Pipero:të mos mendojmë për një izolim të dytë.Mbyllja mund të bëhet rast pas rasti në qytetet e vogla

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur per mundësinë e një mbyllje të dytë për shkak të shifrave në rritje të pandemisë së koronavirusit. Pipero, në një intervistë për Ilva Now ne Euronews” shton se nuk ka ende një shifër të caktuar përse do të merrej kjo masë ekstreme, ku mes të tjerash tha se rritja e rasteve nuk është aq shqetësuese, por shtoi se me shqetësim duhet parë rritja e të shtruarve në spitale ndersa shpjegon se cilat janë vatrat kryesore të përhapjes së sëmundjes.

SE BASHKU DUHET TE MOS MENDOJME PER NJE IZOLIM TE DYTE. Mbyllja nuk është zgjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta parashikojë, por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin, qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ekstreme. Mund të kemi kufizime të arsyeshme. Ne jemi koshientë, që vatrat kryesore që transmetohet virusi janë familja, brenda të njëjtës familje, janë të rinjtë, janë restorante, lokalet, baret.

RESPEKTIMI I PROTOKLEVE STRIKTE. Kufizimi i orareve në lokalet e natës. Nëpër lokale nuk respektohet distanca. Janë një sërë protokollesh që duhet respektuar normalisht. Duke përjashtuar shkollat, unë mendoj se jo tani, por duke parë në vijimësi duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme, dhe të nevojshme”,-shtoi mjeku.

SHIFRAT TEK NE MENDOJ JANE POTHUAJSE TE NJEJTA ME VENDET E RAJONIT. Në të gjithë rajonin numri i rasteve të infektimet ka ardhur duke u rritur. Është një rritje e qëndrueshme, çfarë tregon për një qarkullim të shtuar të virusit në vendit tonë. Rritja e numrit të testeve dhe tamponëve, ka arritur të evidentojë raste të shtuara me Covid-19. Në opinionin tim se sa shqetësuese është situata, duhet ta tregojnë numrat e të shtruarave në spital se sa numrat pozitivë. Numri i rasteve të shtruara është relative, çfarë na bën të mendojmë thellë për të marrë masa të arsyeshme për të mundësuar uljen e ritmit të shpërndarjes së pandemisë në vendin tonë”,-tha pipero.

Axhenda/ Ministri i Jashtëm grek viziton nesër Tiranën

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të udhëtojë nesër drejt Shqipërisë, për bisedime me krerë të politikës në vend.
Media greke ‘Ekathimerini’ thotë se, fillimisht ministri Dendias do të takojë homologun e tij Gent Cakaj, rreth orës 11:00. Bisedimet pritet të përqendrohen në çështjet bilaterale dhe evropiane, perspektivat e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor .Po ashtu, mediat në Greqi shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Më pas Ministri i Jashtëm do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Në përfundim të takimit me Ramën do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjithashtu është parashikuar që ministri grek të zhvillojë takime me liderët e partive opozitare, me kryedemokratin Lulzim Basha, Vangjel Dulen, si dhe me disa biznesmenë grekë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Vizita e tij do të mbyllet me takimin me Anastas Janullatos.

ATMOSFERE ELEKTRIZUESE/3 VJET ME PARË SKENDERBEU-PRISTE PARTIZANIN E BEOGRADIT

Atmosfera para përballjes së Skënderbeut me Partizanin e Beogradit në qytetin e Elbasanit ishte elektrizuese.Tifozë të shumtë, jo vetëm të Skënderbeut, kanë mbushur rrugët dhe lokalet e qytetit.Ka shumë prej atyre që do të futen ne stadium me uniformën e kombëtares. Po para se kjo të ndodhë brohoritjet dhe mbështetja kanë nisur që në rrugë, me këngë patriotike.Stadiumi “Elbasan Arena” ishte mbushur ne kapacitetit të plotë në përballjen kundër serbëve. Në mbështetje të Skënderbeut kanë ardhur tifozë nga të gjitha trevat shqiptare.

Pak orë para se të niste sfida e shumëpritur mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit vërehen radhë të gjata dhe kontrolle të rrepta, para hyrjes në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tifozët brohorasin “Kush s’kërcen, nuk është shqiptar’, ndërsa presin në radhë. Vihet re se, edhe pse luan Skënderbeu, në veshjet e tifozëve dominojnë ngjyrat kuqezi.

