“Cikloni do të përkeqësohet, evitoni lëvizjet”, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

Brigjet perëndimore të Greqisë janë goditur nga një stuhia e fuqishme “Ianos’’. Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë 3 ishujt ku cikloni ka lënë më shumë dëme. Stuhia që kishte një forcë të ngjashme me atë të një uragani, ka shkaktuar përmbytje rrugësh, shkattërrim të varkave në mole si dhe dëme të mëdha. Autoritetet kanë njoftuar ndërprerje të energjisë elektrike. Lajmi i mirë është se grekët kanë marrë masat në kohë dhe asnjë i lënduar nuk është regjistruar nga cikloni.

Jugu i Greqisë pritet të goditet më shumë nga cikloni, teksa erërat dhe shiu do të arrijnë rajonin e Atikës, aty ku ndodhet dhe kryeqyteti Athina.

Zonat që janë vënë në vijën e ” kuqe” për orët e ardhshme janë Etoloakarnania, Ilia, Achaia, Arcadia, Messinia, Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca. Vlerësimet e reja të specialistëve, flasin për një zhvendosje të pjesshme në rrjedhën e Ianos, pasi ai nuk pritet të hyjë në brendësi të Peloponezit.

Nga e premtja dhe deri në orët e para të së shtunës, parashikohet të jetë periudha më e vështirë dhe e rrezikshme e motit të keq për Atikën.

Ne mbetemi në gatishmëri absolute,” tha nënsekretari i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, duke paralajmëruar momentin kritik dhe duke deklaruar se orët e ardhshme do të jenë shumë kritike, shkruan Kathimerini,.Cikloni do të qëndrojë në perëndim për 6-9 orë dhe më pas do të lëvizë në jug“, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: