Fati i Superiores, Liga e Futbollit publikon 4 kushtet

Kampionati i Kategorisë Superiore duhet të kishte nisur më 12 shtator, por klubet e organizuara në Ligën Profesioniste të Futbollit menduan se kishte ardhur koha që qeveria të plotësonte disa kërkesa për ta, në mënyrë që të vijojnë garën.Në pritje të një përgjigje zyrtare nga qeveria, Liga shtyn sërish vendimin për rifillimin e sezonit apo vijimin e bojkotit. Pas mbledhjes së radhës, presidentet e Superligës, vendosën një afat të ri, mbeten në pritje të një përgjigje deri ditën e enjte për të vendosur më pas se si do të vijohet, të premten është parashikuar edhe mbledhja e radhës:

CILAT ISHIN KËRKESAT E LIGËS – Liga Profesioniste e Futbollit, që në fillim të muajit gusht, u mblodh dhe vendosi si kusht për fillimin e kampionatit plotësimin e katër kushteve. Kërkesa kryesore ishte Ligji i Sponsorizimit, sipas të cilit 30 % e tatimit të zbritshëm të përdoret për investime në sport. Falja e kamatëvonesave dhe gjobave nga detyrimet fiskale, zerimi i tatimit mbi burimin e pagave të futbollistëve për 10 vite (ishte miratuar për dy) dhe ulja e TVSH-së në 6% (nga 20%) për investimet në infrastrukturë sportive, për reklamat, akademitë dhe shpenzime të tjera.

Ndizen sheshet italiane nga protestat anti-Covid (VIDEO)

ITALI- S’po na vret Covid-i, po na vrisni ju”; me këto thirrje, qindra vetë, shumica të rinj mbushën rruget , të indinjuar nga masat e ashpra të marra me qëllim frenimin e pandemisë ne mesin e rritjes së ndjeshme të infektimeve.Milano, Torino, Napoli dhe Trieste janë përfshirë nga protesta te dhunshme mbrëmjen e sotme kunder masave bllokuese covid-19 që kanë hyrë në fuqi me dekretin e ri.Tregtarë, pronarë restorantesh, trajnerë sporti, organizata dhe lëvizje neofashiste dolën në rrugë. Kryetarët e bashkive deklaruan se kanë nevojë për veprime konkrete, ndërsa paralajmëruan se do të bëjnë gjithçka për të ndaluar dhunën”.

Në Torino, protestuesit hodhën fishekzjarre dhe shishe molotovi kundër policisë dhe thyen vitrinat e dyqaneve. Protesta kundër “diktaturës, shtetrrethimit dhe bllokimit” nisi të mblidhej në orën 20.30. Tre përplasje të forta me policinë. Fillimisht ndaj tyre u hodhën dy fishekzjarre të mëdhenj. Në përplasjen e dytë pati 5 të shoqëruar. Në përplasjen e tretë një djalë u plagos në kokë. Policia iu përgjigj dhunës së protestuesve me gaz lotsjellës. Demonstruesit përmbysën koshat e plehrave dhe dëmtuan vitrinat e dyqaneve.

Kokteje molotovi bllokuan trafikun në qendër të Milanos. U dëmtuanpengesat e përdorura për biçikletat, u përmbysën koshat. Një koktej molotov u hodh drejt një makine të policisë lokale. 

Në Trieste u hodhën fishekzjarre dhe shashka tymyese ndaj prefekturës.Në shesh marshuan mijëra pronarë të baresh, restorantesh, dyqane ëmbëlsirash, palestrash dhe pishinash.

Në Napoli dy tentativa për grumbullime, i pari çoi në shesh 300 demonstrues, ndërsa i dyti u shpërnda pa incidente.

Protesta pati dhe në Romë, Viareggio, Parma, Catania, Pescara ,Vicenza, Perugia , Genoa, Foggia, Pesaro, Trieste, Bolonja, Firence, Lecce, Campobasso, Sanremo etj.

Burimi :La repubblica

Krijimi i ‘partive të reja’/ Sonila Meço: Si tendera me fitues të paracaktuar

Në media qarkullojnë lajme sipas të cilave, ish-eksponentë të lartë të Partisë Demokratike janë gati të themelojnë partitë e tyre, gazetarja Sonila Meço, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, të bësh diçka të tillë 5 muaj para dates së zgjedhjeve është njësoj si të hapësh garën për tender, me rregulla të përcaktuara

Ja çfarë shkruan gazetarja Sonila Meço:

Në debatin e ditës flitet për parime si p.sh e drejta për të garuar në zgjedhje, e drejta për t’u zgjedhur, e drejta për të krijuar parti politike edhe 3 muaj para zgjedhjeve, e drejta për të provuar veten në garë politike pa u paragjykuar për qëllimet…dhe jam plotësisht dakord me parimet. Plotësisht. Demokracia, liria e zgjedhjes, e drejta, konkurenca, barazia përpara ligjit janë pilastra, që mbajnë shoqërinë.

