“Të administrohet komplet dosja”/Ja çfarë vendosi sot Gjykata e Korçës për Zani Çaushin

Përfundon seanca për Myrteza(Zani) Çaushin. Gjykata i ka kërkuar burgut të Drenovës gjithë dosjet me gjithë aktet për këtë person.Avokati le të hapur mundësinë e lirimit me kusht për Zani Çaushin nëqoftëse gjykata në seancat e ardhshme aprovon kërkesën e avokatit se Zani Çaushit ka bërë 31 vite e 3 muaj burg.Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.Zani Çaushi ka dosje shumë komplekse për shkak të historikut të 97-ës të ,ligji në fakt ja sanksionon të drejtën e kërkesës dhe sigurisht që në fund vendos gjykata.”

MASA DISIPLINORE


Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës ka shfuqizuar edhe masën disiplinore ndaj Myrteza Çaushit, i cili vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë. Në muajin prill, komisioni disiplinor në burgun e Drenovës vendosi një masë disiplinore ndaj Çaushit pas një sherri me tre të burgosur të tjerë. Në muajin maj, ai iu drejtua Gjykatës duke ankimuar këtë masë disiplinore, ndërsa Gjykata e ka mbyllur procesin të enjten e kaluar, duke vendosur shfuqizimin e saj.

Pas procesit që nisi të zhvillohej në muajin maj të këtij viti, disa seanca gjyqësore u shtynë si rrjedhojë e mungesës së juristit të burgut të Drenovës, ndërsa Gjykata pranoi ankimin e “të fortit të Vlorës”, duke e konsideruar masën ndëshkuese të vendosur ndaj tij në kundërshtim me ligjin. Përmes këtij vendimi është përmbyllur kështu edhe një prej tri kërkesave të Zani Çaushit, i cili kërkon të përfitojë lirinë me kusht, proces nga i cili u tërhoq. Heqja e masës disiplinore ishte një proces i nisur paralelisht me kërkesën e lirisë me kusht, ndërsa ai po përballet me gjykatën duke kërkuar rillogaritjen e viteve të dënimit të vuajtur. Heqja e masës disiplinore ndaj Zani Çaushit shënon përmbushjen e një prej kritereve që i nevojiten synimit të tij për të fituar lirinë me kusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.