Gjetja e dy pistoletave, teksa këngëtarja Fjolla Morina po hynte në territorin shqiptar me makinën e saj “Audi” i kushtoi masën “arrest shtëpie” nga gjykata.Morina është e detyruar të qëndrojë brenda një banese me qira në Kukës, ku së fundmi është fotografuar në dritaren e saj, teksa komunikon në celular.Ajo shfaqet krejt ndryshe, larg jetës së luksit dhe e mbyllur mes 4 mureve të godinës.Fjolla u arrestua të shtunën e shkuar, në kalimin kufitar të Morinës, pasi iu gjet një armë zjarri dhe një armë tip çakmak në makinë, teksa po udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë.
Pas gjyqit të saj të martën, Fjolla u la në arrest shtëpie për 30 ditë deri në një vendim të dytë, pasi mbi të rëndon akuza e trafikut të armëve dhe municioneve, që dënohet nga 10 deri në 20 vite burg.
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, këtë javë kanë votuar për postin e kryetarit të ri të Kuvendit , ku është zgjedhur deputeti nga radhët e Koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiq.Parlamenti i malit te ziBeçiq, u mbështet nga 45 deputetë të koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, Partisë Boshnjake si dhe nga deputeti i Listës Shqiptare.
Ndërsa, mandatar për Kryeministër të Qeverisë së Malit të Zi, u propozua që të jetë Zdravko Krivokapiq, i cili ishte bartës i listës së koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”. /VOA/
Anëtarët e grupit të quajtur “StandUpX” zhvilluan protestë në Londër të Britanisë së Madhe kundër masave dhe vaksinës për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).Anëtarët e grupit “StandUpX” u mblodhën në sheshin “Trafalgar” në orën 12:00 sipas kohës lokale. Në protestën e mbajtur në vend ku është e ndaluar tubimi me më shumë se 6 persona, u pretendua se po kufizohen liritë nëpërmjet masave.
Në protestë u kërkua heqja e masave dhe u mbajtën pankarta me mbishkrimet “Nuk e miratojmë”, “Mashtrimi COVID-19”, “Që kur tirania është bërë ligj”.Protesta ku morën pjesë rreth 2.000 persona u ndoq nga policia ndërkohë që ende nuk është shënuar ndonjë incident.Në protestën e mbajtur javën e kaluar protestuesit u përleshën me policinë ndërsa u arrestuan 32 persona.
Numër rekord i rasteve
Dje në Britani u regjistruan 6.874 raste me COVID-19, çka shënoi edhe numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.Në Britani e cila me 41.936 vdekje është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, rritja e numrit të rasteve filloi që nga muaji gusht.Këshilltari shkencor i qeverisë në Britani, Patrick Vallance më 20 shtator tërhoqi vëmendjen se rastet me COVID-19 janë dyfishuar çdo javë dhe paralajmëroi se nëse vazhdohet në këtë mënyrë në mesin e tetorit numri i rasteve mund të arrijë në 50 mijë në ditë.
Masat e reja
Në kuadër të masave të reja, baret dhe restorantet në vend filluan të shërbejnë vetëm për tryezat dhe filluan të mbyllen pas orës 22:00.Gjithashtu në kuadër të masave të reja vendosja e detyrueshme e maskave do të jetë e vlefshme edhe për dyqanet e shitjes me pakicë, taksitë dhe sektorin e akomodimit. Ndërsa që nga 28 shtatori numri personave pjesëmarrës në ceremonitë martesore nga 30 do të ulet në 15 persona.
Përballë rritjes së rasteve në vend që nga 14 shtatori u ndalua tubimi i më shumë se 6 personave. Po ashtu është pezulluar plani për rihapjen pjesërisht të stadiumeve më 1 tetor.Në kuadër të masave u rrit duke u dyfishuar me 200 stërlina gjoba për moszbatimin e rregullit të vendosjes së maskës dhe për tubimin mbi 6 persona.Kryeministri Boris Johnson tha se këto kufizime mund të jenë të vlefshme për një periudhë 6 mujore.