Jashanica zhvillonte një nga ndeshjet më të mira me fanellën bardhekuqe ndaj Partizanit të Beogradit duke marrë vlerësimet maksimale.

UEFA e zgjedh qëndermbrojtësin bardhekuq në formacionin e javës së 3-të të grupeve të UEFA Europa League!

Mjeku: Kam parë në kafe njerëz të infektuar me Covid në Tiranë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe pneumologu Adrian Jorgji në emisionin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi treguan se duhet një menaxhim specifik dhe shumë vigjilencë, qoftë kur një person është me virozë sezonale apo kur diagnostifikohet me Covid-19.Doktor Jorgji tha në program se ndërgjegja qytetare ende është në nivele të ulëta pasi pacientë të cilët ai i ka diagnostikuar me Covid-19 kanë lëvizur lirshëm në lokalet apo baret e Tiranës.

Unë i rri fort ndërgjegjes qytetare. Unë kam parë pacientë të mi, edhe ditën që janë diagnostikuar për kafe apo për një gotë në lokale të ndryshme. Dhe po flasim për pacientë me covid, shpreh keqardhjen për këtë”.Ermali tha se kjo duhet dënuar me ligj, teksa Alimehmeti shtoi së ekziston si sanksion edhe pse nuk ishte në dijeni nëse është praktikuar.

Të dy ndajnë mendimin se nëse jeni i shqetësuar për situatën në të cilën gjendeni, atëherë duhet te shmangen vendet e mbipopulluara.

Doktori Alimehmeti nënvizoi se: “Nuk ka shumë teatro të hapura, shkolla ka më shumë. Mos ventilimi është faktor rrisku. Por unë do thoja ka një ulje të madhe ndërgjegjësimi nga njerëzit. Nëse ke një autobus të tejmbushur mos hip, ecë”.

Policia ‘bën kërdinë’ me gjoba në 24 orët e fundit,gjobiten 701 qytetarë në të gjithë vendin

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për 24 orët e fundit, ku raportons e ka vendosur 701 gjoba me vlerë 3000 lekë të reja për qytetarët që nuk kishin vendosur maskë.Gjithashtu, janë vendosur dhe 564 gjoba për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.Autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që refuzuan të jepnin kartën e ID.

NJOFTIMI I POLICISE :

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes.Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 701 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 564 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Meta: Nëse nuk reflektohet, më 25 prill mund të jetë referendumi më i madh nga koha e Skënderbeut

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një referendum të mundshëm në rastin e mungesës së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ai thotë se ka plane pa fund por askush s’duhet të dalë kundër zotimeve pasi Presidenti mund të mbajë një referendum që do jetë më i madhi nga koha e Skënderbeut.Meta qartëson se ai do të garantojnë që Shqipëria nuk do të bjetë në humnerën ku duan ta shtyjnë forcat antishqiptare.

Duhet të reflektojmë të gjithë dhe mos e kthejmë 25 prillin në referendum. Ose do e kthej në referendum, më i madhi që nga koha e Skënderbeut. Këtë gjë nuk e ndal dot më askush. Të gjithë të bëhen pjesë dhe askush mos dalë kundër ose do ketë kundër gjithë popullin shqiptar, të majtë e të djathtë.

FOTO/ Masakroi me hanxhar çiftin, policia greke në kërkim të kasapit shqiptar

Ky shqiptar i identifikuar vetëm me nofkën Nikos është shndërruar në tmerrin e momentit në Greqi. Mediat vendase e kanë portretizuar si “kasap” pasi dyshohet se është autori i vrasjes makabre të ish-të dashurës, Fotini Svitlana, me origjinë nga Ukraina dhe partnerit të saj të ri, farmacistit grek Ioannis Zonitsas, 42-vjeç.Trupat e tyre u gjetën të zhveshur dhe të coptuar me hanxhar në shtëpinë e pushimit në pronësi të ukrainases në qytezën Lutraki.

Skena e krimit, në media përshkruhet si një horror, pasi autori i kishte goditur aq rëndë partnerët sa ishte i vështirë identifikimi i tyre përmes fytyrave. Pranë vendngjarjes u gjet një automjet i djegur që dyshohet se ka lidhje me krimin makabër.

Shqiptari mendohet të jetë rikthyer përmes rrugëve ilegale në kohë rekord brenda 16 orësh në Shqipëri, pasi nuk rezulton të ketë shkelur në pikat doganore. Dyshohet se ngjarja ka si motiv xhelozinë, pasi Svitlana kishte pak kohë që ishte ndarë me shqiptarin, pas një marrëdhënieje disa mujore, që karakterizohej sipas fqinjëve nga sherret e vazhdueshme.

