ZYRTARIZOHET VENDIMI, KUFIRI SHQIPËRI-GREQI MBYLLUR DERI MË 30 SHTATOR

Greqia do të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 30 shtator. Pak më parë është marrë vendimi në Fletoren Zyrtare dhe Greqia ka shtyrë edhe njëherë masat për sa i përket situatës nga COVID-19. Ndërkohë rregullat vijojnë të jenë të njëjta, teksa nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grekë, shqiptarët me leje qëndrimi në greqi, rezidentët dhe punonjësit sezonalë.Ata duhet të jenë të pajisur me testin Covid negativ nga i cili nuk duhet të kenë kaluar më shumë se 72 orë, dhe formularin e aplikimit online nga i cili nuk duhet të kenë kaluar më shume së 24 orë.

Aktualisht situata në kufirin e Kapshticës është normale dhe thuajse nuk ka fare qarkullime mjetesh.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.