Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj sulmeve që kryeministri Edi Rama bëri sot në adresë të tij për dekorimet e heronjve të atdheut.
“O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT! ”,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.
Kombëtarja Shqiptare është nisur mëngjesin e sotëm drejt Kazakistanit, ekip me të cilin do të përballet më 11 tetor, në kuadër të ndeshjeve të Nations League.Nuk ka asnjë ndryshim në organikë duke marrë për referencë ndryshimet e fundit, që ndodhet të enjten.Lajmi i mirë fakti që rezultatet e tamponëve të marrë një ditë para nisjes janë të gjitha negative.
Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, pas përballjes te Kazakistanit, do të udhëtojë drejt Lituanisë, me të cilën do të luajë më 14 tetor.
Një ditë më parë FSHF njoftoi se Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjekësor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.
Që nga e mërkura me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të siguronte lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa mesditën e së enjtes me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.
Sa i përket sulmuesit të Kombëtares U-21, Emiljano Bullari, ai kthye te skuadra e Shpresave.
FORMACIONI – Etrit Berisha pritet që jo vetëm të jetë titullar, por edhe kapiten i Kombëtares. Përpara portierit të SPAL-it, ka vetëm një dilemë për trajnerin Reja. T’i japë edhe një shans Enea Mihajt apo të testojë treshen Gjimshiti, Dermaku e Kumbulla. Kjo, në bazë të testeve që ai ka bërë gjatë stërvitjeve në Durrës. Nga krahët, dilema është në të djathtë. Mungesa e Hysajt dhe tashmë edhe e Uzunit ka bërë që trajneri të mendojë për një strategji taktike. Frederik Veseli dhe Albi Doka janë testuar si dy të mundshëm më të përshtatshëm për linjën e djathtë. Gjithashtu, trajneri ka testuar edhe Ermir Lenjanin, një anësor të majtë në rolin e tij, por me strategjinë që të jetë një lojtar që futet brenda në zonë për të gjuajtur me të majtën. Në anën tjetër, Memolla shihet më favorit në krahasim me Trashin. Në mesfushë, Keidi Bare dhe Amir Abrashi pritet që të kenë në mes Kallakun, më i favorizuar në krahasim me Çekiçin dhe Laçin. Mesfushori i Lokomotivës duket se ka bindur trajnerin që t’i japë besim. Me të në fushë, krahas 3-5-2-shit klasik, mund të bëhet edhe spostimi taktik 3-4-1-2. Krahas Kallakut, debutues pritet të jetë edhe Broja, i cili vendoset në majë të sulmit me Manajn. Vrioni vjen pasi ka marrë leje nga Juve.
Zbardhen detaje të reja nga operacioni në Korçë ku janë kapur 78 klandestinë të paligjshëm.Refugjatët vinin nga Turqia, Siria, Maroku dhe Algjeria, mes të cilëve fëmijë, vajza e gra dhe udhëtonin nga Devolli në Tiranë.Ata u kapën në afërsi të një karburanti në fshatin Leminot të Korçës.Disa nga personat e përfshirë në ndihmën e kalimit të këtyre klandestinëve ilegalisht në Shqipëri janë shoqëruar nga policia.
Në aksion kanë qënë forcat Shqiponja, policia e Kufirit, policia Rrugore dhe ajo Kriminale.
Më shumë se 40 forca policie ishin në aksion.
Prej kohësh transportimi i sirianëve drejt vendeve të BE-së është kthyer në një biznes nga shqiptarët dhe bashkëpunimit mes shtetasve të vendeve fqinje.
Ky operacion ka shënuar edhe numrin më të madh të kapur ndonjëherë në qarkun e Korçës.
Shega me të vërtetë mund të ”mburret” për përfitimet që u jep njerëzve, që janë të panumërta, dhe mund të konsiderohet si një nga frutat më të dobishme në botë, shkruhet ne faqen italiane greemne.it.
