Babai i 4 fëmijëve, humb jetën emigranti shqiptar në Selanik

Një punëtor 50-vjeçar nga Shqipëria vdiq tragjikisht pasditen e së enjtes në Pefka, në Selanik. Sipas informacionit nga Thestival, punëtori po shkurtonte një pemë në oborrin e një shtëpie në rrugën Propylaion.Nën rrethana të paqarta ai ra poshtë shkallëve, duke marrë dëmtime të rëndë. Një ambulancë shkoi në vendin e ngjarjes, por për fat të keq shqiptari kishte ndërruar jetë.50-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve dhe punonte për të zbukuruar kopshtet e disa shtëpive në zonën e Pefka.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.