Erdogan zbut tonet me Greqinë: Keqkuptimet do të zgjidhen me diplomaci

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka ndryshuar tërësisht tonet e diskursit të tij sa i takon mosmarrëveshjeve me Greqinë, në lidhje me kërkimet në Mesdheun Lindor. Në dy postime të bëra mbrëmjen e së shtunës, Erdogan ka shkruar për një zgjidhje diplomatike mbi situatën e krijuar duke lënë mënjane demonstrimet e forcës.“Turqia është një vend me histori mijëravjeçare”, shkruan Erdogan në Twitter, ndërsa vazhdon se do t’i zgjidhë keqkuptimet me urtësi dhe në mënyrë të kulturuar, duke marrë parasysh çdo kërkesë të sinqertë me qëllim që t’i japë diplomacisë më shumë hapësirë dhe t’i zgjidhë problemet me dialog, prej të cilit të dalin të gjithë të fituar.

Më herët disa vende të Bashkimit Europian me në krye presidentin francez, Emmanuel Macron, i kanë bërë thirrje Turqisë që të ulej në tryezë për t’i dhënë zgjidhje situatës.

ADNANI nga Shkupi, shqiptari që bëri të heshtin “KOMITI”

Diten e sotme në Shkup grupi i tifozeve ekstremistë maqedonas “Komitet” ofenduan shqiptaret me thirrje raciste.Grupi i të rinjve provokoi kolonën e dasmorëve shqiptarë, të cilët kalonin me vetura dhe motoçikleta në mesditën e të shtunës në vendbanimin Gjorçe Petrov.Një nga të parët që ktheu motorin e tij, për tu sqaruar me grupin maqedonas ishte edhe Adnan Abdula. Ndërkohë ky i fundi pas incidentit ka dhënë edhe një mesazh të fortë duke thënë se duhet ti themi STOP gjuhës së urrejtjes :

Adnan Abdula :

“ Dhuna nuk është zgjidhje, ka ardhur koha t’i themi STOP gjuhës së urrejtjes, thotë Adnani.

Ndërkohë për këto veprime policia ka ndaluar 16 personat që shiheshin në video duke thirrur “shqiptari më mirë i vde kur…”

Largimet e padrejta nga puna, kosto në buxhet 90 mln $

Shkarkimet e padrejta nga puna në administratën publike janë bërë gangrena më e re në detyrimet që ka për të paguar buxheti i shtetit.Sipas raportit të buxhetit faktik të vitit 2019 të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, detyrimet e prapambetura për vendime gjyqësore, ku dominojnë ato të largimeve nga puna, arritën 34 milion dollarë, duke iu afruar edhe faturave që së fundi Shqipëria është ndëshkuar në arbitrazhin ndërkombëtar në çështjet e hapura vitet e fundit nga dy kompani.

Për herë të parë borxhet e prapambetura të qeverisë, po dominohen nga faturat e largimeve nga puna, dhe jo nga kostot e projekteve në infrastrukturë.“Për vitin 2019, detyrimet e prapambetura për vendime gjyqësore rezultuan në rreth 3.4 miliardë lekë ose rreth 42% e stokut total të detyrimeve të prapambetura qendrore. Këto vendime kanë kryesisht në sfond largimet e padrejta nga puna të ish-punonjësve, të cilat në çdo rast implikojnë kosto buxhetore të paparashikuara”, thuhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.Sipas raportit të detyrimeve të prapambetura të pjesës së parë të këtij viti, kjo faturë është rritur në 40 milion dollarë edhe gjatë periudhës së pandemisë.

Në të dhënat e audituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, rezulton se thesari ka paguar në vitet 2016, 2017 dhe 2018 nga llogaria shpenzime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largime nga puna 50 milion dollarë fatura, ku nëse i shtohen edhe 40 milion dollarë të tjera detyrime, shpenzimet e taksapaguesve për këto vendime arrijnë në 90 milion dollarë për 5 vite.

Najada Çomo mesazh vajzës për ditëlindje nga Infektivi: Zemër, e di që u trishtove që nuk erdha!

Në një kohë kur rastet me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta dhe kur dy spitalet, ai Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal, për shefen e Infektivit Najada Çomo nuk ka pushim. Madje edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj, për Çomon ka vetëm një preukopim: shëndeti i pacientëve. Përmes një postimi në Facebook doktoresha i kërkon falje publike vajzës.

Postimi i plotë:

“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm, sigurisht me lotë, plot.Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid, ju lashë vetëm e di, ty edhe babin.E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”.

Ditën e sotme u regjistruan 159 raste të reja me Covid-19 dhe 4 viktima, ndërsa në dy spitalet Covid qëndrojnë të shtruar 185 persona, 15 në terapi intensive, prej tyre 6 në intubim.

Presidenti Ilir Meta,apel maxhorancës: Hapni listat ose largohuni!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke bërë apel që të hapen listat. Presidenti sërish bën thirrje për të mos pasur frikë nga hapja e tyre. Sipas Metës, çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh

Postimi i Presidentit Ilir Meta :

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Mos kini frikë nga hapja e listave!
HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!

