Kohë me diell apo reshje shiu? Ja çfarë ndodh me motin nesër

Ditën e mërkurë në vend, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura.Reshje shiu, të cilat do të përfshijnë filimisht veriperëndimin dhe bregdetin.Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të kenë intensitet të ulët, sipas SHMU.Në veriperëndim e jugperëndim, reshjet do të mbeten në formën e shtrëngatave me intensitet deri mesatar me rrufe gjatë ditës.Era, do të fryjë nga kukadrati i jugut e lehtë e mesatare në brigjet e Jonit, duke u pasuar nga bregdet i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 12°C deri në 25°C

zonat e ulëta 17°C deri në 30°C

zonat bregdetare 19°C deri në 30°C

Takaj jep garanci për zhbllokimin e merkatos

Skënderbeu është në “ajër”. Edhe pse kampionati vazhdon bojkotin, ende nuk kanë gati grupin për sezonin e ri. Korçarët janë kthyer në një “kantier” ndërtimi dhe nuk dihet se çfarë forme do të marrë deri në ditën kur do të zbresin në fushë. Dilemat për trajnerin Julian Ahmataj janë të mëdha, pasi merkatoja vazhdon të jetë e bllokuar.Pa pasur mundësinë për të marrë elementë cilësorë, edhe vetë trajneri nuk është i qetë. Të vetmit lojtarë më peshë dhe që japin një lloj garancie janë Ditmar Bicaj apo Harallamb Qaqi, por as ata nuk mund të quhen përfundimisht si blerje. Nuk mund të flitet për firmë dhe as më pak për federime.

Me largimet masive që pati në fundin e sezonit, bardhekuqtë janë boshatisur. “Hendeku” më i madh krijohet me pamundësinë për të regjistruar edhe ato pak përforcime që kanë marrë për shkak të ngërçit me FIFA-n. Janë dhjetë futbollistë që e kanë bindur stafin teknik për të qenë pjesë e Skënderbeut për sezonin 2020-2021, por çështja është se nuk mund të jenë zyrtarisht pjesë e ekipit. Dhe ky është shkaku që klubi gjatë kësaj kohe ka shmangur njoftimet zyrtare në këtë “dritare” transferimesh.

LOJTARËT – Burime bëjnë me dije se duke filluar nga Bicaj e Qaqi e më pas me Govorin, Çelën, Rrapajn, Tereziun, Dujardin, Maliqin e Shabanin ende nuk e dinë nëse do të mund të jenë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut.Të nëntë këta futbollistë duket se janë pezull dhe presin një “dritë jeshile” të klubit nga ana e instancës më të lartë të futbollit për t’u zyrtarizuar. Presidenti Ardjan Takaj e ka një zgjidhje apo ndoshta një premtim për lojtarët.Presidenti ka dhënë garancinë se gjithçka do të zgjidhet për sa i përket bllokimit të merkatos. Klubi është duke punuar me këtë çështje, por në të njëjtën kohë mbeten në pritje të arkëtimeve nga Kroacia për shitjen e Jorgo Pëllumbit dhe Agon Elezit. Paratë që do të vijnë nga Varazhdin do përdoren për të mbyllur borxhet karshi ish-lojtarëve dhe zhbllokuar rrjedhimisht merkaton.

Panorama Sport

Duka: Në tetor 4-5 lojtarë nga Shpresa do ftohen në kombëtaren A

Presidenti i FSHF, Armando Duka ka folur mbi hapin fals të Shqipërisë ndaj Lituanisë, ndërsa theksoi se kombëtares në muajin tetor do t’i bashkohen katër apo pesë futbollistë nga Shpresat. Sa i përket fenomenit të shitjes së ndeshjeve, Duka e përjashtoi se diçka e tillë mund të ndodhë me kombëtaren, ndërsa pranoi se fenomeni ka ekzistuar në kampionatet e kaluar, ndërsa shtoi se në Kupën e Shqipërisë edicionin e kaluar edhe mund të ketë ndodhur në ndonjë ndeshje.

Humbja me Lituaninë? 

“Nuk është hera e parë që ndodh kur kundërshtarin nuk e vlerëson si duhet. Kjo është diferenca mes skuadrave të mëdha dhe të vogla. Me sa duket ne jemi akoma një skuadër e vogël, sepse nuk dimë të vlerësojmë kundërshtarin. Pikërisht ky ishte rasti i Lituanisë, ku të gjithë ne menduam se janë më të vegjël se ne, por fusha tregoi që ishin më të mëdhenj se ne. Ishte vetëkënaqësi.

Shitje e ndeshjes? 

