Historike në Formula 1/Hamilton thyen rekordin historik të Schumacher

Luis Hamilton ka thyer sot në Portugali rekordin historik të Michael Schumacher duke marrë fitoren e 92-të në karrierën e tij në Formula 1.
Britaniku trimfoi në ”Portuguese Grand Prix” pasi la pas Valtteri Bottas dhe Max Verstappen. Në fund të garës publiku duartrokiti arritjen historike të Hamilton që 14 vite më parë, kur ai realizoi dhe garën e parë të tij në F1 as nuk mund të imagjinohej.
”As mund ta imagjinoja që në ditë do isha këtu ku jam sot.”- tha Hamilton i emocionuar në fund të garës.
Tashmë ai ka një tjetër sfidë, të thyejë rekordin e Schumacher prej 7 titujsh.

COVID 19 /299 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,23 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej cilëve 23 qytetarë janë në Korçe ,6 ne Pogradec dhe 1 ne Devoll.Janë shëruar 106 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 4 qytetarë,thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,
12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,
8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,
6 raste në Pogradec dhe Përmet,
5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,
3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,
2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,
1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Apeli për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 299
Të shëruar ne 24 orë 106
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1315

Testime totale 117025
Raste pozitive 19157
Raste të shëruara 10654
Raste Aktive 8026
Humbje jete 477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4113
Durrës 757
Fier 510
Shkodër 497
Korçë 488
Lezhë 383
Elbasan 348
Vlorë 319
Berat 229
Kukës 183
Gjirokastër 102
Dibër 97

Policia gjobit 688 qytetarë, nuk kishin vendosur maskën

Policia e Shtetit ka gjobitur 688 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet njoftojnë se jane gjobitur 556 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe 132 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.

Izolohet Italia! Kryeministri Conte firmos dekretin për masat e reja kundër Covid-19

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka firmosur masat e reja shtrënguese me qëllim uljen e kurbës së infektimeve nga koronavirusi.Dekreti parashikon kufizimin në orar të restoranteve, bareve dhe të pastiçerive dhe masat do të hyjnë në fuqi duke filluar nga dita e hënë.

Sikurse mësohet mbyllja e restoranteve dhe bareve pas orës 18:00 pritet të hyjë në fuqi më 26 tetor.

Konsumimi në tryezë duhet të kryehet me jo më shumë se 4 persona të pranishëm, me kusht që të jenë të gjithë persona që jetojnë së bashku.

Sikurse raporton Tgcom, po shkohet po ashtu drejt mbylljes së palestrave, pishinave, sallave të lojërave. Drafti i dekretit të ri përmban edhe mbylljen e qendrave tregtare në fundjavë, si dhe mbylljen e kinemave dhe teatrove.

Sazan Guri kundër ndryshimit të orës: Besoj tek ligjet e natyrës dhe bota e kafshëve, prishet ritmi biologjik i njeriut

Sazan Guri është shprehur kundër ndryshimit të orës. I ftuar në emisionin “Rudina”, Guri tha se beson tek ligjet e natyrës dhe nuk është dakord për ndryshimin e orës pasi prishet ritmi që njeriu ka krijuar me mijëra vite. “Unë besoj tek ligjet e natyrës, besoj shumë. Besoj shumë tek ligjet e botës së gjallë, tek bota e kafshëve.

Jeta është 24 orë, por njeriu në të tërën jetën biologjike është disa sekonda. Imagjino tani që për 3 milionë vjet njeriu ka qenë për orën biologjike.

Ndryshimi dhe përshtatja me orën njerëzore apo artificiale, në krahasim me orën natyrore sjell probleme të mëdha dhe mezi përshtatet dhe mezi i vishet asaj pas”, tha Guri.

Më tej ai foli dhe për historikun e orës, e cila ka lindur si nevojë për të fituar më shumë dritë natyrale për turnin e dytë në punë. Por për profesorin ora nuk duhet të ndryshohet se prishet ritmi biologjik.

