Mori gjobë, Gjuzi nga Kuvendi: Nuk do e mbaj maskën në ambientet e hapura në ambiente të mbyllura po

Në seancën e sotme parlamentare, Gjuzi u shpreh se është gjobitur nga policia dhe nuk e ka refuzuar këtë gjë, por gjoba është vendosur para se vendimi i kryeministrit të miratohet nga Kuvendi.

“Unë kam marrë një gjobë nga grupi policor i Policisë së Shtetit, gjë që nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë në Kuvend. Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë. Maska sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare Konservatore të Shkencave në ambiente të hapura nuk këshillohet, pra nuk është maskë profilaktike. Ju deklaroj këtu se unë nuk do ta mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, deklaroi Gjuzi.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.