150 TË PREKUR NE VEND,5 RASTE TE REJA NE KORÇË

5 persona nga Korca , 2 persona ne Pogradec dhe 2 në Kolonje rezultojnë pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit nga juglindja e vendit.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 809 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 150 raste pozitive,te shperndara: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.Ministria njofton se fatkeqësisht 2 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton edhe njëherë të mos e ulni vigjilencën. Përhapja e virusit SARSCOV2 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë; distancimin fizik me të tjerët, larjen ose dezinfektimin e duarve, vendosjen e maskes ose barrierës mbrojtëse. Këto veprime të thjeshta e kufizojnë përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:
66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020)
Testime totale 80539
Raste pozitive 12535
Raste të shëruara 6995
Raste Aktive 5176
Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2550
Durrës 564
Shkodër 376
Lezhë 300
Elbasan 299
Korçë 245
Fier 236
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 117
Dibër 76
Gjirokastër 76

Pogradec/ Mbyllet fasoneria, 3 punonjës me covid. Dalin pozitivë edhe dy infermierë dhe një nxënës

Një fasoneri është mbyllur në Pogradec pasi tre punonjëse kanë rezultuar pozitive me COVID-19.Punonjëset janë karantinuar kurse janë marrë tamponët dhe kontakteve të afërta.Po ashtu në Pogradec kanë rezultuar pozitivë dy infermierë dhe një nxënës.Nxënësi nuk është lejuar të shkojë në shkollë dhe është karantinuar në shtëpi.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme në Pogradec rezultuan 5 qytetarë pozitivë.

Juve triumfon ndaj Sampdorias, Pirlo e nis me fitore bindëse

Juventusi e fillon me 3 pike ,sezonin e ri 2020/2021 në Serie A duke mposhtur Sampodorian me rezultat 3-0 në Allianz Stadium.Kulusevski, Bonuçi dhe Ronaldo realizuan fitoren e parë të kampionëve të Italisë. Trajneri i ri i Juventusit Andrea Pirlo nisi kapitullin e ri. Në këtë sfidë nuk mund të mungonte goli i superyllit Cristiano Ronaldo, i cili e nisi edhe një sezon tjetër duke shënuar gola (88’).Juventusi mer tre pikët e para duke qene në kërkim të titullit të dhjetë radhazi në Serie A.

Bianconerët ishin bindës gjatë gjithë ndeshjes, keshtu që nota e tyre mesatarë (7.32) është shumë më e lartë në krahasim me ekipin mik (6.20).

Cristiano Ronaldo (8.8) dhe Aaron Ramsey (8.8) kanë marrë vlerësimet më të larta, së bashku me Dejan Kulusevski (8.4).

Mbrojtësit e krahut te Sampdoria janë futbollistët me vlerësimet më të ulëta (5.8) në këtë takim.

Ndersa ne prononcimin për “Sky Sport” pas sfidës me Sampdorian 3-0, tekniku italian shtoi se pati pak kohë në dispozicion për të përgatitur sfidën për shkak të angazhimit të lojtarëve me ekipet kombëtare.

“Duhet kohë për të përshtatur ekipin me mënyrat e duhura të lojës, por nuk do të bëj ‘copy/paste’. Do të marrë bazë nga ekipet dhe trajnerët që më kanë frymëzuar. Për ndeshjen e sotme kishim pak kohë për t’u përgatitur sepse lojtarët ishin të angazhuar me ekipet kombëtare. Punuam vetëm një javë bashkë. Kemi parë shumë me Novarën. Na mungojnë disa lojtarë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, përfundoi trajneri i Juventusit Andrea Pirlo.

Formacionet zyrtare
Juventus
(3-5-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini; Kuadrado, Rabio, MekKini, Ramsej, Frabota; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

Sampdoria (4-5-1): Audero; Berezinski, Toneli, Kolej, Augelo; Depaoli, Torsbi, Ekdal, Jankto, Leris; Bonacoli. Trajner: Klaudio Ranieri.