Goditje treshe në limit, Skënderbeu firmos me dy ganezë dhe një kosovar

Skënderbeu ka bërë tre goditje të tjera në merkato. Duke parë largimet e shumta nga skuadra trajneri Julian Ahmataj dhe presidenca“peshon” lojtarë të rinj në Ganë me synimin për të afirmuar në kampionatin shqiptar dhe më pas për t’i shitur në klube europiane.Trajneri i Skënderbeut Ahmataj shpreson të forcojë repartin e sulmit pas largimit të Blerim Krasniqit dhe Dejvi Bregut.”Panorama Sport” ka zbuluar dje nga burime të sigurta në klubin korçar se janë firmosur kontratat zyrtarisht me dy nga katër lojtarët që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Klubi u ka prerë biletat dhe ata deri më 5 tetor do të jenë në Tiranë për t’iu bashkuar më pas skuadrës. Kur mbeten edhe 24 orë nga mbyllja e merkatos, Skënderbeu ka firmosur me mesfushorin 21-vjeçar, Denis Dovuna, si dhe sulmuesin 20- vjeçar Samuel Armah. Të dy ganezët vijnë nga skuadra të kampionatit vendës, ku kanë spikatur dhe madje janë grumbulluar nga Kombëtarja U-20 e Ganës.Dovuna është një mesfushor organizator i cili dallohet në lojën me topin dhe gjithashtu shpejtësinë që ka.


Nga ana tjetër, Armah është një sulmues që luan me këmbën e majtë. Ai përshtatet si në qendër të repartit ofensiv, ashtu edhe nga krahët. Te skuadra Inter Allies FC ai ka mbyllur sezonin me 6 gola, por duke luajtur më tepër si sulmues i dytë.Lojtarët ganezë mësohet se janë vëzhguar prej kohësh nga menaxherë e klubit, të cilët janë bindur për t’i ofruar kontratë. Ndërkohë, Skënderbeu pret që sot të mbyllë marrëveshjet edhe me dy lojtarë të tjerë nga shteti afrikan, pikërisht në limitin e merkatos.

Mërgim Shala zyrtarisht mund të quhet afrimi i ri i Skënderbeut. Qendërmbrojtësi që vjen nga Suedia, ka shkëlqyer në dy testet e luajtura së fundmi me korçarët dhe kaq ka mjaftuar që të bindë Ahmatajn dhe stafin se do të jetë një armë më shumë për Skënderbeun.

Lojtari kosovar është 23 vjeç dhe karriera e deritanishme ka qenë në Suedi, ku në sezonin e fundit është aktivizuar për Asyriskën. Me afrimin e tij reparti defensiv i Skënderbeut tashmë është i kompletuar dhe për më tepër trajneri Ahmataj ka disa mundësi zgjedhjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.