Kryemadhi: Unë nuk do të mbaj maskë, thirrje qytetarëve të mos e mbajnë maskën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk ka ndërmend ta mbajë maskën me detyrim. Në një lidhje për RTVORA, Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që çdo polici, që i ndalon në rrugë, duhet t’i kundërpërgjigjen dhe të mos u binden këtyre masave. Ndersa tha se shqiptarët do të bëhen veshllapusha nga mbajtja e maskës.

Per Kryetaren e LSI ky vendim do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve dhe ngjason me një koncesion i cili synon të garantojë shitjen e maskave.


Pyetje: Kryemadhi, duke filluar nga dita e enjte qeveria ka vendosur që të gjithë pa përjashtim do duhet të mbajmë maska kudo, përveçse kur jemi në shtëpi, përndryshe do të gjobitemi. Ju personalisht a do ta mbani maskën?

“Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat? Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi.

Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët. Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit,”- tha Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.