Reshjet e forta të shiut janë vetëm fillimi i përkeqësimit të motit, pasi pritet të jenë më të forta gjatë ditës së diel dhe të hënën. Gjatë ditës së sotme sasia më e madhe e shiut ka rënë në Shkodër, 40 milimetra ndërsa në Tiranë kanë qenë 32. Më pak reshje ka pasur në Pogradec edhe në Korçë.
Ndërkohë sinoptikanët kanë bërë një parashikim 5 ditor të reshjeve të shiut. Sipas këtij parashikimi në Shkodër do të bien 160 milimetra shi, në punë 150, në Tropojë 140, në Lezhë 130, ndërsa në Tiranë sasia e shiut që pritet të bjerë është sërish e madhe, 120 milimetra shi, po kaq pritet të bjerë edhe në Sarandë e Gjirokastër. 100 milimetra do të bjerë në Durrës dhe në peshkopi ndërsa më pak reshje do të bien në Vlorë, Fier dhe Berat me nga 90 deri në 80 milimetra shi. Kjo është një sasi shumë e madhe uji që do shkarkohet brenda një kohe të shkurtër dhe do të rrisë së tepërmi nivelin e lumenjve dhe të përrenjve.
Konkretisht më së shumti rrezikohet që të shkaktohen problem në Shkodër për shkak se reshjet janë parashikuar të jenë 160 milimetra ose 160 litra për m2. Kështu në Shkodër rrezikon të dalë nga shtrati lumi Buna.Ndërkohë lumenjtë e tjerë që pritet të sjellin problematika si pasojë e reshjeve janë: Buna, Fan, Mat, Drini i Zi, Shkumbini, Erzeni dhe lumi Drino.Ndërkohë era sot do jetë problematike kryesisht në detin Jon ku shpejtësia mbetet rreth 65 km/h ndërsa nesër pasdite do ketë një tjetër forcim të erës në det dhe territor, duke arritur shpejtësi deri 75 km/h ndërsa dallgëzimi ne det ngjitet ne 6 ballë.
Reshjet mbeten prezente thuajse në gjithë vendin në formë rrebeshi.
Një tërmet me magnitutë 4.4 i shkallës Rihter, ka tronditur këtë mbremjen detin egje në Greqi.Termeti u ndje sot rreth orës 20:39 në kohën lokale, në juglindje te Selanikut.Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale.Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.
Një njoftim i Turqisë për stërvitje me zjarr të vërtetë të marinës së saj në zonën mes ishujve grekë Rodos dhe Kastelorizo ka rritur sërish tensionet në Egjeun Lindor.Stërvitja do të kryhet më 29 Shtator, ndaj përmes një NAVTEX-i të publikuar nga Qendra Hidrografike e Antaljas, Turqia njofton anijet që do të kalojnë në zonë që të bëjnë kujdes.
Nuk dihet përse Turqia mori këtë vendim të tillë pasi pati edhe ndërhyrje nga BE dhe NATO për të ulur tensionet mes tyre dhe Greqisë. Prej kohësh dy shtetet janë në tension për shkak të pasurive nëndetare në Egjeun Lindor.
Turqia tregon se një ishull si Kastelorizo, 2 kilometra larg tokës së saj, s’mund të krijojë një Zonë Ekskluzive Ekonomike të madhe duke i burgosur ata në tokë.
Zviceranët do të vendosin të dielën me referendum nëse do të braktisin marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian. Mbështetësit thonë se një kontroll më i mirë i kufijve do të lejojë Zvicrën të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron.Kundërshtarët argumentojnë se kjo do të zhysë ekoniminë në recesion dhe do të privojë qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Evropën.Propozimi vjen nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë (SVP) dhe është pasardhës i një referendumi të mbajtur në 2014-n, po nga kjo parti për të futur kuotat për emigrantët nga BE.
Në atë kohe 50.33% votuan pro dhe 49.67% votuan kundër, duke detyruar qeverinë zvicerane të gjente një marrëveshje të cilën Brukseli do ta pranonte.SVP e hodhi poshtë marrëveshjen si të pakuptimtë dhe tani janë kthyer me një kërkesë të dytë për të dalë plotësisht nga lëvizja e lirë. Qeveria zvicerane po i nxit votuesit të votojnë kundër, duke deklaruar që largimi nga lëvizja e lirë do të ishte “më keq se Brexit”.
