij shkruhet:

“Ky dokumentar-dramë hulumton ndikimin e rrezikshëm që rrjetet sociale kanë tek njerëzit, me ekspertë të teknologjisë që japin alarmin për krijimet e tyre.”Ekspertë që kanë punuar për ndërmarrje të mëdha, përfshirë Facebook, Pinterest, Google, Twitter dhe Instagram, paraqiten në dokumentar për të thënë disa paralajmërime vërtet të rëndësishme.“Ajo që unë dua që njerëzit të dinë është se gjithçka që ata po bëjnë në internet po shikohet, po gjurmohet.Çdo veprim i vetëm që ju bëni monitorohet dhe regjistrohet me kujdes”, thuhet në trailerin 2-minutësh të dokumentarit.

“Ajo që [njerëzit] nuk e kuptojnë është se ekzistojnë ekipe të tëra inxhinierësh, puna e të cilëve është të përdorin psikologjinë tuaj kundër jush.”

“Gjithmonë e ndieja që në thelb ishte një forcë e mirë – nuk e di nëse ndihem më ashtu.”

Njerëzit shkruajnë:

“Nëse do bëni vetëm një gjë sot, shikoni The Social Dilemma.”“The Social Dilemma më bën të ndihem i ndyrë dhe të rimendoj për mediat sociale.”“Pra, The Social Dilemma është realiteti dhe jo një episod i Black Mirror?”

“The Social Dilemma është gjëja më e frikshme dhe më e mahnitshme që kam parë ndonjëherë në Netflix.”

Të tjerë thonë se është pak i tepërt për t’u ndjekur:

“Mos e shikoni…ankth i menjëherëshëm. Jam gati të hedh telefonin!”

“Ndihem i mashtruar. Më duket sikur dikush po më sheh gjithë kohës.”

Koha për të mbrojtur demokracinë është tani”, Presidenti Meta thirrje të fortë shqiptarëve: Zgjim, përballje dhe ndryshim

Ne Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, kreu i shtetit, Ilir Meta u eshte drejtuar me nje thirrje te forte shqiptareve, per Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, duke kujtuar perkufizimin e Abraham Lincoln per demokracine, qe ne vitin 1863, Meta shkruam se jemi “Të fundit në rajon para dyerve të BE-së.Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!”

Mesazhi i Ilir Metes

Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?

Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjia e dhimbshme!Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Wiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI! 🇦🇱

Greqia merr një tjetër vendim, ja si do të jetë lëvizja nga kufiri me Shqipërinë

Në vendimin e bërë në Fletoren Zyrtare, Athina lë të pandryshuar gjendjen në kufirin shqiptaro – grek. Pra, deri në datën 30 shtator nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria. Në pikat kufitare të Kapshtices dhe Kakavijës do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi, si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.

Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, dhe test negativ për Covid-19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos duhet të qëndrojnë në karantinë 7-ditore në banesat e tyre.

Qeveria thotë se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit pas rritjes drastike të rasteve të infektuara me Covid. Aktualisht numri i të vdekurve nga Covid-19 ka arritur në 310 persona.