Ngjarja tronditëse në Tiranë/ Dyshohet për atentat me telekomandë, makina shpërtheu mbi urë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, tek “Vasil Shanto”.Në mes të rrugës një makinë ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli.Lënda plasëse i eshte vendosur automjetit në pjesën e përparme të tij, ku dyshohet se me nisjen e makines shpërthimi është telekomanduar.Fillimisht u raportua se drejtuesi i mjetit kishte humbur jetën, por gjatë transportit për në spitalin e Traumës, i riu ka shfaqur shenja jete.Mesohet se personi që ka mbetur i plagosur në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë është Preng Gjini.

Gazetari Artan Hoxha thekson se Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.Tonin (Armando) Gjini u vra në atentat në 12 gusht 2019 në Rrëshen.


Mësohet se nga shpërthimi i fortë ka mbetur i plagosur edhe një shtetas italian, i cili ka qenë kalimtar në zonën, kur ka ndodhur ngjarja.Italiani i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe po merr mjekim, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar vetëm disa gërvishtje në trup.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.