Përplaset makina e policisë kufitare, përfundon jashtë rrugës

Fugoni i policisë së kufirit është përfshirë në një aksident, pasditen e sotme, në aksin nacional Korçë – Pogradec në fshatin Petrushë të Pogradecit.Furgoni i policisë kufitare raportohet se është përplasur me një makine tip Audi dhe per pasojë furgoni ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anesore.Fatmirësisht nga ky aksident ka pasur vetëm dëme materiale.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve dhe daljes së tyre nga rruga është dëmtuar dhe muri rrethues i një banesë aty pranë.Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

144 TË PREKUR NE VEND,6 RASTE NE KORÇË


6 persona nga Korca dhe 3 persona ne Pogradec rezultojnë pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit nga juglindja e vendit.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 824 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 144 raste pozitive,te shperndara:55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.Fatkeqësisht betejën me virusin gjatë këtyre orëve e kanë humbur tre persona, ndërsa 65 qytetarë janë shëruar plotësisht.

Dr.Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19.Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :
55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127, kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.
Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

  • Testime totale 76400
  • Raste pozitive 11816
  • Raste të shëruara 6733
  • Raste Aktive 4740

Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2372
  • Durrës 526
  • Shkodër 365
  • Lezhë 274
  • Elbasan 262
  • Korçë 214
  • Fier 212
  • Vlorë 181
  • Kukës 140
  • Berat 93
  • Dibër 51
  • Gjirokastër 50

Mbyllja nga Covid, Ambasada shqiptare në Athinë ka një njoftim të rëndësishëm: Shtyhen takimet pa afat

Ambasada shqiptare në Athinë ka nxjerrë një njoftim zyrtar për shkaqet e mbylljes së dyerve në mënyrë të beftë. Në njoftimin zyrtar shkruhet se infektimi me koronavirus i një punonjësi solli në mbylljen e ambasadës. Punonjësit e tjerë janë testuar dhe po pritet nxjerrja e rezultateve. Gjithashtu sistemi në ambasadë kishte pësuar një defekt teknik dhe punohet për rregullimin e tij. Qytetarët shqiptarë në Greqi do të njoftohen pasditen e sotme nëse ambasada do të qëndrojë e mbyllur për nesër, apo do të vazhdojë puna. Takimet e qytetarëve do të spostohen për një moment të dytë.

“Duke kërkuar ndjesë për mbylljen e beftë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, ju njoftojmë se në kushtet e marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të Ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, ishim të detyruar të ndërmerrnim masa urgjente dhe ekstreme.Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po e zgjidhim dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të Ambasadës.

Për sa më lart, mbetemi në pritje të të gjithë rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, të cilave konsujt dhe punonjësit e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë i janë nënshtruar, për t’ju rikthyer shërbimit sa më shpejt dhe të sigurt. Brenda pasdites së sotme do të njoftoheni nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës pa ndalur, edhe përtej orarit, si zakonisht.Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj. Takimi i gjithësecilit do të spostohet në momentin më të afërt dhe të sigurt”, shkruan ambasada shqiptare në Athinë.

Nora Malaj rrëfen ditët me Covid: Vetëm Ilir Meta u shqetësua për mua, Rama nuk u interesua edhe pse e kam shok fëmijërie (VIDEO)

Nora Malaj, politikane e prekur nga Covid 19, të cilin nuk e kaloj dot me lehtësi, mes të tjerash rrëfen për Top Story momentet e saj të vështira. Ajo rrëfen se çfarë është në thelb virusi, si e ka përjetuar, frika nga vdekja dhe se çfarë do linte pas në ndonjë rast fatkeqësie.Ajo tregon kush ishin njerëzit që e mbështetën përgjatë 1 muaji izolim dhe se çfarë i thanë ata, ku ndër ta përmend presidentin Meta dhe kryeministrin Rama.

“I pari që është shqetësuar për mua ka qenë presidenti i Republikës, më mori si Nora në raportet që ne kemi, dhe sigurisht më tha si mund dhe me çfarë të të ndihmojë.

Kryeministri nuk u mor me mua për arsye se ishte në një moment të dhimbshëm sepse kaloi situatën e humbjes së mamasë, por përtej këtij fakti dhe kryeministri mund të më merrte se e kam shok fëmijërie dhe është normale që të interesohet sepse ai vetë e ka shpallur vetën që është babai i kombit, dhe babai i kombit për familjarët duhet të interesohej, gjithsesi se ka dëgjuar, është i ngarkuar, nuk përbën mëkat, as faj”.

Rezulton 1 punonjës me Covid, mbyllet Ambasada shqiptare në Greqi

Është mbyllur ambasada shqiptare në Athinë. Shkak për mbylljen e ambasadës është infektimi i një punonjësi me Covid-19. Punonjësi punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij. Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.
Drejtuesi e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.

Top Channel

7 shenjat që ju tregojnë si ta zbuloni nëse e keni kaluar ose jo Covid-19

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë botën. Sot shënohen 6 muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 si pandemi.Më 11 mars, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se ishte thellësisht i shqetësuar nga niveli i lartë i mosreagimit ndaj këtij virusi. Në atë kohë, ai u bëri thirrje qeverive të botës që të ndërmarrin hapa agresive kundër Covid-19.Në këtë kohë janë dhënë shumë informacione dhe së fundmi një raport me shtatë pika tregon shenja/simptoma të caktuara që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse e keni kaluar apo jo Covid-19, edhe pse kjo nuk mund të dihet me siguri të plotë.