Por (dhe ka një Por të madh), që kush e anashkalon i shndëron pa a me dashje parimet e mësipërme në letër higjenike:

Në vendin ku vota blihet e shitet, dokumentohet krimi e nuk ndëshkohet askush, aty ku drejtësia ka dështuar në reformë e zbatim, aty ku balanca e pushteteve dergjet, aty ku gara e kërkuar me ligj, me kushtetutë nuk respektohet nga vendim-marrësi dhe askush nuk dënohet, të flasësh për shprehje demokracie se dhjetra parti formohen 5 muaj para zgjedhjeve është as më shumë e as më pak se të hapësh garën për tender, me rregulla të përcaktuara, ndërtuara e ndryshuara në mënyrë arbitrare për një pretendent dhe të fusësh kompani të krijuara dy javë para garës për ta legjitimuar….sado cilësore kompanitë e reja dhe drejtuesit e tyre.

Pra nëse i gëzohemi shprehjes së demokracisë në një anë, mos harrojmë assesi se nuk jemi në demokraci, as në teori e as në praktikë’.

Jul Deda ironizon partitë e reja: Shkova në dyqan, shitësja kishte hapur ….

Julian Deda, aktori i humorit dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,ka ironizuar hapjen e partive të reja, që po mbijnë si kërpudhat në prag të zgjedhjeve.

Jul Deda :Çfarë bëra sot gjithë ditën?

U zgjova në mëngjes dhe u nisa për punë. Rrugës, meqë kishte shumë trafik, hapa një parti shpejt e shpejt.

Mbërrita në punë, bëra prova për skeçet e javës.

-Dola nga puna, rrugës për në shtëpi, meqë kishte akoma më shumë trafik, thashë po e mbyll partinë që hapa në mëngjes dhe po hap një parti tjetër nga darka.

-Afër shtëpisë ndalova për të blerë bukën. Ndërkohë që po paguaja, mora vesh se shitësja kishte hapur një parti të vetën. Nuk u habita edhe aq.

-Hyra në shtëpi, më doli gruaja përpara, më përqafoj dhe më thotë hajde se kemi një surprizë për ty. Çfarë?- i thashë. Bashkë me femijët kemi menduar të hapim një parti, tha ajo. Unë kryetare, djali sekretar për marrdhëniet me jashtë, vajza nën kryetare. Po unë? – i thashë i tronditur. Çfarë do ti zemer?-më tha ajo gjithë dashuri. Më jep sekretarin e përgjithshëm, i thashe unë. Jo, më tha, këtë post e ka zënë Maxi (qeni i shtëpisë).

U mërzita dhe u ula në qoshen time dhe nuk kam lëvizur prej dy orësh.

P.s. Çfarë të bëj, më thoni ju…?!

Ramos votohet si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit

Mbrojtësi i Real Madridit është votuar nga tifozët si më i miri në pozicionin e tij,në histori të futbollit me 64% të tyre që u dakortesuan me pyetjen e parashtruar nga France Football.Lojtari 34-vjeçar tashmë është mbrojtësi me më shume gola në histori të La Ligës, duke nënkuptuar se ai ka shënuar më shumë se Xavi, Andres Iniesta dhe Paul Pogba.

Në fundjavën që shkoi, Ramos arriti që të tregonte se është një lojtar me ndikim te Real Madridi, pasi shënoi edhe në fitoren 3-1 përballë Barcelonës në Camp Nou.

Pas përballjes në El Clasico, shumë lexues të France Football janë pajtuar se Ramos është mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit.

Mediumi francez ka shkruar se Ramos, që ka fituar Kupën e Botës, dy Kupa të Evropës, katër Liga të Kampionëve dhe pesë trofe të ligës.

Spanjolli është një lojtar që luan në mënyrë fantastike si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, e që këtë më së miri e tregojnë edhe 100 golat e tij të shënuara deri më tani.

Mjekëve në Belgjikë u kërkohet të punojnë edhe nëse janë të infektuar nga Covid-19

Belgjika është një nga shtetet europiane që po vuan më së shumti pandeminë e COVID-19 teksa sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit.Për shkak të infektimeve masive tek mjekët, 10 spitale kanë kërkuar që bluzat e bardha të vijojnë të punojnë edhe në rast se janë me COVID-19, por asimptomatikë.

Rreth një e katërta e stafit mjekësor thuhet se janë të sëmurë me COVID-19, raporton BBC.

Spitali i Liezh është 25% i infektuar, por për shkak të evitimit të kolapsit shëndetësor, së bashku me 10 spitale të tjerë kanë kërkuar që të ndërmerret kjo masë.

Kreu i shoqatës belge të sindikatave mjekësore ka theksuar se nuk ka rrugë tjetër për të shmangur kolapsin.

Ndërkohë qyteti lindor i Liezh ka një shkallë të lartë infektimi pasi mesatarisht 1 në 3 qytetarë që testohen rezultojnë pozitivë.

COVID 19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR SOT

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 715 raste të reja me koronavirus.Fatkeqësisht sot betejën me virusin e humbën 7 persona.Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 31.496 të prekur nga të cilat 55.5% janë burra.

95 pacientë trajtohen me intubim në Njësitë e Kujdesit Intensiv, 11 më shumë krahasuar me dje.

48 të infektuar u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit fqinj.

