Habit modelja: Mami më dha leje të humbja virgjërinë 16 vjeç (FOTO

Modelja Megan Barton Hanson ka habitur të gjithë fansat me deklaratat që ka bërë gjatë një interviste për mediat britanike. 26-vjeçarja e njohur për pjesëmarrjen në Love Island ka rrëfyer pa doreza jetën e saj seksuale.Megan ka zbuluar se e ka humbur virgjërinë pasi i dha leje e ëma. Ajo ka treguar se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me të dhe se nuk kishte pasur probleme të fliste për seksin.Duke folur për The Sun, bukuroshja britanike është shprehur se e ëma i tha që ta humbiste virgjërinë pasi të mbushte 16 vjeç.

“Mami im dhe unë jemi shumë të hapura rreth seksit. Ajo më tha që është në rregull të kryesh marrëdhënie seksuale pas moshës 16 vjeç.

Ndodhi një javë përpara ditëlindjes sime të 16 dhe mendova: Është afër mjaftueshëm, nuk e kam thyer premtimin ndaj mamit”, tregoi ajo.Megan tregoi pa komplekse edhe se kur ka qenë lidhja e parë e saj serioze. “Në fillim nuk i kuptoja njerëzit pse ishin kaq të mahnitur pas seksit, por më pas kuptova që kisha një “lidhje” të fortë me të dashurin asaj kohe”, tregoi ajo.

Modelja britanike ka rrëfyer se i pëlqen asaj të marrë në kontroll situatat ndërkohë që zbuloi se nuk do ta kishte problem që gjatë marrëdhënies seksuale me partnerin të kishte prezente edhe femra të tjera.

Bashkia Pustec, fshatarët punojnë si në mesjetë…

Teksa qeveria flet për fermerët që duhet të regjistrohen në tatime, të pajisen me kartë, e të marrin naftën më lirë, në Pustec ka një realitet krejt tjetër.Në këtë fshat, banorët as që e mendojnë të punojnë tokën me makineri, por vijojnë traditën e vjetër, atë me kafshë pune.Ky është Taqo Ndoni nga fshati Diellas i Bashkise se Pustecit. Pas pensionit modest që përfiton, ai siguron edhe pak të ardhura nga toka, të cilën e punon me parmendë druri si në mesjetë.

I moshuari na tregon se nuk ka të ardhura për të përballuar shpenzimet që duhen për të punuar tokën me mjete bujqësore.

Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolevski pranon gjendjen e vështirë ku ndodhen banorët. Por njëkohësisht një situatë e tillë vjen edhe për shkak të ndarjes së tokës në sipërfaqe të vogla.

Bashkia Pustec përbëhet nga 9-të fshatra dhe pjesa më e madhe e banorëve i punojnë tokat e tyre me kafshë pune dhe jo makineri, pasi nuk përballojnë shpenzimet. Kjo situatë është edhe në shumë fshatra të tjerë të vendit, kryesisht në zonat e thella./Vizion Plus/

Covid-19/Lombardi, mbyllen baret dhe restorantet

Lombardia, rajoni italian më i prekur nga vala e dytë e COVID-19, mbyll që nga sot të gjitha baret dhe restorantet duke nisur nga mesnata dhe pezullon të gjitha aktivitetet sportive amatore.Përveç kësaj, duke nisur nga ora 18:00, baret do të mund t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur në një tryezë, sipas urdhëresës rajonale të miratuar dje, por që hyn sot në fuqi deri më 6 nëntor.

Një masë tjetër, shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 18:00, ashtu si edhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në rrugët publike. Sidoqoftë, shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar.
Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga forcat e sigurisë.

“Kontrollet do të jenë të shumta”, theksoi prefekti i Milanos, Renato Saccone.

Dje u kalua pragu simbolik prej 10 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë duke konfirmuar një rritje të konsiderueshme të kontaminimeve në vend, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria.

100 ditë protesta në Bullgari, qytetarët denoncojnë korrupsioni

Qindra qytetarë kanë marshuar në qytete të ndryshme të Bullgarisë duke shënuar 100 ditë protesta anti-qeveritare. Protestuesit prej kohësh janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe degradimin e sundimit të ligjit kundër një elite politike që ata e konsiderojnë të korruptuar dhe në duart e oligarkëve që veprojnë në prapaskena.Ata kërkojnë me ngulm dorëheqjen e qeverisë konservatore të kryeministrit Boyko Borisov dhe kryeprokurorit të vendit, Ivan Geshev.

Protestuesit janë të lodhur, por të vendosur që të vazhdojnë kështu.

Siç shprehen ata, ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të mundimshme drejt rikthimit të demokracisë dhe qeverisjes së mirë në vendin më të varfër, anëtarë të Bashkimit Evropian.

Janë me mijëra ata që kanë protestuar thuajse çdo mbrëmje që nga fillimi i zemërimit të tyre, më 10 korrik, dhe të gjithë thonë se nuk do të ndalen.

Maskat më detyrim/ Korça për t’u marrë shembull! Ja qytetet ku janë vendosur më shumë gjoba sot

Maska në ambientet e jashtme është detyrim që prej të enjtes.Në ecje kjo barrierë mbrojtëse duhet mbajtur me patjeter në të kundërt gjobitesh, po në udhëzuesin e ISHP-së parashikohen edhe disa raste përjashtimore si gjatë procesit të punës, kur respektohet distanca prej të paktën 1.5 metrash, atëherë maska lejohet që të hiqet.Maska nuk vendoset gjithashtu gjatë konsumimit të pijeve apo ushqimit, gjatë aktiviteteve sportive apo kur dëmton shëndetin sipas rekomandimeve të mjekut.