Kjo është sëmundje e vjetër e shqiptarëve. As që e llogaris në atë lloj ekipi. Kam besimin e plotë te 100% e ekipit që nuk ndodh ky fenomen në ekipin Kombëtar. Në kampionatin shqiptar padyshim që ka ekzistuar. Është minimizuar, në kampionat thuajse nuk ekziston. Në ndonjë ndeshje kupe në edicionin e kaluar edhe ka ndodhur.

E ardhmja

Duket premtuese. Jo vetëm ata që luajnë në ekipin e parë, por janë edhe disa të tjerë, 4-5 lojtarë nga ekipi Shpresa që do të të ftohen në muajin tetor për të qenë pjesë e ekipit për t’u ambientuar dhe për të qenë perspektivë e skuadrës në 2024. Kjo të mbush me një lloj optimizmi që ne vërtetë jemi pretendetë real për 2024-ën.

Bojkoti

Bojkoti është mjeti i fundit për të sensibilizuar qeverinë të mbajë premtimet e dhëna për ta kthyer futbollin në një ekonomi që të mbajë veten. Nuk kërkojmë të mbahen 12 premtimet e kryeministrit, por kemi kërkuar vetëm 4 prej tyre”, u shpreh Duka duke shtuar se qeverisë i mjafton të marri dhe të implementojë një model qoftë ai gjerman, i Kosovës apo hungarez.

Deklarimet minimale të futbollsitëve

Kjo është të flasësh në studio pa asnjë argument, unë po i jap vetëm një argument Kryeministrit që vëllai i tij është i siguruar për 5 milionë lekë në sport. Është nga njerëzit që paguhen nga klubet sportive dhe si ai ka shumë te tjerë. Ndërkohë ka edhe të tjerë e që deklarojnë shumë më pak nga sa paguhen realisht”, u shpreh Duka.

Ministria e Jashtme greke: Do të fillojmë bisedimet me Turqinë

Ministria e Jashtme greke ka njoftuar se do të fillojë bisedimet me Turqinë, gjatë komunikimit zyrtar ditën e sotme. “Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”, thuhet ne deklaratë.Bëhet fjalë për bisedime që zhvillojnë dy vendet në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë ku secila palë deklaron pozicionimet e saj dhe kërkon të mësojë synimet e palës tjetër.Kujtojmë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar shumë kohët e fundit, ku Turqia këmbëngul se ka pretendime të ligjshme në zonën e diskutueshme të Mesdheut Lindor.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Athinë para disa ditësh , u shpreh se BE-ja do të vlerësojë mundësinë e një konference shumëpalëshe.Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke i bërë jehon fjalëve të Michel deklaroi se nëse nga Ankaraja do ketë sinjale të prekshme të vullnetit të mirë, Greqia është gati të ulet dhe të diskutojë me Turqinë mbi temat që kanë sjellë fërkimet e fundit-caktimin e ujërave tona territoriale dhe zonat ekskluzive ekonomike në Egje dhe Mesdhe.Ndërsa Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 19 shtator se ishte i gatshëm të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në Mesdheun lindor.

Shifrat e larta nga koronavirusi, mjeku Pipero zbulon se në çfarë rastesh mund të mbyllen shkollat

Mjeku Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, tregoi rrethanat e vetme që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave.“Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, tha Pipero.

Sipas tij, koha tregoi se mbyllja nuk është zgjidhje: “Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të përballuar fillimin e krizës. Tani që kemi kapacitetet dhe njohuritë, çdo veprim në drejtim të mbylljes është i gabuar për mua”.Kur u pyet se kush do të jenë të parët që do të vaksinohen kur në vendin tonë të mbërrijë vaksina kundër Covid-19, Pipero tha: “Do të vaksinohen së pari grupmoshat më të rrezikuara dhe profesionet më të ekspozuara, si mjekësia, policia dhe gazetarët. Të presim vendimet e Komitetit të Ekspertëve”.

Në fund, Pipero theksoi se “ende nuk e kemi mundur virusin sepse beteja vazhdon”.

“Jemi optimistë. Jemi në hapat e fundit të vaksinës, ka lajme të mira nga medikamentet dhe po fitojmë terren ndaj Covid-19”, u shpreh Pëllumb Pipero.

Ndryshimet e ‘bujshme’ tek ‘Portokallia’, zbulohet kush do e zëvëndësoje Xhemi Shehun

Ky sezon i ri ka patur largime dhe thashetheme më shumë se çdo herë tjetër në Portokalli. Emra që largohen, e të tjerë që i bashkohen trupës së spektaklit të njohur të humorit kanë krijuar zhurmën e nevojshme për të kuriozuar publikun për të parë ndryshimet që po ndodhin me Portokalli.Sigurisht u përfol edhe nëse portokallia këtë sezon do të shfaqej në Top-channel apo jo.Dhe pas gjithë këtij strumbullari, u kuptua që ky spektakël do të vazhdojë rrugëtimin e vet aty ku e nisi.Moderatorja Xhemi Shehu dhe dy aktoret Renada Caci dhe Egla Ceno nuk do të jenë pjesë e trupës këtë sezon,ndërsa pak çaste më parë është mësuar edhe emri që do të zëvendësojë Xhemin.

