Mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos pas infektimit me COVID-19: Edhe nëse vdesim, të zotit jemi

Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos ka lënë një mesazh prekës para ikjes në Athinë ku pas infektimit me COVID-19 po kurohet në spitalin Evangelismos.Janullatos thotë se pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë e Perëndisë teksa kërkon mos krijohet shqetësim pasi do të kalojë kjo situatë.

Në fund me një fjali prekëse ai thotë se edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të zotit jemi.

“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi”, tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital.

Gazetari Tufa fiton betejën me Covidin, mesazhi i tij për qytetarët: Merreni me sportivitet, dëgjoni specialistët

Gazetari sportiv i Top Channel, Endi Tufa, ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari me anë të një statusi në rrejte sociale, ku bënte thirrje që të konsultohemi me mjekët dhe të ndjekim me rigozitet këshillat e mjekëve.

Për të folur rreth kësaj përvoje, Endi, ishte i ftuar me anë të një lidhje direkte me studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Gazetari tregoi se simptomat e para i janë shfaqur rreth 16 ditë më parë dhe “beteja” më e vështirë për të ishte se si t’ia shpjegonte situatën djalit të tij 7-vjeçar. Tufa theksoi se i biri mësoi në lidhje me sëmundjen e tij, por fatmirësisht vetëm në ditët e fundit të trajtimit. Ndër të tjera ai bëri thirrje që situatën ta marrim me sportivitet dhe ta trajtojmë si një virozë rutinë stine.

“Padyshim që është një betejë që mund t’ia dalim. Ka nisur 16 ditë më parë ku kisha shenjat e para. Një temperaturë relativisht të lehtë dhe më pas janë ato simptomat që kemi lexuar, që të bëjnë të jesh vigjilent. Bëra kontaktin me mjekët analizat, më pas përgjigja që isha pozitiv. Kjo është ndër pjesët më të vështira, djali ynë në javën e dytë e kuptoi, se ne jemi sëmurë dhe ai nuk do të shkonte në shkollë. Vetëm ditët e fundit e kuptoi që ishim të sëmurë me COVID.Është krijuar një lloj impakti negativ, por kaloi mirë sepse situata brenda familjes ishte pozitive. Kam përshtypjen si një virozë e stinës, duhet ta mendojmë kështu, me një sportivitet duke u izoluar nga lajmet e tepërta negative, duhet ta marrësh me sportivitet”, tha gazetari.

Mjeku Sulçebe: Sistemi imunitar normal e dominon virusin…

Mjeku imunolog Genc Sulçebe i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se nuk duhet të perdoren antibiotikët dhe kortizonikët sepse ato e ulin sistemin imuntar.Këto mjekime duhet të bëhen vetëm për personat mbi 60 vjeç ndërsa për të tjerët duhet të bëhen në stadin e vonshëm, pas 10 ditëve. Pasi Sistemi imunitar normal e dominon virusin dhe vetë-shërohet.

Sulçebe: Stop antibiotikëve stop kortizonikëve, ulin sistemin imunitar. Është një infeksion viral i cili vetëm në 10% jep komlikacione për t’u shtruar në spital dhe 10% janë njerëzit e rrezikuar, meshkujt mbi 60-vjeç, ata me sëmundje shoqëruese, një grup kontigjen që është i rrezikuar.Të tjerët nuk kanë nevojë të marrin asnjë lloj mjekimi. Sistemi imunitar normal e dominon virusin dhe vetë-shërohet, në rastet ekstreme ky virus mund të japi komplikacione, vetë sistemi imunitar jep një farë bllokimi dhe këtu duhet kortizoniku, vetëm në stadin e vonshëm, pas 10 ditëve. NË 10 ditëshin e parë sistemi imunitar reagon dhe e eliminon virusin,

