Pa sëmundje shoqëruese, humb jetën nga koronavirusi 37-vjeçari nga Korça

Një 37 vjeçar nga Korça raportohet të jetë një nga viktimat e Covid gjatë ditës së djeshme. Ai është Lorent Kreka, dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk kishte sëmundje bashkëshoqërues.Kreka kishte rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke paraqitur shenja të lehta infektimi.Por, situata e tij mësohet se është rënduar menjëherë, duke bërë që të kryhej transportimi i tij në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mësohet po kështu se edhe prindërit e 37 vjeçarit kanë qenë më herët me koronavirus, por e kanë kaluar pa pasoja.

Kreka kishte një biznes në Korçë dhe disa muaj më parë ai foli edhe për mikrofonin e Abc News duke u shprehur se pas mbylljes së pranverës, gjithçka të kishte kaluar dhe tashmë na prisnin ditë më të mira.


Ndersa theksoi se kjo situatë na penalizoi nga ana ekonomike dhe psikologjike. Ka qenë situatë e vështirë, por e përballuam dhe shpresojmë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit“, shprehej ai plot shpresë për mikrofonin e Abc News.”Kemi kaluar një situatë të vështirë. Shpresojmë për më mirë”, tregoi Lorenti për Abc News.

Lorent Kreka kishte bërë edhe një reagim në Facebook rreth 10 ditë më parë ku shkruante: “Mos i bini telefonit, nuk flas dot, ju lutem”.

Faqja Korca Blog i shpreh ngushëllime familjes !

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.