SKUADRAT E SUPERIORES ZBRESIN DITËN E SOTME NË FUSHË, LIGA PROFESIONISTE: JA ÇFARË DO TË NDODHË

Skuadrat e Superiores do të zbresin ditën e sotme në fushë, por jo për të luajtur. Bojkoti i Superiores do të vazhdojë, pasi klubet nuk kanë ndërmen të nisin kampionatin, nëse nuk plotësohen 4 kërkesat që kanë. Nëpërmjet një njoftimi, Liga Profesioniste bën me dije se të gjitha skuadrat do të zbresin në fushë ditën e sotme, jo për të luajtur, por për të lexuar kërkesat drejtuar qeverisë, njëjtë siç ndodhi në javën e kaluar.Bardhekuqte e Skenderbeut sipas kalendarit duhet te luanin ne Ballsh.

Njoftimi i Ligës:


Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron në fuqi dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë.
Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave. Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.
Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta – Kukësi, Vllaznia – Tirana, Bylis – Skënderbeu dhe Partizani – Laçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.