Digjet makina luksoze në Pogradec, ja në pronësinë e kujt ishte

Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, ështe djegur ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se mjeti luksoz në pronësi të Alfred Cenkollarit është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, në lagjen nr.3 të Pogradecit ku dhe ka qenë i parkuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Cenkollari është pronar i disa bizneseve të mëdha në Pogradec, si karburanti “EAST-OIL”, hotele, restorante dhe një agjensi turistike. Ende nuk ka detaje nëse djegia e makinës mund të jetë bërë për shkak të konkurencës apo të ndonjë konflikti në të cilin është përfshirë Cenkollari.


Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.