Por shumë zviceranë janë të shqetësuar se vendi i tyre i vogël po popullohet shumë si pasojë e politikave favorizuese të emigrantëve.
Një grua 45-vjeçare u gjend e pajetë në banesën e saj në qytetin e Pogradecit.Maria Markovska dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, ndërsa pranë trupit të pajetë të gruas qëndronte vajza e saj e mitur, e cila u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nënë e bijë jetonin vetëm, pasi kryefamiljari ishte ndarë nga jeta një muaj më parë.Trupi i 45-vjeçares nga Maqedonia u gjet në banesë pas sinjalizimit të fqinjëve, të cilët nuk e kishin parë prej dy ditësh, ndërsa vajza 9-vjeçare, e cila vuan nga epilepsia është gjetur në gjendje të rënduar si pasojë e shokut dhe mungesës së ushqimit. E pamundur për të lajmëruar se çfarë po ndodhte, por edhe për të kërkuar ndihmë, vajza kishte qëndruar pranë trupit të nënës derisa ka humbur vetëdijen.
Ajo u transportua në spital, ndërsa sipas mjekëve ishte e dehidratuar, por gjendja e saj pas disa orësh ka nisur të përmirësohet. Trupi i pajetë i gruas do t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa brenda banesës janë gjetur edhe një sasi medikamentesh, ç’ka ka bërë që krahas pistës për vdekjen nga shkaqe natyrore grupi hetimor të dyshojë për një vetëvrasje të mundshme të 45-vjeçares.
Afro 1 milionë (921 419) shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë (dt. 30.06. 2020) në Gjermani. Prej këtyre numrin më të madh e përbëjnë kosovarët, me 236 937, të pasuar nga shtetasit me pasaportë serbe (226 048), vendin e tretë e zënë shtetasit nga Bosnja-Hercegovina me 209 258. Shtetasit nga Maqedonia e Veriut zënë vendin e katërt me 118 580. Numri i shtetasve nga Shqipëria ishte 70 197.Këto të dhëna, të marra nga Regjistri Qendror i të Huajve, i ka vënë në dispozicion qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një pyetjeje me shkrim të shtruar nga grupi parlamentar i partisë Alternativa për Gjermaninë.
Deputetët e kësaj partie René Springer, Jürgen Pohl dhe Martin Hesse, me kërkesën e tyre synonin të kuptonin se sa është përfitimi i Gjermanisë prej Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila do të zgjatet deri në vitin 2023.
Shumica të kualifikuar
Nga 901 110 shtetas nga Ballkani Perëndimor në datën 31.12.2019, afro 356 338 kanë qenë në marrëdhënie të rregullta pune, ku paguanin edhe kontributet shoqërore. Kjo shifër përbën 1,1% të të gjithë të punësuarve në Gjermani.81875 prej tyre ishin nga Kosova, duke zënë kështu vendin e tretë pas emigrantëve nga Bosnja-Hercegovina (94 694) dhe Serbia (85 975). Emigrantët nga Shqipëria (39 329) zënë vendin e pestë pas atyre nga Maqedonia e Veriut (44 916). I fundit në listë është Mali i Zi, i cili në fund të vitit 2019 kishte 9 549 emigrantë të punësuar në Gjermani.
Nga gjithsej 356 338 emigrantët e punësuar nga Ballkani Perëndimor, mbi 63 për qind ishin të kualifikuar, dhe 37 përqind punonin si ndihmës. Shtetasit nga Shqipëria që punojnë si të kualifikuar përbëjnë 60% të të punësuarve, ndërsa 40% syresh bënin punë ndihmësi. Nga 81 875 të punësuarit nga Kosova, afro 57 për qind ishin të kualifikuar, dhe 43 per qind (34 773) punonin si ndihmës.Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u jep të drejtë edhe personave me kualifikime të ulëta të vijnë për të punuar në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune. Ndryshimi përkatës në rregulloren e punës pritet të miratohet nga Dhoma e Landeve (Bundesrat), më 9 tetor të këtij viti.
