Dy mbrojtës mbeten në Ganë,Skënderbeu teste dhe miqesore per 11-shen ideale

Skënderbeu është në fazën përfundimtare të ndërtimit të ekipit dhe normalisht diçka e tillë po vlerësohet në maksimum nga trajneri Julian Ahmataj. Numri një i pankinës korçare vijon të mbajë të tijtë të karikuar, duke ndërthurur dy seanca stërvitore në ditë me testet miqësore.Nëse Denis Dovouna dhe Samuel Armah po stërviten me grupin, dy të tjerët vetëm njëri ka shanse që t’u bashkohet kuqebardheve.

Afati i ardhjes mbetet i papërcaktuar. Gazeta panorama mëson se Agbodzie Abei nuk do të vijë në Korçë dhe vendimi duket se ka qenë i klubit në këtë rast. Ata mendojnë se e kanë blinduar qendrën e mbrojtjes me Mërgim Shalën, Ditmar Bicajn e Harallamb Qaqin. Tërësisht ndryshe paraqitet situata për Jozef Ado Teteh. Ai do të kryejë disa ekzaminime, për shkak të një problemi fizik të pasur pak kohë më parë.


Burime nga klubi thonë për “Panorama Sport” se bëhet fjalë për një pubalgji dhe kjo e pengon 18-vjeçarin të bashkohet direk me ekipin në këtë “dritare” transferimesh. Vetëm pasi të zgjidhë problemet fizike, mbrojtësi i linjës së majtë mund të marrë rrugën drejt Shqipërisë dhe t’i bashkohet grupit.

TESTET – Me bojkotin që vazhdon, Skënderbeu po mendon që të mbushë fundjavën dhe mbajë ekipin në kushte loje. Julian Ahmataj ka vendosur të testojë të gjithë grupin e lojtarëve për të krijuar një ide më të qartë të formës së tyre dhe, pse jo, të ideojë 11- shen ideale.

Për këtë arsye numri një i pankinës korçare ka zgjedhur të bëjë dy miqësore brenda dy ditësh. Do të përballet fillimisht sot me Egnatian, ku me shumë mundësi do të ketë një alternim mes lojtarëve të ardhur së fundmi dhe elementëve të rinj në ekip.

Takimi do të luhet në Peqin, prej orës 15:00. Pas 24 orësh, pra të shtunën, kanë programuar një tjetër ndeshje. Por këtë herë korçarët do të matin forcat me një ekip elitar. Bylisi do të jetë mik në “Tropikal”, atje ku stafi teknik do të hedhë në fushë titullarët e piketuar ndoshta për javën e parë të kampionatit. Ky 90- minutësh do të startojë në orën 11:30 dhe më pas bardhekuqtë do të kenë dy ditë pushimi për të rigjeneruar forcat dhe energjitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.