Publikohen nominimet për MTV:Dua Lipa shqiptarja e vetme e kandiduar në MTV EMA

Janë shpallur nominimet për eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.Artistja Lady Gaga është ajo e cila kryeson listën e nominimeve sivjet, ndërkohë që ishte pikërisht ajo e cila fitoi më së shumti çmime në MTV Video Music Awards, që u mbajt më 30 gusht.

Këtu është lista e plotë e të nominuarve për MTV EMA 2020:

Këtu është lista e plotë e të nominuarve për MTV EMA 2020:

VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E VITIT
Billie Eilish, “everything i wanted”
Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion
DJ Khaled, “POPSTAR” ft. Drake
Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Taylor Swift, “The Man”
The Weeknd, “Blinding Lights”

ARTISTI/JA MË I/E MIRË
Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Lady Gaga
Miley Cyrus
The Weeknd

KËNGA MË E MIRË E VITIT
BTS, “Dynamite”
DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch
Dua Lipa, “Don’t Start Now”
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Roddy Ricch, “The Box”
The Weeknd, “Blinding Lights”

BASHKËPUNIMI MË I MIRË
BLACKPINK, Selena Gomez, “Ice Cream”
Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion
DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch
Justin Bieber, “Intentions” ft. Quavo
Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Sam Smith, Demi Lovato, “I’m Ready”

ARTISTI/JA MË I/E MIRË POP
BTS
Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Katy Perry
Lady Gaga
Little Mix

GRUPI MË I MIRË
5 Seconds of Summer
BLACKPINK
BTS
Chloe x Halle
CNCO
Little Mix

ARTISTI I RI MË I MIRË
BENEE
DaBaby
Doja Cat
Jack Harlow
Roddy Ricch
YUNGBLUD

ARTISTI/JA ME MË SË SHUMTI FANSA
Ariana Grande
BLACKPINK
BTS
Justin Bieber
Lady Gaga
Taylor Swift

ARTISTI/JA MË I/E MIRË LATIN/E
Anuel AA
Bad Bunny
J Balvin
Karol G
Maluma
Ozuna

ARTISTI/JA MË I/E MIRË ROCK
Coldplay
Green Day
Liam Gallagher
Pearl Jam
Tame Impala
The Killers

ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT HIP HOP
Cardi B
DaBaby
Drake
Eminem
Megan Thee Stallion
Roddy Ricch
Travis Scott

ARTISTI/JA I/E MIRË I ZHANRIT ELECTRONIC
Calvin Harris
David Guetta
Kygo
Marshmello
Martin Garrix
The Chainsmokers

ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE
blackbear
FKA twigs
Hayley Williams
Machine Gun Kelly
The 1975
twenty one pilots

VIDEOJA PËR MIRË
Anderson .Paak, “Lockdown”
David Guetta & Sia, “Let’s love”
Demi Lovato, “I Love Me”
H.E.R., “I Can’t Breathe”
Jorja Smith, “By Any Means”
Lil Baby, “The Bigger Picture”

DEPËRTIMI I VITIT
AJ Mitchell
Ashnikko
BENEE
Brockhampton
Conan Gray
Doja Cat
Georgia
Jack Harlow
Lil Tecca
Tate McRae
Wallows
YUNGBLUD

TRANSMETIMI VIRTUAL MË I MIRË
BTS, Map Of The Soul Concert Live Stream
J Balvin, Behind The Colores Live Experience
Katy Perry @ Tomorrow Land, Around The World
Little Mix, UNCancelled
Maluma, Papi Juancho Live
Post Malone, Nirvana Tribute

ARTISTI/JA MË I/E MIRË REGJIONAL
(Home Region)
Lady Gaga (US)
Megan Thee Stallion (US)
Cardi B (US)
Justin Bieber (CANADA)
The Weeknd (CANADA)
Dua Lipa (UK & Ireland).

Publikohen nominimet për MTV:Dua Lipa shqiptarja e vetme e kandiduar në MTV EMA

Janë shpallur nominimet për eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.Artistja Lady Gaga është ajo e cila kryeson listën e nominimeve sivjet, ndërkohë që ishte pikërisht ajo e cila fitoi më së shumti çmime në MTV Video Music Awards, që u mbajt më 30 gusht.

