Zvicra voton për të mbyllur lëvizjen e lirë me BE-në

Zviceranët do të vendosin të dielën me referendum nëse do të braktisin marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian. Mbështetësit thonë se një kontroll më i mirë i kufijve do të lejojë Zvicrën të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron.Kundërshtarët argumentojnë se kjo do të zhysë ekoniminë në recesion dhe do të privojë qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Evropën.Propozimi vjen nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë (SVP) dhe është pasardhës i një referendumi të mbajtur në 2014-n, po nga kjo parti për të futur kuotat për emigrantët nga BE.

Në atë kohe 50.33% votuan pro dhe 49.67% votuan kundër, duke detyruar qeverinë zvicerane të gjente një marrëveshje të cilën Brukseli do ta pranonte.SVP e hodhi poshtë marrëveshjen si të pakuptimtë dhe tani janë kthyer me një kërkesë të dytë për të dalë plotësisht nga lëvizja e lirë. Qeveria zvicerane po i nxit votuesit të votojnë kundër, duke deklaruar që largimi nga lëvizja e lirë do të ishte “më keq se Brexit”.


Por shumë zviceranë janë të shqetësuar se vendi i tyre i vogël po popullohet shumë si pasojë e politikave favorizuese të emigrantëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.