Le të përmbledhim vetitë e saj si më poshtë:
Antioksidues dhe antiplakje: shega është me të vërtetë e pasur me antioksidantë, substanca të afta për të përballuar radikalet e lira përgjegjëse për plakjen qelizore. Në veçanti, është një burim i flavonoideve që ndihmojnë trupin tonë të mbetet i shëndetshëm dhe të parandalojë plakjen e parakohshme.
Multivitamina: është burim i disa vitaminave, veçanërisht i vitaminës A, vitaminës C, vitaminës E dhe vitaminave të grupit B.
E pasur me kripëra minerale: shega përmban kripëra të rëndësishme minerale si mangani, kaliumi, zinku, bakri dhe fosfori.
E dobishme për sistemin imunitar: në vjeshtë, përmbajtja e saj në vitamina të çmuara (sidomos vitamina C) dhe të gjitha substancat e tjera të pranishme në fruta, na ndihmon të parandalojmë sëmundjet sezonale dhe të forcojmë trupin duke ndihmuar sistemin imunitar të funksionojë.
Antibakterial dhe antiviral: shega ka aftësinë t’i kundërvihet veprimit të viruseve dhe baktereve, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e shëndetit të organizmit.
Kolesteroli dhe presioni: ky frut, i ngrënë me një farë qëndrueshmërie, ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe për të ulur presionin e gjakut veçanërisht kur rritja e tij është për shkak të shkaqeve të ushqimit.
Forcon zorrët dhe ndihmon stomakun: një studim i fundit ka identifikuar një molekulë në frutat e shegës që forcon barrierën e zorrëve dhe lufton sëmundje të tilla si koliti dhe sëmundja e Crohn. Konsumimi i këtij fruti gjithashtu promovon tretjen dhe ndihmon në rast të papërshtatshmërisë.
Mbron trurin: Konsumi i rregullt i këtij fruti është treguar i dobishëm për mirëqenien e trurit. Përmirëson kujtesën dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve degjenerative.
Antiinflamator dhe antitumor: disa studime kanë treguar fuqinë antikancerogjene të shegës. Falë substancave të tij të dobishme, në fakt, në veçanti flavones, acideve yndyrore të konjuguara, fenilpropanoideve dhe acideve hidrobenzoike, dhe fuqisë antiinflamatore mund të ndihmojë në parandalimin e disa llojeve të kancerit të tilla si ai i gjirit dhe prostatës.
Forcon kockat dhe lufton artritin: shega kontribuon në shëndetin e kërcit, duke ruajtur funksionalitetin e saj dhe forcon kockat. Për më tepër, duke pasur parasysh fuqinë e tij anti-inflamatore, mund të ndihmojë ata që vuajnë nga artriti dhe artrozat.
Ndihmon veshkat: shkenca ka nxjerrë në pah efektet e ekstraktit të shegës për të mbrojtur veshkat dhe për të mbrojtur trupin tonë nga infeksionet që prekin këto organe.
Parandalon humbjen e masës dhe forcës muskulore: studimet kanë zbuluar se urolitina, një substancë e prodhuar nga mikrobiota e zorrëve pas konsumimit të lëngut të shegës, është në gjendje të përmirësojë shëndetin e muskujve.
Çiftin belg Nick dhe Lins De Corte, pandemia e koronavirusit e gjeti në Meksikë, duke mos pasur mundësi të kthehen në Evropë.Ata janë naturalistë, e kanë zgjedhur të eksplorojnë botën krejtësisht nudo. Ata i dokumentojnë këto aventura në blogun e tyre online. Pasi kufizimet e COVID-19 nisëm të lehtësoheshin, çifti u rikthye në Evropë, për të rinisur aventurat e tyre. menjëherë ata shkuan në Honduras, Portugali, e madje eksploruan nudo pyjet e Amazonës.
Gjithashtu pjesë e guidës së tyre ishte dhe Franca, duke qenë se vendi ofron shumë hapësira për nudistët.