Këtu është lista e plotë e të nominuarve për MTV EMA 2020:

VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E VITIT
Billie Eilish, “everything i wanted”
Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion
DJ Khaled, “POPSTAR” ft. Drake
Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Taylor Swift, “The Man”
The Weeknd, “Blinding Lights”

ARTISTI/JA MË I/E MIRË
Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Lady Gaga
Miley Cyrus
The Weeknd

KËNGA MË E MIRË E VITIT
BTS, “Dynamite”
DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch
Dua Lipa, “Don’t Start Now”
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Roddy Ricch, “The Box”
The Weeknd, “Blinding Lights”

BASHKËPUNIMI MË I MIRË
BLACKPINK, Selena Gomez, “Ice Cream”
Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion
DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch
Justin Bieber, “Intentions” ft. Quavo
Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Sam Smith, Demi Lovato, “I’m Ready”

ARTISTI/JA MË I/E MIRË POP
BTS
Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Katy Perry
Lady Gaga
Little Mix

GRUPI MË I MIRË
5 Seconds of Summer
BLACKPINK
BTS
Chloe x Halle
CNCO
Little Mix

ARTISTI I RI MË I MIRË
BENEE
DaBaby
Doja Cat
Jack Harlow
Roddy Ricch
YUNGBLUD

ARTISTI/JA ME MË SË SHUMTI FANSA
Ariana Grande
BLACKPINK
BTS
Justin Bieber
Lady Gaga
Taylor Swift

ARTISTI/JA MË I/E MIRË LATIN/E
Anuel AA
Bad Bunny
J Balvin
Karol G
Maluma
Ozuna

ARTISTI/JA MË I/E MIRË ROCK
Coldplay
Green Day
Liam Gallagher
Pearl Jam
Tame Impala
The Killers

ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT HIP HOP
Cardi B
DaBaby
Drake
Eminem
Megan Thee Stallion
Roddy Ricch
Travis Scott

ARTISTI/JA I/E MIRË I ZHANRIT ELECTRONIC
Calvin Harris
David Guetta
Kygo
Marshmello
Martin Garrix
The Chainsmokers

ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE
blackbear
FKA twigs
Hayley Williams
Machine Gun Kelly
The 1975
twenty one pilots

VIDEOJA PËR MIRË
Anderson .Paak, “Lockdown”
David Guetta & Sia, “Let’s love”
Demi Lovato, “I Love Me”
H.E.R., “I Can’t Breathe”
Jorja Smith, “By Any Means”
Lil Baby, “The Bigger Picture”

DEPËRTIMI I VITIT
AJ Mitchell
Ashnikko
BENEE
Brockhampton
Conan Gray
Doja Cat
Georgia
Jack Harlow
Lil Tecca
Tate McRae
Wallows
YUNGBLUD

TRANSMETIMI VIRTUAL MË I MIRË
BTS, Map Of The Soul Concert Live Stream
J Balvin, Behind The Colores Live Experience
Katy Perry @ Tomorrow Land, Around The World
Little Mix, UNCancelled
Maluma, Papi Juancho Live
Post Malone, Nirvana Tribute

ARTISTI/JA MË I/E MIRË REGJIONAL
(Home Region)
Lady Gaga (US)
Megan Thee Stallion (US)
Cardi B (US)
Justin Bieber (CANADA)
The Weeknd (CANADA)
Dua Lipa (UK & Ireland).

Covid-19 në Itali/ Gjobë 1 mijë euro për ata që nuk mbajnë maskë në ambiente të hapura

Gjobë nga 400 deri në një mijë euro për ata që nuk respektojnë detyrimin për të mbajtur maskë në ambiente të hapura. Kjo është ajo që parashikon qeveria italiane në lidhje me përforcimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.Gjoba më të rënda nga 500 deri në 5 mijë euro dhe arrest nga 3 deri në 18 muaj për ata që shkelin karantinën, janë dënimet e parashikuara në dekretin e qeverisë italiane.

Sipas dekretit, edhe vendet që nuk zbatojnë protokollin shëndetësor rrezikojnë gjobë nga 400 deri në një mijë euro përveç mbylljes së biznesit nga 5 deri në 30 ditë.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se nesër pritet një vendim i Këshillit të Ministrave italian për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 janar, e cila skadon më 15 tetor.

Korça e Shqipërisë, vendi ku për herë të parë u hap fabrika e Trikotrazhit

Në fillim të shtatorit 1925, për herë të parë në Shqipëri, u hap në Korçë një Fabrikë Trikotazhi. Kjo sipërmarrje u realizua nga Ali Alizoti ardhur nga Greqia me familjen edhe ortaku i tij Nazima Ypi.