Deputeti i partisë Alternativë për Gjermaninë, Rene Springer, i tha Deutsche Welles, se partia e tij është kundër zgjatjes së Rregullores në kushtet e pandemisë: „Korona ka ndryshuar gjithçka. Numri i të papunëve në Gjermani sa vjen e rritet, madje edhe në ato degë të industrisë, ku më parë ka pasur mungesa të punëtorëve të kualifikuar. Rregullorja e Ballkanit perëndimor nuk duhet të zgjatet. Tani duhet që të kujdesemi që t’u gjejmë një vend pune njerëzve tanë””, tha Springer për DW.
Papunësia në rritje
Nëse i hedhim një vështrim tregut të punës në Gjermani, rezulton se numri i të papunëve nga dhjetori 2019 e deri në korrik 2020 është rritur me mbi 682 000. Gjatë kësaj periudhe kanë dalë nga tregu i punës edhe rreth 13 mijë vetë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor. Ekonomia tani po rehabilitohet disi, por shumë eksperte parashikojnë se niveli i vitit 2019 do të arrihet vetëm në vitin 2023.E megjithatë punëdhënësit gjermanë, sidomos nga sektori i shëndetësisë dhe i ndërtimit e përshëndetën vendimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, në gusht 2020. Thomas Greiner, president i Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë në sektorin e Kujdesit Shëndetësor, tha atëherë në media se “Gjermania çdo vit ka nevojë për 30.000 kujdestarë shëndetësorë nga jashtë“.
Punëdhënësit e kritikuan kufizimin që i vuri qeveria gjermane rregullores së re, për të dhënë çdo vit më së shumti nga 25 000 viza pune, sipas rregullore së Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë të nxjerrë në fillim të gushtit 2020, Shoqata Federale e Punëdhënësve Gjermanë (BDA) shkruante se ky limitim ishte “i panevojshëm”.
Paga më të ulëta
Që punëdhënësit janë shumë të interesuar për punëtorë nga Ballkani Perëndimor, kjo mund të shpjegohet edhe me çmimin e tyre. Nga përgjigja e qeverisë ndaj pyetjes së deputetëve të AFD-së, del në pah se diferenca e pagës mujore mes një gjermani dhe një ballkanasi shkon deri në 1600 euro në muaj. Sa më i lartë kualifikimi, aq më e madhe diferenca.Ndërsa rroga mesatare e një Gjermani është 3509 euro në muaj (31.12.2019), Ballkanasit fitojnë mesatarisht rreth 900 euro më pak (2 611). Kjo diferencë duket se është rritur në këtë dhjetëvjeçar. Sepse në vitin 2010 diferenca e rrogës mesatare të një ballkanasi (2 197) dhe një shtetasi gjerman (2 725) ishte vetëm 500 euro.
Më pranë vendasve për nga rroga janë imigrantët nga Bosnja-Hercegovina, të cilët fitojnë mesatarisht 2821 euro në muaj. Shtetasit nga Kosova e kanë pagën mujore mesatarisht 2522 euro, ndërsa shtetasit nga Shqipëria 2428 euro në muaj.Punëdhënësit bëjnë diferencime edhe në rang specialistësh dhe ekspertësh. Kështu për shembull, ndërsa rroga mesatare e një eksperti gjerman, në fund të vitit 2019 ishte 5 609 euro, një ekspert ballkanas i kushton punëdhënësit gati 1000 euro më pak në muaj.Ekspertët që paguhen më mirë janë ata nga Serbia (5 073 euro në muaj), pasuar nga ekspertët nga Shqipëria me 4815 euro në muaj. Ekspertët nga Kosova (3 983) kanë pagat më të ulëta mujore, duke krijuar kështu një diferencë prej mesatarisht mbi 1600 Euro në krahasim me ekspertët gjermanë.