“Ne shkuam në Francë para disa kohësh dhe ishte një përvojë e shkëlqyeshme. E kemi vizituar edhe disa herë më pas dhe e them pa drojë, ishte vërtetë një eksperiencë unike. Franca të jep hapësira të bollshme për nudistët, ka kampe nudiste, aktivitete, gjithçka që duhet”, tha Nick për CNN.
Çifti De Corte, e kanë hapur blogun e tyre online, për një qëllim fare të thjeshtë, të zhbëjnë paragjykimet që rrethojnë nudistët.
“Ekzistojnë disa paragjykime. E para ka të bëjë me seksin, njerëzit e cilësojnë tabu të qëndrosh i zhveshur në grup pa ndonjë qëllim seksual. Ky është një keqkuptim i madh”, shtoi më tej Nick.
Një kamion ku ndodheshin 50 sirianë është ndaluar sot në aksin nacional Korçë- Pogradec, në afërsi të shtatit Pirg.Sipas raportimeve mes shtetasve sirianë ndodheshin edhe gra e fëmijë.Në polici është shoqëruar drejtuesi i kamionit, ndërkohë që bëhet e ditur se forca të shumta policie, të forcave shqiponja dhe të kufirit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Prej kohësh transportimi i sirianëve drejt vendeve të BE-së është kthyer në një biznes nga shqiptarët dhe bashkëpunimit mes shtetasve të vendeve fqinje.
Forca të shumta të policisë,shqiponja dhe të kufirit jane ne vendngjarje.
Julian Ahmataj është i kënaqur me merkaton. Ai mendon se skuadra edhe pse është e re dhe pa shumë përvojë, nuk i mungon dëshira për të bërë gjëra të mëdha. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri tregon se këto dy muaj në krye të Skënderbeut nuk i ka pasur të lehtë, por tashmë ndihet i qetë.
Vlerëson afrimet e bëra, por ka vetëm një “merak” për afrikanët: shpreson që të jenë vërtet cilësorë. Nuk kishte si të mos fliste për shtyrjen e vazhdueshme të kampionatit dhe hapur e thotë që i ka ardhur shumë në ndihmë për të përgatitur si duhet ekipin.
Ahmataj, merkatoja u mbyll zyrtarisht. Si do e vlerësonit punën e Skënderbeut në këtë hapësirë transferimesh?
Të jem i sinqertë, kemi bërë një punë të mirë duke u nisur nga mënyra se si e morëm ekipin fillimisht. Kemi bërë një merkato të mirë në përputhje me objektivat dhe drejtimet që na ka caktuar klubi në fillim të këtij sezoni. Normalisht që përpara kishim një punë delikate, por besoj se kemi bërë më të mirën e mundshme.
Jeni i kënaqur me afrimet që keni bërë?
Kemi bërë mirë, me aq sa kemi pasur mundësi dhe për këtë jam i kënaqur. Ka qenë një periudhë intensive, por të gjithë si staf mundëm të përballojmë me sukses dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura. Besoj se ka qenë një punë e mirë e bërë nga të gjithë dhe tani duhet të bëjmë maksimumin.
A ju ka mbetur ndonjë peng?
Duhet fillimisht të shohim se në çfarë gjendjeje e kemi ekipin e plotë. Kemi ende disa lojtarë që nuk kanë mbërritur në ekip dhe po i presim të bashkohen me ne. Janë marrë si elementë cilësorë dhe normalisht që presim të shohim se çfarë mund të bëjnë. Vetëm pasi të mbërrijnë lojtarët nga Afrika, atëherë do të mund të flasim më qartë se çfarë na duhej dhe ku mund të bënim më mirë.
Me këtë organikë që keni, ku mund të arrijë ky Skënderbe?
Normalisht që do të na hynin në punë lojtarë që do të kishin eksperiencë në Superiore. Patjetër që do të na ndihmonin dhe do të mbanin balancat e ekipit. Jemi vërtet një grup i ndërtuar me elementë të rinj, por që kanë ambicie dhe dëshirë. Kjo mua më ngroh dhe më jep shpresë se mund të shkojmë larg.