Për blerjen e makinerive shkoi në Gjermani Nazima Ypi, i cili ishte specializuar në këtë vend në fushën e tekstileve të trikotuara. Makineritë e para te ardhura ishin manuale, ato u zëvendësuan më pas edhe me makineri elektrike. Kapitali për këtë investim u sigurua nga shitja e pronave të Ali Alizotit dhe Nazima Ypit të ndodhura në Veria dhe Kozhan (Kozan) të Greqisë.

Fillimisht ndërtesa ku fabrika filloi veprimtarinë ishte para shtëpisë së z, Memeda Shtylla dhe më vonë në ndërtesën e z. Sabri Qyteza. Në vijim sipërmarrja kaloi prapa hotel Palas, në dyqanet e Vasillaq Moskës (në bulevard), me pas në rr. Naim Frashëri Nr. 21 dhe më në fund në Tiranë në bllokun e dyqaneve (të cilat dotë bëheshin një kompleks dyqanesh shtetërore). Vlen për tu përmendur se një nga drejtueset teknike te kësaj fabrike ishte Sofika Xoxe (e shoqja e Koci Xoxes), me profesionalizmin e saj ajo përgatiti mjaft punonjëse te reja si dhe vete vajzat e Ali Alizotit te cilat punonin se bashku me punëtoret.

Teknologet që nevojiteshin për funksionimin e fabrikës ishin zonjat e zonjushet e ardhura nga Greqia madam, Gjylatër zonja Dikrani, zonjushat Agavni, Siranush (bija e madam Gjylaterit, modeliste) etj. Zonjat në fjalë ishin me origjinë nga krahina e prodhimit të sixhadeve të Armenisë. Duhet theksuar se zonja Gjylater ngriti linjën e sixhadeve persiane në Shqipëri.

Kjo linjë nuk pati jetëgjatësi, u prodhuan dy sixhade të kontureve të mëdha. Kështu u përgatit një halli me përmasa 5 m x 3,5 m, dizenjo e së cilës përmbante: fushën e blertë anash me lule dhe në pjesën qendrore ishte Mbreti Zog mbi një kalë të bardhë (sipas një pikture të artistit Spiro Xega) e cila u vendos ne pallatin mbretëror. Kjo sixhade, mjaft e goditur artistikisht dhe profesionalisht, u zhduk kur pallati mbretëror u grabit me hyrjen e Italisë Fashiste në Shqipëri. Ndërsa sixhadenë e dytë, Alizoti ia shiti Ambasadës Jugosllave në vitin 1948.

Rreth viteve 30, po në Korçë, Nazima Ypi krijoi edhe një fabrikë tjetër trikotazhi me Fadil Garon dhe Ismail Kapshticën, meqenëse linja e sixhadeve nuk e pati suksesin e pritur. Ndërkohë Madam Gjylatëri, u caktua mësuese në “Shkollën Qytetëse të Vajzave” në Korçë. Këtu ajo përgatiti dhjetra kuadro, të cilat punuan më pas si specialiste në punishten e sixhadeve të Korçës që drejtohej nga Garo Avakian, pinjoll nga familjet ermene te sjella për fabrikën e trikotazheve.

Fabrika kishte ngritur një dyqan shitje në Tiranë në kompleksin tregtar “Vllazën Juma” në Rr. 28 Nëntori (që u dogj gjatë luftës së Tiranës Nëntor 1944) dhe një tjetër dyqan luksoz në Vlorë që administrohej nga Ahmet Nurja. Në bazë të një dekreti të posaçëm, të nxjerrë në vitin 1947 nga presidenti i R.P. të Shqipërisë, pa asnjë shpërblim fabrika u shtetëzua.

Ishte pikërisht kjo fabrikë që do të përgatiste plejadën e qindra punëtoreve të specializuara për të punuar në trikotazh dhe në saje të kësaj tradite kjo industri funksionoi deri vonë.

Maqedonia zbraz liqenin e Ohrit

Porta e Drinit të Zi, në liqenin e Ohrit, shërben për të rregulluar kuotat minimale dhe maksimale të nivelit të ujittë përcaktuara me një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.Pavarësisht kësaj marrëveshje kjo portë është hapur më shumë sesa lejohet dhe kjo ka bërë që niveli i ujit të bjerë dhe të tërhiqet të paktën 20 m nga bregu në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.

