Ritja e rasteve/Greqia drejt një karantine të dytë, ja kufizimet e reja

Qeveria greke paralajmëroi dje se vendi do të hyjë sërish në karantinë në rast se numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të rritet. Autoritetet po kërkojnë një izolim të lokalizuar vetëm për Athinën, duke thënë se rastet e të infektuarve janë përhapur në çdo lagje të kryeqytetit.Para dy ditësh Athina kishte 174 nga 453 rastet e reja të koronavirusit në vendin fqinj dhe tashmë është etiketuar me kodin portokalli. Autoritetet ndërkaq “presin që situata të përkeqësohet në çdo moment”.Në lidhje me këtë situatë, gazetari i Top Channel, Artur Bibe deklaroi në “Wake Up” se vendi po bëhet gati për një mbyllje të dytë.

“Në 10 ditët e ardhshme do të vendoset fiks se çfarë do të ndodhë. Policia me megafonë ka dalë duke u bërë thirrje që të largohen nga sheshet ku janë grumbulluar.Personat mbi 65 vjeç të kufizojnë lëvizjen dhe duhet sms për të dalë. Ata duhet të kenë një arsye të fortë të lëvizur nga shtëpia.Mbyllja do të bëhet pjesë-pjesë, fillimisht pjesa lokale e Athinës, aty ku problemi është më i madh. Pra, kanë nisur kufizimet në Athinë, më pas do të bëhet mbyllja e shkollave që kanë probleme. Filloi një situatë që do të përshkallëzohet. Dje ishin shumë raste, 300 të prekur nga Covid”, deklaroi Bibe.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.