Testet miqësore kanë treguar se ende nuk jeni gati. A e shikoni edhe ju kështu?
Jo, nuk mund të them të njëjtën gjë. Testet miqësore i kemi zhvilluar për të parë formën e ekipit në kompleks dhe gjendjen e lojtarëve në tërësi. Unë jam i kënaqur deri në njëfarë pike. Por të mos harrojmë që kemi qenë të ngarkuar dhe nuk kemi pasur mundësinë të bëjmë më të mirën. Ekipi do të shprehet shumë më mirë në vijimësi.
Dy muaj në krye të Skënderbeut, por ende nuk kemi një datë se kur mund të fillojë kampionati. Ju shqetëson kjo situatë?
Normalisht që po. Asnjëherë më parë nuk e kam përjetuar një situatë të ngjashme. Mbetet të shohim se si do të zgjidhet në fund. Por mund të them për sa më takon mua, se na ka bërë mirë kjo periudhë. Qoftë për të punuar më shumë, por nga ana tjetër kemi pasur mundësinë t’i mbajmë lojtarët të karikuar. E thënë ndryshe, e kishim të nevojshme këtë ndalesë për ta sjellë ekipin në formën e duhur.Panorama Sport
Vijojnë lëkundjet e tërmetit në vend. Vetëm pak minuta më parë është regjistruar një tjetër lëkundje me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka qenë në Detin Adriatik, 42 kilometra nga Tirana dhe 23 km nga Durrësi. Ndërkohë, thellësia e lëkundjes së fundit sizmike ka qenë 5 km.
Pak ditë më parë vëmendjen e mediave gjermane, e mori rrëfimi i një ish-policeje, e cila deklaroi se gjatë ditës ka punuar me forcat e rendit dhe natën si prostitutë.Ajo ka rrëfyer se për këtë ndryshim të sajin është frymëzuar nga punonjëset e seksit, të cilat i takonte gjatë punës. Sarah Keller, nga Duisburg, ka treguar se ka marrë pjesë për herë të parë në një festë erotike në vitin 2011, ku me vete kishte dhe një shoqe.
“Ndihesha mirë me policinë, ishte një punë e mirë por ndjeja që diçka më mundonte. Doja të bëja gjëra të tjera që më jepnin kënaqësi, siç janë lojërat seksuale. Kam qejf kur ushtroj pushtet mbi meshkujt dhe i urdhëroj ata”, tha Sarah.
Mësohet se Sarah është dëbuar nga policia, pasi iu bënë publike disa foto me përmbajte seksuale, në grupin e policëve në aplikacionin “Whats App”.
Ndërkohë që ti shtyn alarmin çdo 5 minuta, dikush tjetër është zgjuar, i ka thënë “mirëmëngjes” njerëzve përreth dhe ka nisur rutinën. Po, i doli koha të bëjë shumë gjëra para se të dalë, prandaj suksesi i tyre s’është fare i rastësishëm. Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm çdo mëngjes?
1. Ata zgjohen shumë herët në mëngjes.
Njerëzit e suksesshëm zgjohen shumë herët. Disa prej tyre madje e nisin ditën para lindjes së diellit: Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple zgjohet çdo ditë në orën 4:30, Indra Nooyi drejtoresha ekzekutive e PepsiCo zgjohet në orën 4:00 dhe Bob Iger drejtor i Disney zgjohet në orën 4:30. Ata e dinë se koha e tyre nuk mund të shpenzohet në rutina dembele.
2. Ata meditojnë gjatë lindjes së diellit
Oprah Winfrey e bën këtë gjë çdo mëngjes pasi kjo e bën mendjen e saj më të qetë dhe më të përqendruar për pjesën tjetër të ditës. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve përballen me shumë stres kështu ata e përdorin meditimin për t’a menaxhuar në mënyrën e duhur.
