Codid 19/134 raste të reja 5 raste te reja ne Korce

5 persona nga Korca dhe 1 porson ne Pogradec jane konfirmuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit nga juglindja e vendit.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 852 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 134 raste pozitive,te shperndara: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier,5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë: 100 të shëruar dhe 134 raste të reja me COVID19 në 24 orët e fundit.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ju lutemi mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura, si armët e vetme në betejën me SARSCOV2.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.
Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:

61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier,
5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,
nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)
Testime totale 83103
Raste pozitive 12921
Raste të shëruara 7239
Raste Aktive 5312
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2630
Durrës 576
Shkodër 380
Lezhë 302
Elbasan 300
Korçë 250
Fier 246
Vlorë 195
Kukës 154
Berat 108
Dibër 90
Gjirokastër 81

Nën ritmet e çiftelisë, Bebe Rexha prezanton versionin shqiptar të këngës së saj

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret me prejardhje shqiptare që gëzon famë në gjithë botën. Ajo është shumë aktive në industrinë e muzikës, duke publikuar gjithmonë projekte të reja muzikore.Por edhe pse është largur e vogël drejt SHBA, Bebe Rexha asnjëherë nuk ka ngurruar të tregojë haptas prejardhjen e saj, madje është krenare për të.Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një version të ri të këngës “Say my name” e përshtatur me çifteli, teksa Bebe dhe tezja e saj shfaqen duke kërcyer.

Verisoni i ri është krijuar nga Jurgen Pecnikaj, një i ri shqiptar i talentuar që mikson hite të ndryshme me muzikën e bukur që lëshojnë telat e instrumentit të vjetër shqiptar.Më poshtë keni videon e plotë të postuar nga Pecnikaj në profilin e tij në Instagram.

Amnisti nga UEFA, Skënderbeu ka një shpresë për të hequr dënimin

Shpresë për Skënderbeun nga “armiqtë” e UEFA-s. Ndoshta duket e pabesueshme, por klubi korçar mund të shpëtojë të ardhmen pikërisht pas një vendimi që pritet të marrë qeveria e futbollit europian. Dënimi i Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë u lanë në fuqi nga Gjykata Federale e Zvicrës, por “shpresa vdes e fundit”.Panorama Sport mëson nga burime të sigurta në klubin korçar edhe arsyen e fortë që detyroi presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, për të mos ndryshuar emrin e skuadrës, në mënyrë që ta niste gjithçka nga e para. Sytë e korçarëve për të shpresuar tashmë janë pikërisht nga UEFA, pasi mësohet se do të kërkohet një amnisti dhe plani tashmë është i qartë.

Nuk është thjesht një hipotezë, pasi burime të mirinformuara tregojnë se për këtë po lobon edhe vetë FSHF. Më konkretisht, më 2 mars të vitit 2021, UEFA organizon në Minsk të Bjellorusisë kongresin e 45-të. Shpesh qeveria e futbollit europian, kur ka pasur data jubilare në kongreset e ndryshme, ka shqyrtuar kërkesa të çdo natyre për amnisti. Zakonisht këto janë parë sa herë UEFA ka qenë në prag të zgjedhjeve për presidentin e ri. Në këto kushte, duke pasur parasysh faktin se 2021-shi e fut Skënderbeun në vitin e pestë që prej marrjes së dënimit, paçka se sportivisht ka shlyer vetëm 3 nga 10 vite, do të dërgohet një shkresë e përpiluar në atë mënyrë që mund të bindë Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Natyrisht një prej anëtarëve të tij është edhe vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë dhe në klubin korçar janë sërish me shpresa, edhe pse këtë herë sytë janë as më pak e as më shumë, por nga organizmi që i fundosi me dënimin.