Greqia ka marrë masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit, por rastet e infeksionit vijojnë që të jenë ende të larta në vendin fqinj.

Vidhte nga një shtëpi çdo natë, si u kap shqiptari nga policia greke

Pavarësisht nga fakti se ekzistonte ndalimi i hyrjes në Greqi dhe zonën Shengen, një shtetas shqiptar kishte arritur me aksionet e tij gjatë natës t’u shkaktonte terror banorëve të Seleucia në Thesprotia. Mediat lokale greke bëjnë me dije se shqiptari çdo natë “thyente” një shtëpi me synim grabitjen.

I pajisur me mjetet e duhura të vjedhjes, daltë, pinca, kaçavida, elektrik dore dhe një thikë, ai arriti të hynte në pjesën e brendshme të shtëpive, ndërsa banorët ishin në gjumë.

Pas ankesave identike të pronarëve në Polici, se në kohën kur u zgjuan gjenin shtëpitë e tyre të vjedhure, një grup i veçantë i oficerëve të policisë nisën hetimet për të zbuluar autorin.

Në veçanti, sipas Policisë, gjatë javës së fundit vjedhjet janë vërejtur në mbrëmje dhe natën në zonën e Nea Selefkeia në Thesprotia nga një autor, i cili hyri në to përmes dyerve ose dritareve të pasiguruara të ballkonit.

Në operacionin për arrestimin e tij, policia kërkoi ndihmën e një qeni patrullë, i specializuar në imobilizimin e kriminelëve të rrezikshëm.

Kështu, me qenin në një vend specifik, forcat e rendit arritën të arrestojnë shtetasin shqiptar ndërsa po ecte, pavarësisht rezistencës së fortë kundër policisë.

Një kontroll i një shtëpie, që shqiptari e përdori si një vend për të fshehur mallrat e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar një pjesë të këtyre mallrave.

Hetimi i policisë zbuloi se i arrestuari kishte kryer nëntë vjedhje dhe dy tentativa për vjedhje, duke marrë para, bizhuteri, telefona celularë dhe dy armë gjahu, ndërsa plaçka totale vlerësohet në 13,000 euro. Ai u zbulua gjithashtu se kishte hyrë në territorin grek në mënyrë të paligjshme.

Policia gjobit 644 qytetarë për mosmbajtjen e maskës, 121 ishin pasagjerë

Policia e Shtetit ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 644 qytetarë, të cilët nuk mbanin maska mbrojtëse. 121 prej tyre kanë qenë pasagjerë në mjete të ndryshme, të cilët sërish nuk mbanin maskë, ndërsa nëntë persona janë arrestuar, pasi nuk kanë pranuar të identifikohen për të mos u gjobitur.

Njoftimi i plotë:

Mosvendosja e maskave mbrojtëse nga qytetarët, ka çuar në ndëshkimin e 644 prej tyre, me masën 3.000 lekë secili, gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

https://fb.watch/1mGU5o7yOX/

COVID 19 /288 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,3 HUMBJE JETE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1304 testime ditore ku kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej te cileve jane konfirmuar 2 raste ne Pogradec.Janë shëruar 51 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 3 qytetarë,thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 288 persona dhe kanë humbur jetën 3 pacientë.Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 19,445, ndërsa ai i viktimave në 480.Aktualisht të shtruar në spitale janë 280 persona, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin 8260.Fatmirësisht janë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 persona, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 10,705.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë,10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë 8 në Peqin,7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë,1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë.
Evitoni grumbullimet e çdo lloji.

Mbani masken në menyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 288
Të shëruar ne 24 orë 51
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1304

Testime totale 118329
Raste pozitive 19,445
Raste të shëruara 10,705
Raste Aktive 8260
Humbje jete 480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4247
Durrës 779
Fier 535
Shkodër 498
Korçë 490
Lezhë 388
Elbasan 369
Vlorë 321
Berat 237
Kukës 184
Gjirokastër 119
Dibër 93

Shtyhet sërish hapja e kufirit/ Greqia vendos masat bllokuese me Shqipërinë deri në…

Greqia ka shtyrë përsëri masat bllokuese anti-covid, me Shqipërinë deri në datë 8 nëntor.
Mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin edhe në qarkoret e mëparshme. Bëhet me dije se masat nuk janë ndryshuar, por është shtyrë vetëm data, ku këto masa janë në fuqi deri më 8 nëntor.
Pra kalojnë vetëm ata që janë shtetas grekë, vetëm ata që kanë leje qëndrimi në Greqi, punonjësit sezonalë dhe personeli diplomatik. Ndërsa ndalohen udhëtimet për qëllime turistike. Greqia ka një rritje të ndjeshme të rasteve me Covid-19. Tani çdo ditë raportohen mbi 800 raste në ditë, ndërsa të vdekurit nga covid kanë arritur 574.
Qeveria ka vendosur forcimin e masave, në tentativën e saj të fundit për të shmangur një lock-dowun tjetër.Lajmin e ka dhënë ambasada greke në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada greke njofton:

Mbi bazën e të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që zbatohen sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë mbeten në fuqi deri më 8 nëntor.