Hetuesve u lindën dyshime për Nikosin, pasi zbuluan se ai ditët e fundit nuk ishte paraqitur në komisariat si çdo javë, pasi ishte liruar me kusht pas një dënimi për vjedhje.

Tv Klan

Kryeministri belg: Situata me koronavirusin, më e rëndë sesa në mars

Situata në Belgjikë është më e rëndë sesa në mars, gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, meqë numri i personave të infektuar ka prekur rekorde të reja, ndërkohë që numri i personave të shtrirë në spital është duke u dyfishuar çdo javë, kanë thënë zyrtarët të hënën.

“Situata është serioze. Është më e rëndë sesa më 18 mars kur kemi marrë vendim për izolim”, ka thënë kryeministri Alexander De Croo për televizionin belg, RTL-Info.

Për të ulur intensitetin e valës së dytë me koronavirus, qeveria ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve në gjithë shtetin për katër javë. Shumica e punëtorëve duhet të punojnë nga shtëpitë, derisa ora policore do të nisë zbatuari nga mbrëmja e së hënës.Numri i pacientëve në departamentin e kujdesit intensiv, që ka qenë 412 të dielën, është duke u dyfishuar brenda tetë apo nëntë ditëve – gjysma e të cilëve janë në ventilatorë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Yves Van Laethem ka thënë në një konferencë për media se numri i personave në kujdes intensiv do të rritet mbi 500 këtë javë.

“Cilido që të jetë ndikimi i masave, ne do të kemi 1,000 pacientë në kujdesin intensiv deri në fund të këtij muaji”, ka thënë ai.

Falë masave të marra, dhe shpresës për ndikim sa më të shpejtë, ne duhet të anashkalojnë parashikimet matematikore që thonë se mund të kemi 2,000 pacientë deri në mesin e muajit nëntor. Nëse ndodh ashtu ne do të përballemi me shkallë maksimale të pacientëve të shtrirë me COVID-19”, ka thënë ai, teksa i është referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus të hënën ka kaluar shifrën 40 milionë.

Sipas tyre, numri i përgjithshëm i viktimave është mbi 1.1 milion, ndërsa i të shëruarve mbi 27.5 milionë. /REL

COVID 19 /295 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,11 TE PREKUR NE POGRADEC

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1413 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej cilëve 11 qytetarë janë në Pogradec dhe 1 në Devoll.Janë shëruar 96 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve në vend. Nga 1413 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër,
22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,
11 raste në Fier dhe Pogradec,
10 raste në Krujë dhe Berat,
9 raste në Elbasan dhe Lezhë,
7 raste në Gjirokastër,
6 raste në Kurbin,
5 raste në Divjakë,
4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar,
3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë,
2 raste në Has dhe Shijak,
1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 295
Të shëruar ne 24 orë 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1413
Testime totale 108.782
Raste pozitive 17350
Raste të shëruara 10167
Raste Aktive 6729
Humbje jete 454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3307
Durrës 693
Shkodër 477
Fier 419
Korçë 404
Lezhë 350
Elbasan 293
Vlorë 243
Berat 202
Kukës 172
Dibër 86
Gjirokastër 83

Meta:Maska domosdoshmëri, gjobitja e qytetarëve maskaradë e Qeverisë

Presidenti Ilir Meta është shprehur i shqetësuar për aktin normativ të Qeverisë që parashikon gjoba në faturën e energjisë elektrike për mosmbajtjen e maskës. Ndërsa theksoi se “parandalimi i pasojave të pandemisë kërkon humanizëm, jo rregulla arbitrare, jo ndëshkime të paligjshme të paqarta që i lihen në dorë tre ministrave. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që sensibilizojnë qytetarët dhe jo t’i trembin ata për të fshehur paaftësinë në përballimin e kësaj situate.”Sipas Presidentit, ky Akt Normativ është i paqartë dhe e shndërron OSHEE-në në instrument policor dhe elektoral.

Kreu i shtetit i bëri thirrje qeverisë ta rishikojë aktin normativ dhe Kuvendit ta ndryshojë.