Keni pasur një “ftohje të keqe”

Në fillim të pandemisë, njerëzit në SHBA mendonin se Covid-19 nuk qarkullonte ende deri në fund të shkurtit dhe marsit, por një kërkim i ri nga Universiteti i Teksasit sugjeron të kundërtën. Studiuesit zbuluan se për çdo dy raste të gripit, në atë periudhë, ekzistonte një rast me Covid-19. Mund të jetë e vështirë të dalloni një të ftohtë nga një formë e butë e Covid-19 pa një test, në varësi të simptomave që përjetoni. Sidoqoftë, këtu është lista e simptomave zyrtre nga CDC:

– Ethe ose të dridhura – Kollitje – Vështirësi në frymëmarrje – Lodhje – Dhimbje e muskujve të trupit, dhimbje fyti dhe/ose koke – Humbje e shijes ose erës – Rrufë – Të përziera ose të vjella – Diarre

Në një moment të caktuar keni humbur shijen ose nuhatjen

Humbja e nuhatjes dhe shijes ka qenë një shenjë dalluese e madhe e Covid-19. Ndonëse kjo simptomë nuk ndodh për të gjithë, Dr. Adalja thekson se tani është e lidhur fort me koronavirusin.

Një rënie flokësh e pashpjegueshme

Kjo nuk është studiuar gjerësisht në kontekstin e Covid-19, por shumë njerëz që janë rikuperuar nga virusi, po raportojnë si simptomë edhe humbjen e flokëve. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që ju të përjetoni vetëm rënie flokësh nëse jeni/keni qenë me Covid. Zakonisht, kjo shoqërohet me disa prej simptomave të lartpërmendura.

Ndonjëherë jeni ndjerë si “pa frymë” apo sikur po ju merrej fryma papritmas

Hulumtimi i botuar në revistën JAMA ka zbuluar se njerëzit me Covid-19 mund të kenë disa pasoja të virusit, përfshirë vështirësi të frymëmarrjes. Kjo ka të ngjarë të ndodhë, për shkak të inflamacionit të qëndrueshëm në mushkëri dhe është një nga simptomat më tipike të virusit.

Keni pasur kollë që dukej sikur s’do largohej

Një kollë e zgjatur është një tjetër simptomë, që raportuan njerëzit që morën pjesë në studimin JAMA. Kollitja është zakonisht e thatë, thotë Dr. Adalja, dhe është gjithashtu, një nga simptomat më të njohura: Të dhënat nga CDC zbuluan se 43 për qind e njerëzve që kishin Covid-19, kishin ende kollë 14 deri në 21 ditë pasi kishin marrë një test pozitiv për virusin.

Jeni ndjerë shumë, shumë të lodhur

Sipas studimit JAMA, 53 për qind e pacientëve thanë se po luftonin me lodhjen rreth 60 ditë, pasi kishin shfaqur për herë të parë shenja të virusit. “Kjo mund të jetë mënyra se si sistemi imunitar i një personi reagon ndaj virusit, ose thjesht mund të jetë mënyra se si virusi funksionon në trup”,- shprehet Dr. Adalja.Mbani mend se lodhja është një çështje vërtet e zakonshme dhe mund të jetë një shenjë e problemeve të ndryshme shëndetësore (duke përfshirë, natyrisht, mungesën e gjumit). Ashtu si rënia e flokëve, njerëzit që përjetojnë lodhje për shkak të Covid-19 do ta kenë atë të shoqëruar edhe me simptoma të tjera të virusit, thotë Dr. Adalja.

Keni pasur simptoma të pazakonta, që dukej sikur do zgjasin përgjithmonë

Ekspertët theksojnë se Covid-19 është ende një virus i ri, kështu që mjekët dhe shkencëtarët po mësojnë më shumë për të gjatë gjithë kohës. Sigurisht, ka shumë ndërlikime të tjera që ekspertët mund të mos i dinë akoma. Nëse jeni ndjerë keq dhe simptomat tuaja janë të vazhdueshme, Dr. Schaffner thotë se është një ide e mirë të kontrolloheni nga mjeku juaj, pavarësisht nëse mendoni se simptomat kanë lidhje me Covid-19 ose jo.

“Politikanët që ankohen nga media janë si kapitenët e anijeve që ankohen nga…”/ Thëniet më të Bukura Tartare

Politikanët që ankohen nga media janë si kapitenët e anijeve që ankohen nga deti.

Njeriu duhet të bëhet doktor i vetvetes.

Njeriu mund të lajkatojë sa të dojë, por duhet të martohet kur të jetë e shkruar.

Një mik i besuar është ilaçi i jetës.

Para martesës femra është pikëpytje, pas asaj, pikëçuditje.

Për të sunduar: armiqtë t’i kthesh në miq dhe t’i mbash sa më afër që të jetë e mundur.

Përfitimet e padrejta të mbushin xhepat por të nxijnë faqen.

Politika është marrëveshje.

Prova më e mirë e dashurisë është besimi.

Puthjet e buzëve nuk vijnë gjithmonë nga zemra.

Puthjet e vjedhura janë të ëmbla.

S’mund të blihet asgjë vetëm me një falenderim.