“Sot kushtet janë shumë ndryshe dhe nuk duhet prishur ritmi biologjik dhe është një ritëm i domosdoshëm dhe njeriu kur vete në një shtet tjetër gjënë e parë që bënë është përshtatja”, tha Sazan Guri.

Studimi i frikshëm për Covid/ Si do të ulet lindshmëria dhe rritet numri i beqarëve

Pasojat psikologjike nga pandemia do të bëjnë që numri i lindjeve të bie, njerëzit të qëndrojnë beqarë për më gjatë dhe gratë të shihen më shumë si një objekt seksual, sipas parashikimit të ekspertëve.
Ekspertët nga SHBA-të rishikuan 90 studime që të mund të parashikojnë se si COVID-19 mund të zhvendosë sjelljet shoqërore dhe normat gjinore, madje edhe midis atyre që nuk janë infektuar.
Ata presin që shtatzënitë e planifikuara të ulen në përgjigje të krizës globale shëndetësore, ndërsa njerëzit shtyjnë martesën dhe planet për t’u bërë prindër, duke ndikuar kështu në uljen e popullsisë.
Rënia e nivelit të lindjeve do të ketë ndikime të mëdha në shoqëri dhe ekonomi, duke ndikuar nga mundësitë për vendet e punës dhe mbështetja për të moshuarit.
Për më tepër, ndarja e pabarabartë e punëve të shtëpiake mund të shohë rritjen e pabarazisë gjinore dhe nxitjen e një konservatizmi social.

Në shumë mënyra, studiuesit vunë në dukje se ‘pandemia është bërë një eksperiment social në të gjithë botën’, rezultatet e të cilave nuk kanë mbaruar ende.
“Pasojat psikologjike, sociale dhe shoqërore të COVID-19 do të jenë shumë afatgjata. Sa më gjatë të vazhdojë virusi, aq më të rrënjosura ka të ngjarë të jenë këto ndryshime”, tha autorja e studimit dhe psikologia Martie Haselton e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos.
Çiftet që takoheshin vetëm virtualisht gjatë karantinës mund ta shohin veten të zhgënjyer, kur u ndodhën përballë njëri-tjetrit në botën e jashtme.
“A ka një çift kimi? Nuk mund t’i përgjigjeni kësaj nga ‘Zoom’”, tha profesori Haselton.
Mungesa e ndjesive për shkak të marrëdhënieve që janë zhvendosur në botën virtuale ka të ngjarë të çojë në idealizimin e tepruar të partnerëve të mundshëm, një keqkuptim që mund të thotë se lidhja mund të mos mbijetojë kur takimi pastaj kalon në botën reale.
Kjo – dhe mundësitë e humbura për njohje të reja jashtë teknologjisë- mund të rezultojë që njerëzit të mbeten beqarë për më shumë kohë.

Ndryshe nga krizat e kaluara, pandemia nuk po i bën njerëzit bashkë dhe nuk po nxit një rritje të dhembshurisë ose ndjeshmërisë.
Ekipi i studiuesve vuri në dukje se pandemia ka ndikuar më negativisht veçanërisht për gratë, të cilat ishin, madje edhe para pandemisë, më të stresuara nga martesa, karriera dhe detyrimet familjare.
Izolimi dhe mbyllja e shkollës, për shembull, i ka ngarkuar gratë me përgjegjësi më të mëdha në fushat e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve.
Sipas Haselton, ndikimet e kësaj tashmë janë ndjerë. Për shembull, në fushën e akademisë gratë studiuese duket se botuan më pak artikuj ndryshe nga homologët e tyre burra.
Rrënjët e kësaj pabarazie nuk janë të lidhura vetëm në rolet tradicionale gjinore: “Gjatë gjithë historisë evolucionare, aftësia riprodhuese e një gruaje varet nga suksesi i secilit pasardhës individual në një masë më të madhe se sa një burrë,” shkruan ata”. Dhe sipas studiuesve kjo prirje mund të çojë në një prapambetje në një shkallë të gjerë drejt normave gjinore “tradicionale”, ku gratë përfundojnë të varura nga burrat e tyre si “shtëpiake”.
Një pasojë e pandemisë, pra, mund të jetë një reduktim i tolerancës në një varg problematikash për të detyrat dhe të drejtat e grave./ Burimi Daily Mail

Tronditëse në Kolonjë, babai dërgon vajzat në jetimore: S’i mbaj dot me bukë

KOLONJË -Një histori rrëqethëse kjo e Manuel Rrapushit, një nga banorët e fshatit Qafzes në rrethin e Kolonjës, i cili po përballet vështirësitë ekonomike.