3. Ata bëjnë ushtrimë fizike.
Nëse shihni me vëmëndje njerëzit më të suksesshëm do kuptoni se sa kujdesen për fizikun e ture. Ata i kushtojnë vëmendje ushtrimeve për trupin dhe mendjen njëkohësisht. Nëse do ndiqni këtë rutinë do e shihni se kërkon më pak kohë sesa koha që ju duhet për të kaluar sëmundjet.
4. Ata ushqehen shëndetshëm.
Ushqimi i mëngjesit përzgjdhet i tillë që trupi juaj të mos ngelet i fryrë dhe i lodhur. Ju duhet të ndiheni pozitiv dhe energjik. Richard Branson (investitor i njohur, filantrop) për shembull konsumon një sallatë me fruta dhe kos me musli (përzierje drithërash) në mëngjes.
5. Lexojnë gazeta.
Kjo është ideja e tyre e argëtimit në mëngjes. Disa lexojnë gazeta dhe disa të tjerë dëgjojnë lajme sportive. Kështu ata qëndrojnë në kontakt me çfarë ndodh nëpër botë. Warren Buffet, një nga njerëzit më të suksesshëm në botë lexon 6 gazeta përpara se të dalë nga shtëpia në mëngjes.
6. Ata i thonë jo e-maileve.
E-mailet janë një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, por ata investojnë në veten e tyre duke lexuar libra ose duke parë dokumentare.
7. Ata bëjnë një listë të gjërave që duan të arrijnë gjatë ditës.
Një ditë e organizuar në mënyrë të tillë që nuk lë hapësira boshe apo kohën të shkojë dëm është një nga rrugët drejt suksesit. Kjo gjithashtu ju jep mundësinë të përballoni surprizat dhe të jeni gjithmonë i përgatitur.
8. Mundohen gjithmonë të parashikojnë sesi do të shkojë dita e tyre.
Përfytyrimi i suksesit të vendos në një gjendje mendore pozitive. Ata përfytyrojnë një ditë eficiente dhe të shtruar. Shumica e ditëve nuk rezultojnë të jenë kështu por mendimi pozitiv i krijuar ju ndihmon t’i kaloni këto ditë sa më qetë.
9. I japin prioritet disa gjërave gjatë ditës.
Ata u japin prioritet detyrave të komplikuara të cilat kërkojnë një mendje dhe trup me energji. Si rrjedhojë, ne fund të ditës mbeten për t’u bërë vetëm detyrat e thjeshta, ato që nuk kërkojnë shumë angazhim.
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 932 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 11 janë në Korçë dhe 3 ne Pogradec.Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19,një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
E plote:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 932 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID. Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19. COCOVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020) Raste të reja ditore 167 Të shëruar ne 24 orë 89 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 932
Testime totale 96743 Raste pozitive 15066 Raste të shëruara 9304 Raste Aktive 5349 Humbje jete 413
Greqia ka publikuar një raport për shpenzimet që bëjnë turistët e huaj. “Kampionët” që shpenzojnë më shumë në Greqi janë australianët me 1095 euro dhe qëndrojnë mesatarisht 13.5 ditë. Më pas renditen kanadezët me 1068 euro për 12.5 ditë dhe amerikanët me 1008 euro për 10.6 ditë.Në listë renditet edhe Shqipëria, që sipas Institutit të Shoqatës së Ndërmarrjeve Greke të Turizmit, shqiptarët renditen si turistë që nuk shpenzojnë shumë në Greqi.
Sipas këtij raporti, të publikuar nga mediat greke turistët shqiptarë shpenzojnë mesatarisht 225 euro dhe nuk qëndrojnë më shumë se 3.5 ditë.
Nga vendet e Ballkanit turistët që shpenzojnë më pak në Greqi janë bullgarët me 87 euro dhe maqedonasit me 121 euro për 2.5 ditë.
Ndërsa gjermanët, që konsiderohen si frekuentuesit e rregullat të turizmit grek shpenzojnë mesatarisht 735 euro për çdo udhëtim. Ndërsa shpenzimi ditor shkon në 79 euro.
