Pogradec/ Mbyllet fasoneria, 3 punonjës me covid. Dalin pozitivë edhe dy infermierë dhe një nxënës

Një fasoneri është mbyllur në Pogradec pasi tre punonjëse kanë rezultuar pozitive me COVID-19.Punonjëset janë karantinuar kurse janë marrë tamponët dhe kontakteve të afërta.Po ashtu në Pogradec kanë rezultuar pozitivë dy infermierë dhe një nxënës.Nxënësi nuk është lejuar të shkojë në shkollë dhe është karantinuar në shtëpi.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme në Pogradec rezultuan 5 qytetarë pozitivë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.