Pavarësisht se mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një marrëveshje për menaxhimin e liqenit për të disatën herë pala maqedonase e shkel atë.Shqipëria e ka ngritur shqetësimin e saj pranë autoriteteve përkatëse për shkak se kërcënohet një pasuri botërore por hapjen e portave te shkarkimit në strugë, Maqedonia e Veriut vazhdon ta bëjë dhe nëpërmjet ujit te liqenit plotëson rezervat hidroenergjetike qe sherbejne për të furnizuar me ujë tre hidrocentralet që gjenden gjatë rrjedhës së lumit.

Drini i Zi kalon mes përmes Strugës dhe urat e shumta që lidhin dy brigjet e tij i kanë dhënë epitetin qyteti i urave por përveç potencialit turistik qëndron edhe përfitimi ekonomik. Këtu kalon Drini i Zi që vazhdon drejt Dibres se Madhe ndërsa gjatë rrjedhës së tij gjenden tre hidrocentrale. Çdo vit nga këto hidrocentale prodhohen miliona kilovatë për orë energji elektrike.

Mungesa e reshjeve dhe thatësira kamë bërë që gjatë muajve të fundit siç pohojnë edhe banorët numri i portave të hapura të shkojë në 4.

Sa herë që në anën tjetër të kufirit hapen portat, këtij liqeni që është një ndër më të vjetrit në botë i rrezikohet flora dhe fauna. Këtu uji është tërhequr dukshëm nga bregu ndaj shqetësimi për këtë pasuri botërore ka nevojë të dëgjohet nga autoritetet përkatëse.

“Muzika përhap Covidin”, ministri Klosi kërkon ndjesë

Pak ditë më parë, shkaktoi jo pak reagim një deklaratë e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Ai tha se muzika është ende e ndaluar në bare e restorante, pasi valët e saj përhapin COVID-19.Në studion e emisionit “Top Talk”, ku ishte dhe i ftuar, ministri Klosi tha se kjo deklaratë është keqkuptuar. Ministri nuk hezitoi të kërkonte një ndjesë të madhe publike për komunitetin e artistëve, të cilët tha janë më të prekurit nga kjo situatë e pandemisë. Ai ripërsëriti dhe një herë deklaratën e bërë para disa ditëve.

Muzika, tha ministri, nuk mund të vrasë, por të qëndruarit në një ambient të mbyllur, ku lëvizjet janë më të mëdha, kondicionimi dhe të qëndruarit të gjithë së bashku kanë efektin e tyre, atëherë sipas tij këto komponentë rrisin rrezikshmërinë e përhapjes së virusit COVID-19.

Denis Dyrnjaja: Tani dua të ndalem në një moment i cili me thënë të drejtën unë dua të jem në krahë tyre, sepse janë njerëz në fund të fundit. Ndalimi i muzikës, duket sikur vetëm muzikantët, DJ dhe kjo pjesa e njerëzve që merren me argëtimin, janë më të penalizuarit. Përse u bë kjo gjë? Përse nuk e menduat më gjatë këtë punë dhe në fund të fundit me çfarë do të jetojnë këto njerëz.

Blendi Klosi: Faleminderit për pyetjen sepse në fakt pati dhe një debat të madh publik edhe besoj që edhe ju ndani të njëjtën mendim me mua, meqenëse dalim shpesh në ekran na duhet të jemi të kujdesshëm, sepse një fjalë e interpretuar. Më the gjënë e parë, duke qenë se kam shumë miq në komunitetin e muzikantëve, kam jetuar me muzikën, jetoj, kam shijuar muzikën le të themi, padyshim atyre i duhet kërkuar një ndjesë e madhe sepse u turrën të gjithë kundra muzikës; muzika të vret, të infekton. Në asnjë rast nuk është thënë as nuk është menduar. Nuk ka asnjë deduksion logjik, të mendosh që muzika të dëmton, muzika si muzikë. Është një moment për t’i kërkuar një ndjesë atij komuniteti. Siç është dhe komuniteti i atyre njerëzve të cilët jetojnë me muzikën kanë vuajtur në fakt këtë sezon. Janë nga komunitetet më të goditura sepse ata jetojnë me të, sidomos periudha e verës është periudha që ata gjenerojnë më shumë para. Edhe në fakt se jeta e njerëzve ka qenë gjithmonë prioritare, na ka detyruar që të kishte një kufizim në këtë situatë.