32-vjeçari është prind i dy vajzave të vogla, të cilat jetonin me babain e tyre, por pas divorcit nga nëna që vendosi të braktiste vajzat, ai u detyrua që pas tërmetit të qershorit 2019 t’i çonte në jetimoren e Korçës.

“I kam dy vajza, njërën e kam 5 vjeç dhe tjetrën e kam 3 vjeç dhe i kam dërguar në jetimoren e Korçës. Ra tërmeti dhe nuk kisha se ku t’i mbaja. Kisha një plak të sëmurë dhe plaku ngaqë ka qëndruar në çadër ka ndërruar jetë”, ka thënë 32-vjeçari.

32-vjeçari Rrapushi akuzon Bashkinë e Kolonjës, për ndërprerjen e ndihmës ekonomike.

“Bashkia më ka thënë që do të më gjejë punë. Asgjë deri më sot. Dhe një ndihmë ekonomike 35 mijë lek që kishim na e kanë ndërprerë, dhe na thonë tani 18 mijë lek, me ato lek nuk mund të shkosh deri në Korçë. Ishalla Zotit bëhet diçka, por me këtë kryetar bashkie që kemi vetëm premtime ka, por asgjë nuk është bërë. Më mirë të iki se të rri”, -ka treguar Rrapushi./oranews/

STRATEGJIA/ Infektimet rriten, Suedia mbetet: Jeta vazhdon… pa maska

Megjithëse numri i të infektuara me koronavirus po rritet në vend, Suedia mbetet me qasjen e saj; nuk planifikon një ‘bllokim’ dhe masa më të rrepta në shtypjen e epidemisë që mund të shihen vetëm në vendet e tjera evropiane, raportoi AFP.Pas rënies në korrik dhe gusht, Suedia ka parë një rritje të qëndrueshme që nga mesi i shtatorit.

Ndërsa shumë vende evropiane po rivendosin masa drakoniane të tilla si një “bllokim i pjesshëm” dhe “orëndalimi” për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Suedia po rregullon vetëm qasjen e saj më të butë duke futur masa të synuara, megjithëse me 5.930 viktima është një nga vendet me vdekjet më të larta për frymë.

Suedia njoftoi rekomandime më të rrepta lokale këtë javë për Uppsala-n, një qytet universitar 70 kilometra në veri të Stokholmit. Qyteti u bë fokusi i virusit pasi studentët u kthyen në vjeshtë.

Vendasit këshillohen të shmangin transportin publik dhe takimet me njerëz jashtë familjes së tyre deri më 3 nëntor.Vendi nordik ka njoftuar gjithashtu kufizime në klubet e natës. “Argëtimi në klubet e natës ka mbaruar…,” tha kryeministri Stefan Lofven.

Suedia mbetet ende një nga vendet e pakta në botë që nuk rekomandon mbajtjen e maskave sepse beson se maskat ofrojnë një ndjenjë false të sigurisë dhe minojnë përpjekjet për distancën fizike.

Jeta vazhdon

Në kryeqytetin Stokholm, jeta e përditshme zhvillohet pothuajse si më parë. Vendasit shëtisin nëpër qytet dhe ndalojnë në kafene, restorante dhe dyqane që kanë mbetur të hapura gjatë gjithë pandemisë.Megjithëse media herë pas here boton foto të turmave në autobusët e qytetit dhe restorantet, një sondazh zyrtar zbuloi se 80 përqind e suedezëve ndryshuan sjelljen e tyre për shkak të rekomandimeve.