Një 46-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen “Radenec” të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, ku shtetasi Paulin Metaj është plagosur me thikë në këmbë nga 46- vjeçari me iniciale E. I., pas një konflikti që kanë pasur mes tyre.
Mësohet se ai ka marrë dëmtime në pjesën e kofshës, por, sipas bluzave të bardha, është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri Metaj njihet si person problematik nga Policia dhe banorët.
NGJARJA
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur teksa në zonë kishte një lëvizje të lartë të qytetarëve. Dëshmitarët, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, janë shprehur se kanë parë që dy shtetasit fillimisht po flisnin me zë të lartë.
Situata ka agravuar kur të dy kanë nisur të shajnë e ofendojnë njëri-tjetrin. Shtetasi Paulin Metaj mësohet se mbante me vete edhe një mjet prerës, thikë. Teksa kanë nisur që të konfrontohen fizikisht, Metaj ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar shtetasin me inicialet E.I. Ky i fundit mësohet se ka marrë një plagë në pjesën e kofshës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital.
Ndërkohë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes janë marrë edhe dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar që plagosi me thikë 46-vjeçarin, i cili është larguar menjëherë në drejtim të paditur. Ndërsa mësohet se është marrë edhe dëshmia e 46-vjeçarit, i cili ka treguar se si ka nisur sherri me shtetasin Paulin Metaj. Ky i fundit, sipas burimeve, njihet si person problematik në zonë dhe që herë pas here konfliktohej me persona të ndryshëm.
Prej disa kohësh, Fifi është kthyer në një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Që në daljet e saj të para në skenë, Fifi arriti që fitonte zemrat e publikut, sidomos me baladat.Ndryshimi drastik që ka pësuar pas rënies në peshë, ka bërë që Fifi të vihet shpesh në qendër të vëmendjes. Përveç suksesit të muzikë, ylli i hitit “Pa Galje” ka rënë gjithmonë në sy për karakterin e saj unik. Megjithatë, kohët e fundit është kritikuar shumë pas rënies në peshë se është bërë si të tjerat.
Madje pas ndryshimit drastik, shumë prej ndjekësve të saj e kanë krahasuar këngëtaren për ngjashmërinë me Marina Vjollcën. Fifi ka marrë sërish vëmendje me disa foto që ka publikuar së fundmi. Ajo shfaqet e veshur komplet në të zeza, dhe e kuruar deri në detaj, ku bie në sy për format trupore që ka arritur.
Sigurisht nuk kanë munguar komentet e fansave, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj. Duket se fotot janë shkrepur nga klipi i këngës më të fundit të këngëtares që pritet të publikohet ditën e sotme. “Përjetësi” është kënga që e sjell Fifin në një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.
Skënderbeu ka marrë edhe 4 afrikanë në ekip. Në limitet e merkatos u federuan Denis Dovouna, Samuel Armah, Jozef Ado Teteh dhe Agbodzie Abei, të cilët do të jenë pjesë e organikës për sezonin 2020-2021. Pritshmëritë janë të mëdha për këta lojtarë, e megjithatë fjalën e fundit do ta thotë fusha.
Çështja qëndron se ata ende nuk kanë ardhur në Shqipëri. Ata nuk janë pajisur akoma me viza, ndaj edhe është shtyrë afrimi i tyre. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, ata do të vijnë javën tjetër në tokën shqiptare.
Skënderbeu është në fazën përfundimtare të ndërtimit të ekipit dhe normalisht diçka e tillë po vlerësohet në maksimum nga trajneri Julian Ahmataj. Numri një i pankinës korçare vijon të mbajë të tijtë të karikuar, duke ndërthurur dy seanca stërvitore në ditë me testet miqësore.
Zyrtarisht u larguan 16 futbollistë nga sezoni i fundit dhe klubi i ka zëvendësuar ata me 17 afrime. Tifozët janë kuriozë të shohin si do të paraqiten bardhekuqtë këtë sezon dhe cili do të jetë formacioni “tip” i Julian Ahmatajt.