Paralajmëron meteorologu grek: Çfarë e pret Shqipërinë të premten dhe të shtunën

Sinoptikanët në Greqi kanë paralajmëruar se Veri-Perëndimi i Greqisë dhe Jugu i Shqipërisë do të pushtohet nga moti i keq në orët ne vijim.Ndersa sot Shqipëria është përfshirë nga reshje dhe moti me vranësira thuajse në të gjithë territorin megjithatë, duket se më e keqja nuk ka mbërritur.Sikunder shkruan në meteorologu Klearhos Marousakis, gjatë të premtes dhe të shtunës priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me rrufe në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, ku sipas hartave që tregon sinoptikani grek, e rrezikuar është edhe Shqipëria e jugut dhe zona veri perendimore që korespondon me Lezhën e Shkodrën.Të cilat sipas tij do të shkaktohen nga re të ngarkuara me shira të shumtë duke rrezikuar përmbytje të shumta.

Marousakis jep alarmin për Greqinë duke thënë se ata duhet të marrin masa, por siç duket edhe nga hartat e publikuara prej tij, reshjet masive do të vërehen fillimisht në territorin shqiptar gjatë të shtunës për të kaluar më pas në Greqi. AI thotë se këtë të shtunë, moti i keq do të godasë Greqinë me shira dhe stuhi të mëdha në perëndim dhe verilindje.Rritja e rrezikut të përmbytjeve paraqitet nga ishujt Jon, në zonën e Epirit dhe Peloponezi perëndimor por edhe Maqedonia Lindore, Traka dhe ndoshta Egjeu verilindor.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.