Greqia kundër refugjatëve-vendos pajisje shurdhuese kundër refugjatëve në kufi

Autoritetet greke kanë vendosur dy pajisje elektronike që mund të lëshojnë valë të fuqishme zanore dhe t’i bëjnë njerëzit të shurdhër, për t’u përdorur kundër refugjatëve në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).Dy pajisje akustike me rreze të gjatë të njohura ndryshe si LRAD, prodhojnë shpërthim zanor dhe kanë fuqinë për t’i bërë njerëzit të shurdhër.Të përdorura si në zona civile gjatë protestave apo dhe ushtarake në botë, sistemet LRAD, kur përdoren tek njerëzit, mund të shkaktojnë disorientim, shurdhim, dhimbje të padurueshme dhe probleme shëndetësore me pasoja të panjohura.

Perdorimi i tyre eshte i ndaluar ne shume vende te botes.Siç raportohet, në kuadër të vendimeve të Greqisë për forcimin e njësive kufitare, katër drone ajrorë pa pilot, 15 kamera termike, pesë barka dhe dhjetë automjete të blinduara patrullimi gjithashtu janë përfshirë në sistemin e mbikëqyrjes kufitare.Nga ana tjetër, raportohet se ndërtimi i murit të ri me tela në kufirin turko-grek, i cili u njoftua se do të ndërtohej në rajonin e lumit Marica kundër imigracionit të paligjshëm, ka filluar në rajonin Feres. (Anadolu)


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.