Greqi/dy pacientë me Covid arratisen nga spitali

Policia greke u vu në alarm pasditen e të martës pasi dy të sëmurë me koronavirus u arratisën nga spitali “Sotiria” ku po trajtoheshin.Sipas informacioneve, pacientët janë një 24-vjeçar nga Pakistani dhe një 41-vjeçar nga Bangladeshi, të cilët u transferuan nga “Hipokrati” në klinikën e 10-të të mushkërive të spitalit “Sotiria” rreth një javë më parë.Të martën pasdite ata i shpëtuan vëmendjes së mjekëve dhe u zhdukën. Policia u informua për incidentin dhe vijon kërkimet për gjetjen e dy pacientëve pasi ekziston rreziku i transmetimit të virusit.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.