“Çdo masë që merret për arsye shëndetësore e certifikuar nga ekspertë e mirëpritur, por përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë, se shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëvre, se mund ti lërë pa drita në fund të muajit në mes te dimrit se i shantazhon me burg, e shndërron OSHEE në një instrument policor e ndoshta edhe elektoral që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba. Nuk është zgjidhje ti lësh njerëzit pa drita, e që në fund të muajit kur mos të kenë mundësinë të paguajnë gjobat ti presësh dritat e ti shantazhosh me burg.

OSHEE ka mision të furnizojë më energji elektrike, s’mund të ndërpresë energjinë për mosmbajtjen e maskës, akti normativ në 3 fjali tërësisht të paqarta e të mjegullta shkon shumë më tej në qëllimet e tij dashakeqëse.

Do ti bëjë me precedent penal shqiptarët të përfundojnë në dyert e prokurorisë e gjykatës e të harrojnë problemet themelore ku qeveria ka zhytur vendin. I bëj thirrje qeverisë ta rishikojë e Kuvendi ta ndryshojë atë”, tha Meta.

LAJME TË MIRA/ JA ÇFARË NDODH ME MOTIN KËTË JAVË

Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme, nga e marta deri të shtunën.Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.

Zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 19-vjeçare shqiptare është zhdukur prej një jave në zonën e Koropit në rajonin e Atikas në Greqi.Mediat greke shkruajnë se Artemis Vasilis është raportua e zhdukur nga autoritetet greke pasi familjarët kërkuan ndihmë në polici.Mësohet se vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.

Gjithashtu, mediat greke shkruajnë se reja shqiptare kishte patur një lidhje me një 24 vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord. Për zhdukjen e vajzës, policia greke po heton në disa pista.

Kur ndryshon ora këtë vjeshtë dhe si lëvizin akrepat

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Ekzaktësisht ndryshimi i orës për vitin 2020 do të ndodhë më 25 tetor.

Ky është vendim i parlamentit Europian që ka votuar të ndalë praktikën e ndërrimit të orës në pranverën dhe vjeshtën e vitit 2021.

Kujtojmë që ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-të me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më praktike.

Skënderbeu tregon muskujt !Mund Laçin, shkëlqejnë dy sulmuesit

Mbyllet me fitoren e ujqërve takimi miqësor i zhvilluar dje në mesditë në “Tropikal Resort” mes Skënderbeut dhe Laçit.Skenderbeu i ketij sezoni po shfaq forme te shkelqyer dhe pritet te jete nje nga surprizat e ketij kampionati.Ndërsa ekipi është në fazën përfundimtare të ndërtimit të ekipit dhe normalisht diçka e tillë po vlerësohet në maksimum nga trajneri Julian Ahmataj. Numri një i pankinës korçare vijon të mbajë të tijtë të karikuar, duke ndërthurur dy seanca stërvitore në ditë me testet miqësore.

FT | KF Skënderbeu-Laçi 2-1
Golat: Mensah 17’ dhe Rrapaj 47

Goli i fitores ndaj Laçit, shënuar nga Rrapaj

Futën në kurth djalin e biznesmenit/Kapet banda me të mitur shqiptarë në Greqi

GreqiPolicia greke ka shkatërruar një bandë të miturish shqiptarë që terrorizonin banorët e Loutrakit në Greqi. Mësohet se policia mori disa ankesa një prind disa ditë më parë, i cili pretendonte se djali i tij i mitur kishte rënë pre e një grabitjeje nga një grup bashkëshatarësh.Fillimisht, djali i mitur i biznesmenit u mashtrua, pasi e thirrën dhe e ftuan për t’i treguar diçka, konkretisht foton e një vajze. 15-vjeçari, pa dyshuar në skemën e mashtrimit, shkoi në vendin ku u la vendi i takimit, ku edhe u sulmua nga katër të mitur. Ata e shtrinë në tokë, i vodhën celularin dhe pastaj u larguan. Për fat të mirë, i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime serioze.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të keqbërësve. Pas kësaj ngjarje, disa prindër të tjerë që u infiormuan mbi zhvillimin rendën në polici për të denoncuar të tjera raste të grupit të mitur.

Dyshohet se banda vepronte prej një kohe të gjatë në këtë zonë, duke shantazhuar dhe rrahur studentët, në mënyrë që t’u marrnin paratë, celularët ose thjesht për t’i ngacmuar.

Policia mësohet se ka shoqëruar 15 persona, prej tyre 5 janë arrestuar. Të gjithë janë me origjinë shqiptare dhe çështja do ti referohet Prokurorit për të Mitur të Korintit.

Burimi: anagnostis.org