Përsa i përket komunitetit që bëri meme, kjo është gjë humori dhe ishte shumë gjë e mirë. Pjesa e atyre që bëjnë logjikën e gjësë nga pikëpamja biologjike. Përsëri dua ta them, valët në një ambient të mbyllur krijojnë një dinamikë të caktuar me ambientin dhe shtohet më pas, rrymat e ajrit që shtohen nga kondicionimi, shtoi më pas lëvizjen, ose kur ka muzikë të lartë njerëzit flasin me zë të lartë, djersiten më shumë, energji më e madhe, njerëzit rrinë të gjithë të bashku. Edhe kur janë të gjithë këto faktorë, rreziku shtohet më tepër. Kjo është arsyeja që jo vetëm në Shqipëri por kudo jeta e natës. Unë kam mbaruar për elektronikë dhe në shkollë të mesme na mësonin çdo të thoshte çdo valë. Në një ambient që nuk ka ajër nuk përçohen valë. Ndjesë komunitetit të muzikantëve. Por të qenurit së bashku në një ambient me muzikë, njerëzit ndryshojnë sjellje, nga energjia dhe rrymat e ajrit, kondicionimi sidomos, janë të gjithë efektet që bëhen të gjitha së bashku dhe shtojnë më shumë rrezikun në ambiente të mbyllura.

LSI prezanton kryetarin e ri të partisë në Korçë (EMRI)

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka zhvilluar disa takime me strukturat e LSI në qytetin e Korçës.Braimllari ka prezantuar kryetarin e LSI-së në Korçë, dhe ai është Petrika Mele.Mele ka qenë i angazhuar për një kohë të gjatë me strukturat e LSI-së.

Braimllari: Po fuqizojmë çdo ditë LSI-në e Korçës. LSI Korçë është ekip gjithëpërfshirës dhe përfaqësues. Pedagogët, të rinjtë dhe profesionistë na janë bashkuar në strukturat e LSI Korçë. Në betejën e 25 prillit jemi fitues absolut. Rilindja e rrënuar dhe e kalbur. Rilindja nuk përfaqëson interesin qytetar është e kapur dhe marrë peng nga krimi. LSI përfaqeson vlerat më të larta shoqërore. Të angazhuar në shërbim të qytetarëve për të bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Beteja jonë është beteja e shpresës që të rinjtë të kontribuojnë dhe të punojnë në vendin tonë.

E rëndë në Pogradec/ Po rregullonte antenën, vdes 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të martë në Pogradec, ku, Aurel Spaho, 41 vjeç, ka rënë nga kati i 5 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Pogradecit.

Pogradec/Informacion paraprak.

Më datë 06.10.2020, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 5, shtetasi A. S., rreth 41 vjeç, dyshohet se duke rregulluar antenën aksidentalisht është rrëzuar nga tarraca e pallatit ku banonte, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mbani sportin larg nga politika

Anisa Bahiti ✍🏻

Në gjithë këto vite tranzicion njerëzit e thjeshtë kanë kaluar shumë strese dhe ngarkesa psiko-emocionale e sociale. Kostot e destabilizimit të vazhdueshëm të jetës në vend kanë pasur efekte shumë të rënda.
Emigracioni ka larguar trurin dhe rininë. Shkollimi, shërbimi shëndetësor, strehimi gjithçka është bërë më shtrenjt, me pagesë. Çdo skaj i jetës sonë është politizuar deri në ekstrem.
Një ndër pak aktivitete të cilat i kanë takuar qytetarëve të thjeshtë për t’u dëfryer ka qenë sporti, më konkretisht ai më popullori, futbolli.Të gjithë e mbajnë mend gëzimin mbarëpopullor kur mundëm Greqinë në Qemal Stafa, kur u kualifikuam dhe kur morëm pjesë në Europian.
Të gjithë mbajnë mend emocionet Kuq e Zi në Beograd, apo ndeshjet e bukura në stadiumin e ri të Elbasanit dhe të Shkodrës. Sa e sa familje të thjeshta i kanë vënë emrat fëmijeve të tyre Lorik si kapiteni i kombëtares Kuq e Zi.