Ngjashëm është situata edhe për specialistët: 4400 është rroga mesatare e një gjermani, dhe afro 3476 euro fiton një specialist nga Ballkani Perëndimor.Dallimi është më i vogël në nivel ndihmësi. Por edhe këtu ka diskriminim mes një vendasi dhe një shtetasi nga Ballkani, prej mesatarisht 100 euro në muaj. Ndihmësit nga Kosova e kanë rrogën mesatare 2352 euro. Pak më shumë se ata fitojnë ndihmësit me prejardhje nga Bosnja-Hercegovina (2424 euro në muaj). Emigrantët shqiptarë në Gjermani marrin një rrogë mesatare prej 2206 euro, duke qenë të parafundit në listën e ndihmësve nga Ballkani. Pagat më të ulëta i kanë ndihmësit nga Maqedonia e Veriut (2 109). (dw)
Aktori i njohur, Gabriel Garko, ka zbuluar se është homoseksual para miliona shikuesve të “Gf VIP” (Grande Fratello VIP – Vëllai i Madh VIP).Ai e zbuloi sekretin me anë të një letre drejtuar ish të dashurës, Adua Del Vesco,Gabriel realizoi një takim me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë (false) nga viti 2015 deri në vitin 2018. Gjatë viteve të fundit, thashethemet për homoseksualitetin e tij kanë qarkulluar vazhdimisht, dhe më në fund, aktori ka bërë rrëfimin tronditës.Gjatë episodit të “Gf VIP”, Garko kurrë nuk shqiptoi frazën :
“Unë jam homoseksual”, por pavarësisht kësaj, me letrën e tij ai nuk lë vend për dyshime në lidhje me të vërtetën. Këtu janë fjalët e tij të sakta:
Adua, vendosa të të shkruaj një letër. E di që disa gjëra që do të them do të të vijnë si surprizë, jo sepse nuk i dija, por sepse do ta bëj këtu dhe tani.Të dy së bashku jetuam një përrallë të bukur, të bukur, por një përrallë. Në përrallë bëjnë pjesë njerëzit që i shkruajnë ato, dhe njerëzit që i interpretojnë, dhe nuk e di kush argëtohet më shumë. A je kënaqur? As unë.
A të kujtohet kur në “Sanremo” të thashë se doja të bëja gjërat e mia, atje fillova të jetoj, thashë moshën time të vërtetë, gjeta fëmijën brenda meje.Që atëherë nuk kam qenë në gjendje të mbaj më një maskë. Ne jetuam një përrallë të bukur dhe unë do ta jetoja njëmijë herë.
Por ishte një përrallë.Por tani do të doja të jetoja jetën time. Me ty si mike. Ekziston edhe një përrallë tjetër, ku kam jetuar vetëm. Do doja të thoja pse ishte një sekret. E vërteta do të anashkalojë çdo shenjë heshtjeje.
Gabriel Garko, emri i vërtetë i të cilët është Dario Oliver, ka punuar si model, por më tepër famë fitoi përmes aktrimit. Ai nisi aktrimin në fund të viteve ’90, por kulmin e pati në serialin dramatik “L’onore e il rispetto”, përmes të cilit u bë i njohur edhe për publikun shqiptar në rolin e kreut të mafias, Tonio Fortebracci.
3 persona nga Korca dhe 1 person ne Kolonje jane konfirmuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit nga juglindja e vendit.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 811 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive,te shperndara:40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.
Deklarata e Dr. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.
Gjendja e pacienteve në spitalet Covid Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Apeli për qytetarët
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik. Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020) Testime totale 84722 Raste pozitive 13153 Raste të shëruara 7397 Raste Aktive 5381 Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe rrufe. Ky ka qenë moti mbrëmjen e djeshme në disa qytete të vendit.Moti i keq ka shkaktuar dëme me përmbytjen e rrugëve dhe rrëzimin e pemëve.Ashtu sikurse ndodh zakonisht në Tiranë, sasi të mëdha uji vërshuan në rrugë duke shkaktuar përmbytje..Po ashtu, edhe në Durrës ka pasur reshje të forta shiu dhe erëra të forta, çka ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme Detare të udhëzojë për kujdes dhe qëndrim të sigurt të lundrimeve në det.Ndërkohë, si pasojë e erërave të forta, në Shkodër pati edhe shkulje pemësh dhe dëme te makinat e parkuara
Një ditë më parë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkoi 5 Prefekturave që të qëndrojnë në gatishmëri për shkak të motit të keq.
Edhe në qytete të tjera ka pasur përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve,