Aktorja Monica Bellucci feston sot ditëlindjen e saj të 56-të. Ajo është një ndër gratë më të bukura në botë, e cila admirohet ende nga persona të shumtë.
Ajo filloi karrierën e saj në vitet 1980 si modele, dhe shumë shpejt u pasua nga role filmash në filma italianë, francezë dhe amerikanë.
Jorgo Meksi është ndër të paktët lojtarë që i ka mbetur Skënderbeut nga sezoni i kaluar. Një pjesë e mirë e ekipit është larguar menjëherë pas ndeshjes së fundit, por ai vendosi që të qëndrojë. Po merr pozicionin e një lideri në ekipin e Julian Ahmatajt dhe kjo kuptohet nga “gradat” që i janë dhënë. Mbrojtësi i linjës së djathtë do të jetë kapiteni i ri i korçarëve. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 25-vjeçari i Skënderbeut komenton transformimin e skuadrës nga vjet, sqaron arsyet pse nuk iku nga Korça dhe tregon se çfarë ka sjellë të re Julian Ahmataj si trajner.
Meksi, si po shkojnë përgatitjet me ekipin? Të them të drejtën, mjaft mirë. Pas atij dëmtimi që pësova, ishte e rëndësishme që të kthehesha shpejt dhe jam i lumtur që ia arrita qëllimit. Kam gati një muaj që stërvitem me ekipin plotësisht dhe e ndiej se gjithçka ka kaluar. Për fat të mirë, jam rikuperuar dhe këtë e kam treguar edhe në testet miqësore. Mezi pres fillimin e sezonit për të bërë një hap të madh.
Ekipi ka ndryshuar totalisht. Si po ju duket? Është e vërtetë, nga sezoni i kaluar kemi shumë ndryshime. Për vetë mënyrën se si rrodhën gjërat, Skënderbeu ishte i detyruar të ndryshonte qasjen e të bërit merkato. Tashmë në ekip janë afruar lojtarë të rinj, por ajo çka është më e rëndësishme cilësorë dhe me ambicie. Kjo duket se është strategjia e klubit për këtë sezon.
Keni ndryshuar edhe trajnerin, si është të punosh me Ahmatajn? Julian Ahmataj ka shumë grintë, kërkon maksimumin nga të gjithë dhe që gjithçka të jetë perfekte. Kemi punuar me një trajner si Ilir Daja dhe normalisht që diçka e tillë na ka mbetur shprehi. Ahmataj është një trajner sulmues që i pëlqen të fitojë dhe të dhurojë emocione. Mendoj se jemi përshtatur mirë dhe në fillim të sezonit do të kemi përvetësuar 100% ato çfarë kërkon trajneri.
Sa shqetësuese është për ju fakti që merkatoja është e bllokuar? Të them të drejtën, do të ishte më mirë që për këtë të pyeteshin drejtuesit e klubit, pasi ata e dinë si qëndron situata. Personalisht nuk është se kam ndonjë informacion në lidhje me këtë çështje. Di vetëm të them se presidenti Takaj na ka dhënë garancinë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe shumë shpejt do të vijnë zyrtarizimet.
Edhe ju ishit pranë largimit, çfarë ndodhi më pas? Nuk mund të flas me shumë siguri në lidhje me këtë çështje, pasi as mua, as përfaqësuesve të mi nuk na ka ardhur një shkresë zyrtare. Nuk e di nëse klubet e tjera janë interesuar për mua dhe vetëm kaq apo bisedimet kanë qenë konkrete. Por, nga biseda me presidentin kam kuptuar se nuk ka pasur asgjë konkrete. Unë kam edhe dy vite të tjera kontratë me Skënderbeun dhe kjo ishte një nga shtysat që unë vendosa të qëndroj, për vetë faktin se dua të rritem dhe se jam i bindur që për të bërë hapin e madh, Skënderbeu është klubi i duhur.
Me kaq shumë ndryshime, mendoni se do ta keni të vështirë këtë sezon? Duhet të presim e të shohim, është ende herët për të dhënë opinione. Mund të them se jam ende në fazën e riorganizimit, por duke ditur klubin ku bëj pjesë dhe ambicien e drejtuesve, Skënderbeu nuk është për fundin e tabelës por pretendon gjithmonë maksimumin.
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 842 testime për persona të dyshuar me koronavirus, ku janë konfirmuar 131 raste të reja pozitive, prej të cilëve 6 janë në Korçë dhe 1 ne Pogradec.Mësohet se 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rëndë.
Dr.Mirela Çami Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :
49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë,
Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020) Testime totale 88040 Raste pozitive 13649 Raste të shëruara 7847 Raste Aktive 5415 Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2). Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2676 Durrës 596 Shkodër 397 Lezhë 306 Elbasan 302 Fier 249 Korçë 240 Vlorë 193 Kukës 156 Berat 114 Dibër 109 Gjirokastër 77
Simptomat e koronavirusit në shumë raste janë të ngjashme me atë të gripit sezonal dhe për këtë arsye, në këtë periudhë të vitit, kur shtohen dhe virozat, shumë njerëz përfshihen nga ankthi nëse janë të prekur nga virusi vdekjeprurës apo diçka tjetër.Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka shpjeguar se kush janë 3 simptomat kryesore që në 85% të rasteve konfirmojnë se një person është i prekur nga Covid-19.
1-Një kollë e re dhe e vazhdueshme; kollitje për më shumë se një orë, ose të pasurit 3 episode ose më shumë kolle të vazhdueshme brenda 24 orësh.
2-Temperatura mbi 37.8.
3-Ndryshimi i nuhatjes ose shijimit; në pjesën më të madhe nuk mund të nuhasni apo shijoni gjë, ose këto shqisa janë ndryshe nga normalisht.