Kryeministri i Kosovës: Ha në zyrë, bukën e marr me vete nga shtëpia

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka pranuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Në emisionin “Oksigjen” ai tha se arsyeja pse e merr bukën me vete në punë është sepse jeta e tij i ka shkuar si student.“Po e marrë bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti.Zëvendësi i tij Driton Selmanaj ditë më parë tha se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

“Ne e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandvica me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, tha disa ditë më parë Selmanaj.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.