Ç’PO NDODH NË GREQI, SHTOHEN MASAT PER PARANDALIM E COVID JA CFARE DO BEHET E DETYRUESHME PER TE GJITHE QYTETARET

Greqia Diten e Sotme dhe nesër diskuton hapat e ardhshëm /Thyerja e barrierës së 20,000 rasteve .

Greqia është duke diskutuar për masat e reja që do të marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Anastasia Kotanidou tha për radio “Thema” se sot dhe nesër do të diskutohet mbi masat e reja, të cilat mund të parashikojnë edhe vendosjen e maskës në ambientet e brendshme dhe të jashtme.


“Masa e radhës do të jetë vendosja me detyrim e maskës në ambientet e brendshme dhe të jashtme”, tha ajo.

Greqia ka arritur limitin e vendosur prej 20 000 rastesh me koronavirus dhe numri i dyfishua që prej gushtit. Që prej këtij muaji deri më tani janë shënuar 10 000 raste të reja duke vënë në alarm autoritetet.

Ndërkohë, masat kufizuese zbatohen në shtatë rajone dhe qytete më të mëdha të Greqisë. Pas Athinës, Selanikut, Heraklion, Larisa dhe Trikala, listës me masat iu shtua Patras dhe Janinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.