Suedezët punojnë nga shtëpia dhe kanë kontakte të kufizuara fizike, ndërkohë që nuk ka gjoba ose sanksione për mosrespektim të rekomandimeve.Në rrethin Sodermalm të Stokholmit, ku biçiklistët dhe këmbësorët nxitojnë në mëngjes pa maska, Roger Palmqvist i tha AFP se ai beson në qasjen suedeze, por pranon se nuk do të funksiononte kudo.

“Nuk ka asgjë që ju detyron, por suedezët janë të tillë, ju e dini, ata i respektojnë rregullat”, tha kapiteni 60-vjeçar i marinës.

Zbutja e masave

Të enjten, qeveria anuloi rekomandimin e saj të veçantë për izolimin e njerëzve mbi 70 vjeç dhe grupeve në rrezik, i cili ka qenë në fuqi që nga prilli.Ka frikë se ata, si shumë të izoluar, mund të kalonin në depresion.Këtyre grupeve iu kërkua të shmangin dyqanet, transportin publik dhe tubimet më të mëdha.

Në fillim të këtij muaji, qeveria hoqi një ndalim për vizitat në shtëpi për të moshuarit dhe të sëmurët, i cili ishte një nga kufizimet e pakta nën pandemi.Grumbullimet publike të më shumë se 50 njerëzve u ndaluan në fund të marsit, por qeveria njoftoi të enjten se deri në 300 vetë do të merrnin pjesë në ngjarje kulturore dhe sportive nëse do të respektohej distanca fizike.Megjithëse sondazhet tregojnë se shumica e suedezëve mbështesin këtë qasje, strategjia suedeze është kritikuar brenda dhe jashtë vendit.

Disa kanë akuzuar suedinë se luante një “ruletë ruse” me jetën e qytetarëve në fillim të pandemisë, pasi numri i viktimave tejkaloi ndjeshëm shifrat në vendet fqinje, të cilat futën masa shumë më të rrepta.Kohët e fundit ka pasur një diskutim në media në lidhje me politikën suedeze të trajtimit, sipas së cilës pacientët me COVID, kryesisht ata të moshuar me sëmundje kronike, konsiderohen shumë të dobët për kujdes intensiv.

Ndërkohë, autoritetet kanë theksuar vazhdimisht se strategjia suedeze u zgjodh për t’u marrë me “një maratonë, jo një vrapim shpejtë”.Johan Carlson, drejtori i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, beson se mbyllja dhe hapja e Evropës “nuk është rruga përpara”.

“Filozofia jonë është të krijojmë një situatë ku ju mund të jetoni në një mënyrë relativisht normale me kufizimet në vend,” tha Carlson.

Ndryshimi i orës/Sot akrepat shkojnë 60 minuta mbrapa

Sot ndryshon ora teksa në 03:00, akrepat do të zëvendësohen një orë pas, duke shënuar orën 02:00. Ky ndryshim na jep mundësinë që të flemë një orë më shumë por edhe të errësohet më shpejt.Ky mund të jetë viti i fundit që ora do të ndryshojë, pasi në verën e vitit 2018, Parlamenti Evropian miratoi heqjen e detyrimit që vendet anëtare të kalojnë nga një orë në tjetrën dy herë në vit, në mars dhe tetor.

Secili shtet është i lirë të vendosë deri në mars 2021 nëse do të miratojë orën e verës, kohën diellore përgjithmonë ose të vazhdojë t’i alternojë ato.

Që nga viti 1996 të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, plus Zvicra dhe vendet e Evropës Lindore, kanë miratuar të njëjtin kalendar për orën e verës, pavarësisht nga polemikat e shumta.Vendet në veri, të tilla si Finlanda dhe Polonia, po bëjnë presion për fundin e saj, ndërsa ato në jug po lëvizin në drejtim të kundërt. Franca tashmë është shprehur me një votim popullor për ta mbajtur atë gjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, Italia vazhdon ta alternojë atë, veçanërisht për arsye ekonomike.Ndryshimi i orës është prezantuar në vitin 1916 gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.