Dhe vjen një ditë që politika që nuk ka lënë sektor të jetës pa ndërhyrë, merret edhe tek futbolli.
Një media pranë qeverisë merret me tifozerinë e ekipit më të vjetër tradicional të kryeqytetit duke e quajtur terroriste. Ekipi tjetër i kryeqytetit ka drejtor teknik vëllain e Kryeministrit, e tifoz numër 1 vetë zëvendëskryeministrin i cili çdo javë përplaset me Presidentin e Federatës së Futbollit edhe ky vëllai i një politikani. Në debat përfshihet edhe zyra e Presidentit të vendit dhe kthehet në një sherr të mirefilltë politik.
Të nderuar politikanë! A nuk mendoni që; të paktën futbollin, ta lini larg politikës. Qytetarët janë të lodhur nga hallet e jetës dhe kanë nevojë për pak gëzim. Lërini të paktën të gëzojnë lojën më popullore me sa më pak strese!

158 TË PREKUR ME COVID-19,1 RAST NE KORÇE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:
Janë kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 158
Të shëruar ne 24 orë 140
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 905

Testime totale 93,926
Raste pozitive 14,568
Raste të shëruara 8,965
Raste Aktive 5,200
Humbje jete 403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2704
Durrës 565
Shkodër 397
Lezhë 260
Korçë 241
Elbasan 233
Fier 223
Vlorë 184
Kukës 136
Berat 121
Dibër 80
Gjirokastër 56

DOKUMENTI – Ambasada e BE-së sqaron shqiptarët për rregullin e ri të udhëtimit drejt zonës Shengen….

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dalë me një sqarim lidhur me sistemin ETIAS, rregulli i ri të cilit do të duhet ti nënshtrohen qytetarët shqiptarë për të udhëtuar drejt zonës Shengen.Ambasada e BE-së, sqaron se sistemi ETIAS pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022 dhe shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin.

Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.Lexoni informacionin e paraqitur më poshtë për të kuptuar se çfarë është ETIAS-i dhe se cilat do të jenë ndikimet e fillimit të zbatimit të ETIAS-it për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen.

Çfarë është ETIAS-i?

ETIAS-i është një sistem i automatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022.

Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in.

Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.

A është autorizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re?

Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.

Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike.

Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.

Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.

Cilët janë objektivat e ETIAS-it

Për BE-në, objektivi kryesor është forcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt.

Gjithashtu, do të përmirësojnë manaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqiten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqiten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit.

Meta publikon emrat e 97 deputetëve: Lista që ngriti dorën kundër integrimit të vendit

Një ditë pasi paralajmëroi se çdo deputet që do të votonte pro ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor, presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook emrat e 97 deputetëve që ngritën pro kartonin në Parlament.Meta shkruan në postimin e tij se kjo është lista e 97 emrave që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

POSTIMI I ILIR METËS :

Kjo është lista e 97 emrave që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ja reagimi i PPE, pas këtij akti të turpshëm:

“Duke votuar shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Europian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

ME KËTË VEPRIM RAMA QARTËSISHT PENGON INTEGRIMIN EUROPIAN TË SHQIPËRISË. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq.

NE I BËJMË THIRRJE PRESIDENTIT T’I KTHEJË LIGJIN E SOTËM PARLAMENTIT.

NE I BËJMË THIRRJE KRYEMINISTRIT RAMA TË RISHIKOJË POZICIONIN E TIJ PËR HIR TË SË ARDHMES EUROPIANE TË POPULLIT SHQIPTAR”.

KOHA PËR REFLEKTIM!

THELLOHUNI PARA SE TË JETË SHUMË VONË!