Punonjësit e Policisë vazhdojnë me kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse.Dhe nga kontrollet ka rezultuar se më shumë “të pabindur” ka në kryeqytet.

Plot 135 qytetarë janë gjobitur në Tiranë deri në orën 12 të paradites sot. Pas Tiranës, është Durrësi me 59, Shkodra me 32 dhe Vlora me 29 qytetarë që kanë marrë gjobë për mosvënien e maskës.

Ndërkohë që ajo që bie në sy është se vetëm Kukësi ka qenë ‘model’, ku vetëm një qytetar është gjobitur.

Gjoba të tjera janë vendosur në qytetet si në vijim: Elbasan 24,Berat 24, Fier 22, Dibër 19, Korça 12, Gjirokastra 7 dhe Lezha vetëm 2.

Greqia blindon kufirin me Turqinë, shikoni gardhin 26 km të gjatë dhe 5 m të lartë në Evros

Ndërtimi i gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros po përparon me shpejtësi dhe do të përfundojë në prill 2021.Greqia ka merrë masa të forta kundër lëvizjeve provokuese të Turqisë në Evros me flukset migratore nga lindja duke u “fortifikuar” me një gardh të ri të pakalueshëm. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se ndërtimi i gardhit të ri ishte minimumi për t’u ndjerë të sigurt dhe se puna po vijon me shpejtësi, që projekti të përfundojë në Prill 2021.

Gardh i ri do të përbëhet nga kangjella çeliku 5 metra të lartë. Prezantimi i projektit të gardhit në Evros u bë nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Oikonomou dhe Këshilltari i Mbikëqyrjes së projektit, George Dounias.

Projekti përfshin përfitime të shumta, pasi përveç karakterit të tij themelor mbrojtës-parandalues, ai do të funksionojë gjithashtu si një projekt modern i kontrollit të përmbytjeve i udhëhequr nga njëra anë nga gjeomorfologjia speciale e Evros dhe nga ana tjetër nga respekti për prodhimin bujqësor vendas.

COVID 19 /273 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,17 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1289 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 17 janë në Korce.Janë shëruar 43 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
192 raste në Tiranë,
17 raste në Korçë,
12 raste në Lezhë,
10 raste në Gjirokastër,
8 raste në Shkodër,
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë,
4 raste në Durrës,
3 raste në Fier,
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 273
Të shëruar ne 24 orë 44
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,289
Testime totale 106,093
Raste pozitive 16,774
Raste të shëruara 10,001
Raste Aktive 6,325
Humbje jete 448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3176
Durrës 651
Shkodër 451
Fier 364
Korçë 356
Lezhë 324
Elbasan 265
Vlorë 231
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 76

Covid 19/Belgjika mbyll baret dhe restorantet

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19 Belgjika mori vendim që duke nisur nga e Hëna të mbyll të gjitha kafenetë dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore.
Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka bërë të ditura këto masa, pas takimit me ekipin për kriza të Qeverisë belge, duke paralajmëruar se sëmundja COVID-19 është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale”. Me më shumë se 10,300 viktima Belgjika është një prej vendeve të prekura nga ky virus në Evropë.
Brukselit ka urdhëruar baret dhe kafenetë të mbyllen që javën e kaluar, mirëpo njoftimi i së premtes zgjeron masën në gjithë vendin.
Kufizimet e reja përfshijnë edhe orën policore nga mesnata deri në 5 të mëngjesit – me qëllim të parandalimit të njerëzve që të organizojnë festa dhe grumbullime në shtëpi po ashtu edhe ndalim të shitjes së alkoolit pas orës 20:00.
Ndërkohë që kryeministri ka theksuar sërish që puna nga shtëpitë duhet të bëhet norma e re, teatrot dhe kinematë janë të lejuara të qëndrojnë të hapura, duke respektuar distancën fizike.

NDAHET NGA JETA PROFESOR;MËSUESI I MERITUAR ILIA TILI QYTETAR NDERI I KORCËS

NDAHET NGA JETA PROFESOR : MËSUESI I MERITUAR ILIA TILI
QYTETAR NDERI I KORCËS

Lamtumirë ILIA TILI, Mësues i dijës, dashurisë dhe besimit se brezi i ri, me dije zgjuarsi do ta shpjerë përpara shoqërine, shkencën.Janë mijra nxënësit e tij, që do përulen me respekt e mirenjohje para kësaj figure të mësimdhënies, dijes shkencës që gjithë jeten ia kushtoi Arsimit.

Ilia TILI – ndroi jete ne Korce, ne moshen 91 vjecare nga Covid -19.Lajmi për vdekjen e tij është raportuar ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.
Per shume breza nxenesish ai ishte nje mesues model, nga niveli i njohurive qe zoteronte, por sidomos nga qytetaria qe rrezatonte ne cdo sjellje e veprim te tij. Mesues qe i vijne rralle arsimit tone kombetar.

Faqja Korca Blog i shpreh ngushellime familjes !