Infektimet nuk njohin ulje/ Parisi përgatitet për një ‘izolim’ të dytë

Parisi duket se po bëhet gati për një “lockdown” të dytë për shkak të pandemisë, pas rastet e reja të infektimeve nuk po shohin ulje.Duke nisur nga sonte, Parisi mbyll baret në orën 22:00, kufizon tubimet në dhjetë vetë dhe i bën maskat të detyrueshme në ambientet e jashtme, në përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të të infektuarve.Qeveria e Emmanuel Macron ka urdhëruar lokalet në Paris, Lyon dhe nëntë qytete të tjera të mbyllen në orën 10:00.

Palestrat, dasmat dhe mbledhjet e tjera shoqërore do të ndikohen nga rregulla të reja që pritet të bëhen publike në vijim.


Kjo lëvizje vjen ndërsa Franca regjistroi dje 14,412 raste të reja me të infektuar dhe 39 vdekje.

Macron po përpiqet të shmangë një izolim total në të gjithë vendin teksa ekonomia franceze tashmë parashikohet të tkurret me 8.7 përqind këtë vit.

Qeveria franceze kohët e fundit njoftoi se do të hidhte 100 miliardë euro në ekonomi si pjesë e një plani rimëkëmbjeje.

Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.