1. Abazi Sadri

2. Ahmetaj Arben

3. Angjeli Anastas

4. Balla Taulant

5. Baraj Besnik

6. Bello Vilma

7. Beqaj Ilir

8. Beqiraj Ismet

9. Bici Dritan

10. Bitri Robert

11. Bode Edlira

12. Braçe Erion

13. Braho Spartak

14. Bushaj Xhevit

15. Bushati Ditmir

16. Bushati Ervin

17. Bushka Klotilda

18. Çela Bujar

19. Çuçi Bledar

20. Çyrbja Jurgis

21. Doshi Tom

22. Dralo (Malo) Artemis

23. Duzha Luan

24. Dhima Antoneta

25. Ekonomi Milva

26. Fino Bashkim

27. Gjermeni Eglantina

28. Gjiknuri Damian

29. Gjylameti Blerina

30. Harusha Luan

31. Hoxha Elona

32. Hyseni Alket

33. Hysi Vasilika

34. Hysko Eljo

35. Jaku Ardiana

36. Kamami Arben

37. Klosi Blendi

38. Kodheli Mimi

39. Koka Lefter

40. Konomi Ardit

41. Kumbaro (Furxhi) Mirela

42. Kushi Evis

43. Lala Reme

44. Leka Edmond

45. Majko Pandeli

46. Manastirliu Ogerta

47. Manja Ulsi

48. Marto Andrea

49. Meço Ervis

50. Mesi Senida

51. Nasufi Fadil

52. Ndraxhi Ilir

53. Nikolla Lindita

54. Peleshi Niko

55. Pendavinji Ilirian

56. Pëllumbi Arben

57. Piro (Nurçe) Tatiana

58. Qefalia Xhemal

59. Rama Edi

60. Rista Adelina

61. Roshi Enver

62. Ruçi Gramoz

63. Rraja Rrahman

64. Sinaj Vullnet

65. Spahiu Klodiana

66. Spaho Florenc

67. Spiropali Elisa

68. Sterkaj Paulin

69. Shalsi Eduard

70. Shameti Adnor

71. Ulqini Musa

72. Valikaj (Felaj) Ermonela

73. Velaj Fatmir

74. Vorpsi Sadi

75. Xhaçka Olta

76. Xhafaj Fatmir

77. Xhelilaj Rolant

78. Xhembulla Almira

79. Xhina Elena

80. Xhindi Anduel

81. Ylli Fidel

ME MANDATE ANTIKUSHTETUESE

1.Klajdi Qama

2.Majlinda Halilaj

3.Selami Jenishehri

4.Nimet Musaj

5.Aurora Mara

6.Edmond Rrushi

7.Krenar Rryçi

8.Nikolin Staka

9.Vasil Sterjovski

10.Edmond Stojku

11.Ylli Shehu

12.Ramazan Gjuzi

13.Eugen Bojaxhiu

14.Ediola Braha

15.Arlind Çaçani

16.Arben Elezi

Gazetari sqaron faktet: ETIAS nuk është rikthim vizash

Nga Endri Xhafo

The Electronic System for Travel Authorization (ESTA) është një sistem i automatizuar që përcakton kualifikimin e një vizitori për të udhëtuar pa vizë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës e aplikojnë që prej vitit 2009 për të gjithë shtetasit e vendeve që përfitojnë nga Visa Waiver Program (VWP), pra udhëtimi pa viza për në SHBA (US ESTA nevojitet edhe për udhëtime në Guam, Puerto Rico dhe US Virgin Islands). Që prej vitit 2014 ESTA ka një kosto prej 14$ për person, lipset edhe për fëmijët pa dallim moshe, rekomandohet të aplikohet qysh para blerjes së biletës së avionit, por në çdo rast jo më vonë se 72h përpara udhëtimit, dhe pa të kompanitë ajrore nuk të bëjnë check-in. Ndërsa kur futesh në territor amerikan nga toka (Kanada & Meksikë) plotëson një formular letre.

ESTA ka vlefshmëri 2-vjeçare. Kush nuk ka nevojë për ESTA për të udhëtuar për në SHBA? Shtetasit e atyre vendeve që kanë nevojë për vizë, siç janë shqiptarët, e megjithatë, me vizë apo pa vizë (ESTA), të cilat autorizojnë udhëtimin, zyrtarisht asnjëra nuk autorizon futjen në territorin amerikan; këtë e vlerëson vetëm autoriteti doganor në port apo aeroport. Pra, teorikisht, edhe nëse je shqiptar me vizë apo anglez me ESTA, agjenti doganor amerikan në kufi mund të të refuzojë hyrjen në territorin amerikan.

Tani, këtë gjë që SHBA e bën që prej 2009-ës, BE ka përgatitur një raport në 2011-n për ta aplikuar edhe ajo në zonën Schengen. Sistemit ETIAS (European Travel Information and Authorization System) do t’i nënshtrohen si shqiptarët, edhe amerikanët. Pra ESTA europiane, me inicialet ETIAS, nuk është rikthim vizash, por një sistem i automatizuar që synon, sipas europianëve, të rrisë sigurinë e lëvizjes në hapësirën Schengen.

Jam habitur se si disa ish-funksionarë e shesin këtë si rikthim të vizave me Shqipërinë. Ose injoranca, ose pafytyrësia, sepse njëra nga të dyja është, nuk kanë brirë. Vendimi për rikthimin e vizave me Shqipërinë edhe mund të merret një ditë, inshallah jo, por këtë herë nuk është ky rasti.

