162 raste të reja me të infektuar,16 te prekur ne Korçë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 914 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 16 janë në Korçë, 5 raste te reja ne Pogradec nga 2 raste ne Devoll dhe 1 rast ne Kolonjë.Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça njofton MSH.Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 162
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 914

Testime totale 94,840
Raste pozitive 14,730
Raste të shëruara 9115
Raste Aktive 5208
Humbje jete 407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2711
Durrës 563
Shkodër 393
Lezhë 256
Korçë 253
Elbasan 226
Fier 225
Vlorë 185
Kukës 139
Berat 125
Dibër 77
Gjirokastër 55

Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 31-vjeçari në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë,pasi po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 31 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Digjet makina luksoze në Pogradec, ja në pronësinë e kujt ishte

Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, ështe djegur ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se mjeti luksoz në pronësi të Alfred Cenkollarit është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, në lagjen nr.3 të Pogradecit ku dhe ka qenë i parkuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Cenkollari është pronar i disa bizneseve të mëdha në Pogradec, si karburanti “EAST-OIL”, hotele, restorante dhe një agjensi turistike. Ende nuk ka detaje nëse djegia e makinës mund të jetë bërë për shkak të konkurencës apo të ndonjë konflikti në të cilin është përfshirë Cenkollari.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

OBSH-ja : Evropianët të “rraskapitur” nga pandemia,dëme emocionale popullatës

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se coronavirusi po u shkakton dëme emocionale popullatës së Evropës.Sipas BBC, organizata ka vërejtur rritjen e niveleve të apatisë midis disa popullatave të kontinentit.

Të dhënat e sondazhit zbulojnë se shkalla e “rraskapitjes nga pandemia” vlerësohet të ketë arritur mbi 60 per qind në disa raste.

Shumë njerëz ndihen më pak të motivuar për të ndjekur masat mbrojtëse pasi kanë jetuar për disa muaj me përçarje dhe pasiguri, raporton BBC.

Derisa të zbulohet vaksina kundër COVID-19 ose edhe trajtimet efektive, mbështetja publike dhe sjellje mbrojtëse sikurse pastrimi i duarve, bartja e maskave, dhe distancimi shoqëror – janë masat të cilat duhet të zbatohen për ta luftuar virusin.

Drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Henri Kluge, thotë se kjo “rraskapitje” pritet në këtë fazë të krizës.

“Që kur virusi arriti në Evropë, qytetarët kanë bërë sakrifica të mëdha për ta reduktuar përhapjen e COVID-19”, u shpreh ai.

“Virusi ka reflektuar me një kosto të jashtëzakonshme, që na ka lodhur të gjithëve, pavarësisht se ku jetojmë apo çfarë bëjmë. Në rrethana të tilla është e lehtë dhe e natyrshme të ndihesh apatik dhe i demotivuar”, ka shtuar mes tjerash Kluge.

Skënderbeu thyen “rekord” gjatë verës,si ndryshon formacioni për sezonin e ri

Skënderbeu ka “thyer” një rekord këtë verë. Si kurrë më parë ka pasur rrjedhje masive, duke e ndryshuar rrënjësisht. Këtë e kupton nga hyrje-daljet e bëra në këtë merkato vere.

Skënderbeu është në fazën përfundimtare të ndërtimit të ekipit dhe normalisht diçka e tillë po vlerësohet në maksimum nga trajneri Julian Ahmataj. Numri një i pankinës korçare vijon të mbajë të tijtë të karikuar, duke ndërthurur dy seanca stërvitore në ditë me testet miqësore.

Zyrtarisht u larguan 16 futbollistë nga sezoni i fundit dhe klubi i ka zëvendësuar ata me 17 afrime. Tifozët janë kuriozë të shohin si do të paraqiten bardhekuqtë këtë sezon dhe cili do të jetë formacioni “tip” i Julian Ahmatajt.

Ky eshte Skenderbeu i ketij sezoni.
Lind pyetja, deri ku mund te shkoje ky ekip?

LISTA E LOJTARËVE TË SKËNDERBEUT

PORTIERË
Mario Dajsinani
Kostandino Dramolli

MBROJTËS
Jorgo Meksi
Ditmar Bicaj
Harallamb Qaqi
Malësor Shala
Drin Govori
Amer Duka
Kosta Vangjeli

MESFUSHORË
Uerdi Mara
Shqiprim Taipi
Arinaldo Rrapaj
Alban Shabani
Randi Xhunfo
Paolo Ivani
Jorgo Qeleshi
SULMUES
Alfred Mensah
Belajdi Pusi
Elvi Berisha
Aleksandro Tereziu
Joan Çela

HUMBJA TURPËRUESE NDAJ TOTENHEMIT, JUNAJTID GJEN TRAJNERIN E RI

Djajtë e Kuq u turperuan 6-1 në shtëpi nga ish-klubi i Pochettino, Tottenham Hotspur të Dielën, gjë që e ka turbulluar të ardhmen e Solskjaer në klub.Humbja turpëruese nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Mançester Junajtid. Këta të fundit si fajtor për atë që ndodhi shikojnë trajnerin Ole-Gunar Solskjaer, i cili tashmë rrezikon shkarkimin.

Sipas asaj që raporton “Daliy Star”, menjëherë pas humbjes me Totenhemin, drejtuesit e Junajtid kanë kontaktuar Mauricio Poçetinon. Kontaktet janë bërë për t’i ofruar atij drejtimin e “Djajve të Kuq”, teksa prej afro një viti është i papunë pas shkarlimit nga Totenhemi.

Kontaktet e para mes palëve kanë nisur dhe në rast se Solskjaer vazhdon me rezultate negative atëeherë shkarkimi nga stoli i skuadrës është i pashmangshëm.

Ndersa Klubi i Manchester United zyrtarizon blerjen me te re Edison Cavani 

Burimi : Daily Mail

ISH-E FEJUARA E AKTORIT TË NJOHUR: JETUAM 8 VITE BASHKË.JETONIM BASHKË, POR NUK BËNIM SEKS

Para disa ditësh, aktori i njohur italian, Gabriel Garko rrëfeu orientimin e kundërt seksual. Ai pranoi publikisht para ish të fejuarës, se është homoseksual. Pas deklaratës së bujshme, ka folur dhe aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për plot tetë vite me Gabriel.

Në një intervistë për “Chi”, aktroja ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre. Grimaldi tha se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte seksi.

“Historia jonë u krijua katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbroja atë.

Por ekzistonte një dashuri e thellë që na lidh akoma sot dhe kjo shkon përtej sferës fizike… madje do të isha martuar me të ose do të kisha një fëmijë me të”, tha aktorja.

Lippi: Ja kush është favorit për Serinë A

Marcello Lippi, ish-trajneri i Italisë kampione e Botës në 2006-ën, ka folur në lidhje me luftën për titull në Serinë A.
“Shikoj Juventus-in akoma favorite, por diferencat janë zvogëluar shumë”, ka thënë Lippi për Gazzetta dello Sport.
“Mes të tjerave që ndjekin është edhe Atalanta. Champions? Nuk është një pnegesë, por e kundërta, është një grup që entuziazmohet kur bën gjëra të rëndësishme”.
“Arritën deri në gjysmëfinale dhe vetëm një goditje fati ka ndihmuar PSG-në të kualifikohet”.