Ndonëse pak ditë më parë qarkulluan zëra se edhe Salsano Rrapi do të largohet nga spektakli, së fundmi konfirmohet se aktori do të vijojë të jetë pjesë e Portokalli si mikpritësi i spektaklit njësoj si sezonet e kaluara.Përkrah Salsanos do të jetë Eneda Tarifa e cila rikthehet si moderatore e “Portokalli” pas rreth katër vitesh për të përsëritur eksperiencën e mëparshme si prezantuese e ketij programi.

Vijon saga e Fjolla Morinës, arratiset drejt Kosovës mjeku që e la shtatëzanë’ me letra

Gjykata e Kukësit vërtetoi ditën e sotme se Fjolla Morina nuk është shtatëzanë. Një alibi kjo e ngritur prej këngëtares për t’i shpëtuar masës së “Arrestit me Burg”, pasi sipas nenit 230 pika 2 është e pamundur që gratë shtatëzanë të lihen në qeli. Mjeku që bëri të mundur falsifikimin e shtatëzanisë së saj është arratisur drejt Kosovës, pasi mbi të tashmë do të rëndojë akuza e “Falsifikimit të Dokumentave”.Me sa duket sajimi i alibisë së shtatëzanisë për të siguruar masën e “Arrestit në Shtëpi”, duket se nuk ka funksionuar për këngëtaren pasi të dhënat mjekësore e kanë nxjerrë zbuluar.

Kujtojmë se këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri me vete. Në deklaratën e saj përballë organit të akuzën, Fjolla e pranoi autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar atë në çantë.

4 makarona 95 mijë lekë të vjetra në Dhërmi/ Irritohet Ina: Ndihem sikur jam përdhunuar nga shteti im

Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ishte e ftuar Ina Kollçaku. Ina, është e bërë e njohur për pjesëmarrjen e saj në rubrikën “PërPuthen”. Para disa kohësh, në media mori vëmendje një shkrim i bukuroshes bionde, me titullin “Jam shumë e varfër që të bëj pushime në Shqipëri”. Në fakt titulli ka përmbajtje ironike, pasi Ina pretendon se në një lokal të Dhërmiut, në Jug të Shqipërisë, tre pasta të thjeshta kanë kushtuar plot 95 mijë lekë të vjetra. Ina e ka krahasuar këtë gjë me një “përdhunim”. “M’u duk si përdhunim nga shteti im, teksa shkoja për pushime”, u shpreh Ina.

Unë porosita pastë me skampi, në lokalet më luksoze në Tiranë, mund të shkojë deri në 15 mijë lekë. Mua më vjen keq fakti që fatura vjen e ndarë.

Për korrektesë thuhet që këto janë me kilogramë. Po patjetër që e paguam, sepse nuk është e këndshme që të zihemi në ambiente të tilla. Ulërita brenda vetës sime, sepse m’u duk si përdhunim nga shteti im, teksa shkoja për pushime. Ishte një restorant afër detit”, tha Ina.

Falsifikoi formularët për kalimin e 33 shtetasve shqiptarë në Greqi, arrestohet 41 vjeçari

Falsifikoi kundrejt fitimit, formularët për hyrjen në Greqi të 33 shtetasve shqiptarë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, banues në Pogradec.Shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë verifikimit dhe kontrollit të dokumentacionit të 33 shtetasve shqiptarë dhe konkretisht të formularëve të hyrjes për në shtetin grek, iu kanë lindur dyshime se mund të ishin dokumente të falsifikuara.

Gjatë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale të kryera nga Seksioni për krimin ekononik-financiar në DVP-Korçë, rezultoi se shtetasi E. B., nëpërmjet mashtrimit, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, duke përfituar për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mashtrimi, kryer më shumë se 1 herë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

—————

Sherr në Selanik, shqiptarit i bëhet atentat (FOTO)

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës ndaj një shqiptari në Selanik të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në rrugën Antigonidhon. Shqiptari 32-vjec ishte transportuar ne spital nga një taksi. Ai u shpreh se kishte ndjerë një djegie në këmbë, kur më pas ka kuptuar që ishte goditur me arme zjarri. Dëshmitarë thanë se pranë vendit të ngjarjes kishte ndodhur një sherr mes disa shqiptarësh.

32-vjecari shqiptar rezulton me precedentë penalë.