A PO NA VRASIN MASKAT E FYTYRËS? EKSPERTËT FLASIN PËR RREZIKUN E DIOKSIDIT TË KARBONIT

Në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri, disa qeveri në të gjithë botën e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave të fytyrës në hapësirat publike. Shumë ekspertë thonë se mbajtja e maskës në fytyrë mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së koronavirusit, por disa njerëz e neglizhojnë përdorimin e rregullt të maskave, duke pretenduar se mund të shkaktojnë ekspozim të tepërt të dioksidit të karbonit dhe të paraqesin rreziqe për shëndetin.

A është e vërtetë?

Jo! Maskat e fytyrës nuk kanë gjasa të shkaktojnë ekspozim të tepërt të dioksidit të karbonit, madje edhe në pacientët me sëmundje të mushkërive, thotë një studim i ri i botuar në Annals of the American Thoracic Society. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit vlerësuan problemet që lidhen me ndryshimet në nivelet e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në individë të shëndetshëm dhe ata me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) para dhe gjatë përdorimit të maskave kirurgjikale. U zbulua se efektet jenë minimale edhe tek njerëzit me dëmtime shumë të rënda të mushkërive.

Ndjeni pengim të frymëmarrjes kur mbani maskë? Ja arsyeja

Disa njerëz të shëndetshëm mund të përjetojnë dispnea ose ndjenjën e gulçimit, kur vendosin maska, por kjo nuk është për shkak të ndryshimeve në shkëmbimin e gazit. Ka të ngjarë të ndodhë nga kufizimi i i sasisë së ajrit, në veçanti kur nevojitet ventilim më i lartë (në sforcim), shpjeguan studiuesit.Për shembull, mund të përjetoni pengesë të frymëmarrjes kur ecni me shpejtësi në një malore ose nëse mbani një maskë tepër të ngushtë.Zgjidhja e këtij problemi është të ngadalësoni ose hiqni maskën nëse jeni në një distancë të sigurt nga njerëzit e tjerë, sugjerojnë studiuesit.

“Publiku nuk duhet të besojë se maskat vrasin”, është shprehur një nga studiuesit Michael Campos nga Universiteti i Miamit.Përdorimi i një maske për fytyrën është e rëndësishmja për të parandaluar infeksionin Covid-19.Është më e rëndësishme për njerëzit me sëmundje të mushkërive të mbajnë një maskë fytyre pasi kanë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë pasi të infektohen me Covid-19. Përveç kësaj, njerëzit duhet gjithashtu të lajnë rregullisht duart e tyre dhe të praktikojnë distancimin shoqëror për të zvogëluar rrezikun e infeksionit COVID-19.

BUJAR NISHANI JEP ALARMIN: RIKTHEHET SISTEMI I VIZAVE, KLANI I KUSARËVE E XHAHILËVE INJORANTË NË PUSHTET LËVIZ ME PASAPORTA DIPLOMATIKE

Duke nisur nga data 1 janar e vitit 2021 të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen me një sistem të ri të vizave. Lidhur me këtë lajm, ish-presidenti Bujar Nishani shprehet se e ka paralajmëruar disa muaj se qeveria ‘Rama’ do të arrinte në këtë fazë. Sipas tij, sot erdhi “dhurata” e rëndë për shqiptarët. Për Nishanin, mundësia e fundit është 25 prilli për të rikthyer lëvizjen pa viza në Evropë.

Reagimi i plotë i Nishanit:

Përpara disa muajsh paralajmërova se qeverisja e korruptuar e rilindsave dhe inkriminimi total i shtetit tonë po rrezikonte të anulohej arritja më e madhe e shqiptarëve, lëvizja e lirë, pa viza në Evropë.

Prej aso kohe, klani i kusarëve dhe xhahilëve injorantë në pushtet, që për vehten dhe familjet e tyre kanë sistemuar pasaportat diplomatike e thelloi edhe më shumë gropën e korrupsionit dhe inkriminimit.Tallej e fyente çdo ditë nga sarajet e oligarkëve me të cilët ndan kusarinë, Evropën dhe vlerat e perëndimit.

Sot erdhi “dhurata” e rëndë për shqiptarët.

Që nga 1 Janari për shqiptarët nuk ka më ; “prit biletën , merr (avionin, tragetin, autobuzin) e shko ku e ke nevojën, hallin apo qejfin në Evropë”.

Shqiptarët tani duhet të zgjedhin. Të korruptuarit mbi krye e në pushtet apo të lirë në te drejtën e vet. Mundësia e fundit është 25 prilli për të rikthyer lëvizjen pa viza në Evropë.