Covid-19/ Të rinjtë britanikë “tërbohen” në klubet e natës

Me fundjavën, erdhën dhe festat e shthurura të britanikëve. Mijëra të rinj janë parë në rrugët kryesore të qyteteve.Disa duket se e kishin tepruar pak me alkoolin dhe janë parë të shtrirë në rrugë, ndërsa të tjerë u shfaqën tejet të lumtur pasi më në fund mund të frekuentonin ambientet e tyre të preferuara.Vajzat u shfaqën me veshje ekstravagante, ndërsa djemtë nuk i kursyen “prapësitë” në rrugë.Probleme u krijuan dhe për policinë, të cilët qëndruan në gatishmëri gjatë gjithë mbrëmjes, për të shoqëruar në rajon të rinjtë që e tepruan me konsumimin e alkoolit.

Këto pamje, janë një dëshmi e qartë se të rinjtë britanikë, sistematikisht “injorojnë” masat e qeverisë përsa i takon situatës së krijuar nga virusi korona.

Ata nuk ndihen të shqetësuar edhe pse vendi i tyre të shtunën shënoi numrin më të lartë të rasteve ditore që prej 8 majit. Ajo që u vu re ishte dhe që distancimi mes tyre nuk respektohej, duke e vështirësuar akoma më shumë punën e autoriteteve policore…

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

159 TË PREKUR NE VEND,JA HARTA E SHPËRNDARJES

5 persona nga Pogradeci , 3 persona ne Korçe ,2 ne Maliq dhe 1 në Devoll rezultojnë pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit nga juglindja e vendit.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 844 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 159 raste pozitive,te shperndara: 68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.Ministria njofton se fatkeqësisht 4 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.Maskat janë domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Rastet e reja jane në kë to bashki:

68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)
Testime totale 79730
Raste pozitive 12385
Raste të shëruara 6940
Raste Aktive 5083
Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2501
Durrës 567
Shkodër 372
Lezhë 297
Elbasan 287
Korçë 245
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 116
Dibër 73
Gjirokastër 72

Aktorja Sophia Loren feston sot ditëlindjen e 86-të

Legjendat, madje edhe ato të kinemasë si ajo, nuk kanë moshë. Ato janë ide platonike, modele unike dhe perfekte, të cilat – në rastin e Sophia Loren, e cila sot feston 86 vjetorin, – mishërojnë më të mirën e Italisë, atë që u ngrit pas luftës dhe u bë idhull në skenën botërore.Pothuajse 60 vjet më parë ajo e nisi duke hedhur gurë në filmin “La Ciociara” të Vittorio De Sica, një skenë që hyri në imazhet vizuale bashkëkohore. Për atë interpretim Loren fitoi dhe Oskarin.

“Ajo është shumë e bukur, shumë italiane. Kur lëviz, kur ecën, ajo është vet Italia” – ka thënë Roberto Benigni.

Striptizmi i saj i veshur, seksi por edhe plot humor, Loren është jo vetëm ikonë e kinemasë por është bërë burim frymëzimi për shumë stilistë si Milo Manara, Liberatore dhe Eric Stanton.

“Ajo kishte gjithçka, kishte bukuri, seksi dhe plot talent” – thotë admiruesi i saj Woody Allen.

Sophia Loren nuk i ka zhgënjyer asnjëherë admiruesit e saj, një interpretuese e shkëlqyeshme, e aftë të kalojë nga komedia italiane në intensitetin e heroinave të neorealizmit. Sot, 86 vjeçe, ajo sapo ka ngjyrosur rolin e saj në filmin e djalit të vet Edoardo Ponti.

Në vitin 1999, Loren u emërua nga Instituti Amerikan i Filmit, ylli i 21-të më i madh femër i Classic Hollywood Kinema, dhe aktualisht ajo është aktorja e vetme e gjallë në listë.Në vitin 1965, aktorja e madhe Sophia Loren do të takohej me fotografin shqiptar Gjon Mili dhe ajo çka do të pasonte ishte një shoqëri plot shkrepje aparati fotografik.

Gjon Mili kësisoj e fotografoi aktoren italiane në disa raste, gjatë xhirimeve të filmave por edhe në pamje ekstravagante të një prej aktoreve më të talentuara e të bukura në historinë e filmit.

Ndërrron jetë 39-vjeçarja në një klinikë private në Korçë, nisin hetimet për mjekun dhe infermieren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 39 vjeçare nëna e dy fëmijeve ka gjetur vdekjen ndërsa kishte shkuar për një trajtim mjekësor në një klinikë private.Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal për dy prej anëtarëve të stafit të klinikës, mjekun dhe inferimieren, të cilët dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka.Ndërkaq, pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së gruas 39 vjeçare.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

I piketuar nga OFL/dalin pamjet e arrestimit të 35 vjeçarit, organizator i shpërndarjes së drogave të forta

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Përsëritësi”.Këto janë pamjet e momentit të arrestimit të një 35 vjeçari në Korçë, i konsideruar nga policia si organizator dhe shpërndarës i lëndëve narkotike të forta.Në pranga përfundoi Zalmir Qyteti, gjithashtu me dije bëhet se po procedohen penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Operacioni pas një hetimi disa mujor zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytet.
Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërdarjes së saj.
35-vjeçari i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe është edhe subjekt i OFL-së, ku i është dhënë formulari për deklarimin e pasurisë. Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë.
Sekuestrohet sasi e dyshuar heroinë në gjendje të ngurtë dhe e ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe sasi prokusori.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Z. Q., 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve), subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve të tjerë.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poeseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkoitke, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit. 

Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.
Shtetasi i mësipërm, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.