Skenderbeu vazhdon bojkotin e kampionatit

Edhe në Korçë si në të katërt stadiumet e tjera të vendit ku do të luhej java e dyte e Superiores topi nuk është rrotulluar. Klubet e Kategorisë Superiore, kanë zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për të bojkotuar .Të gjitha skuadrat kanë zbritur në fushë në të 5-ta stadiumet, teksa kapitenët e të gjitha skuadrave kanë lexuar letrën me 4 kushtet që kërkojnë të plotësohen për t’u rikthyer në fushë.Keshtu ka ndodhur edhe me ekipin e Vllaznise i cili ka udhetuar drejt Korçes per te respektuar kalendarin e javes se dyte te kampionatit, kur do te luante ndaj Skenderbeut.

Shkodranet nuk kane derguar ne Korçe ekipin e pare por ate U19 dhe para fillimit te ndeshjes, kapiteni i tyre dhe ai i Skenderbeut kane lexuar nga nje deklarate ne lidhje me situaten e krijuar ne futbollin shqiptar.


Keshtu Skenderbeu dhe Vllaznia ka respektuar vendimin qe vete ajo dhe tete klubet e tjera kane marre per te bojkotuar kampionatin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.