Ata që e kalojnë si grip të lehtë mos merrin asnjë lloj mjekimi. Mjekime të pa dëgjuara, abuzive dhe që janë skandaloze. Sistemi imunitar normal, të gjithë ne kështu e kemi, kemi shkallë të ndryshe të reagimit, ne e kalojmë këtë infeksion, jep një gjendje gripale, zgjat pak por imuniteti e përballon dhe vetëshërohet. Ka raste që jep komplikacione, që jep një farë bllokimi të rrugës së mushkërive dhe duhet medikament. Vetëm në stadin e vonshëm pas 10 ditëve. Ditët e para sistemi imunitar reagon dhe e largon virusin. Ndonjëherë saturimi i oskigjenit gënjen, ndonjëherë nuk janë të sakta. Një gjykim i kujdesshëm i mjeku i cili duhet të thotë duhet drejtuar në spital apo jo”, u shpreh mjeku.

Problematik është paniku | që sipas tij po i lodh njerëzit, duke i ulur dhe imunitetin.Shenjë alarmi është temperatura 39 që vazhdon dhe nuk bie për 3 apo 4 ditë me radhë, apo nuk bie nën 38. Kjo duhet parë si shenjë alarmi. Temperatura 37 e gjysmë është normale.Njerëzit në panik e kalojën më me vështirësi sëmundjen. 95% e njerëzve e kalojnë si një grip të gjatë, është tinëzar se të sjellë çdo ditë një gjë, por nuk duhet të ketë panik”, u shpreh mjeku.

Shqipëria në “izolim” për 8 orë, nis zbatimi i orës policore në vend

Duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme ka hyrë në fuqi ndalimi i qarkullimit deri në orën 06:00 të mëngjesit.Vendimi vjen ndërsa vendi ynë vazhdon të ketë rritje të rasteve me koronavirus.Ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobiten.Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat.Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.Ndërkohë që do të duhet të merret autorizim në E-Albania për të gjitha sektorët që do të jenë në punë pas kësaj fashe orari.

Rrugët e qyteteve janë të boshatisura, ndërsa bizneset më të frekuentuara, baret dhe restorantet, janë mbyllur dhe të zbrazura.Rrugët janë të mbushura me policë dhe patrulla të shumta.

Masat ndaj koronavirusit, psikologia kërkon mbylljen e shkollave….

Ditën e sotme hyn në fuqi masat e reja të koronavirusit në vendin tonë, ku do të mbyllen të gjitha bizneset në orën 22:00 dhe do të ndalohet lëvizja e qytetarëve deri në orën 06.00 të mëngjesit.Psikologia Denata Toçe ka folur në lidhje me këtë gjë duke thënë se është kundër këtyre masave, pasi shkollat dhe kopshtet janë burim infeksioni, ndryshe nga ajo që deklaroi Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kjo e fundit ka thënë se:

“Nuk jemi Italia. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi Shqipëria ku kemi sistem arsimor ku niveli i sigurisë lë për të dëshiruar. Kemi parë raste me edukatore që për shkak të numrit të fëmijëve, jo të gjitha kopshtet kanë masat e duhura, shohim që ka edukatore, mësues dhe nxënës të infektuar mbi moshën 10 vjeç.Mendoj se duhet të marrim sa më parë masa, jo të reagojmë kur dëmi është bërë. Nëse vazhdojmë të mendojmë se shkollat nuk janë burim infeksioni, se baret dhe restorantet qenkan burim infeksioni veç pas orës 22, se njerëzit tashmë janë ndërgjegjësuar,

JO! Pse sot kemi në spitale më shumë të rinj?

Sepse brezi i vonë po bën më shumë kujdes. Pra duhet të marrim masa graduale.””Duhet të marrim masa jo të zakonta për një situatë jo të zakontë. Kjo është një arsye pse kam kërkuar mbylljen e shkollave. Nuk mendoj që nga 22 e natës deri në 6 të mëngjesit u bëka nami i madh. “Pra se çfarë duhet të bëjmë në këto ditë pandemie, duke thënë se strategjia më e mirë është zbatimi i masave të Covidit, mbështetja financiare dhe stabiliteti i shëndetit mendor.

Covid-19, ditë tragjike për sistemin arsimor në Shqipëri,3 mësues mësohet se kanë humbur jetën

Një ditë tragjike kjo e sotmja për sistemin arsimor në Shqipëri. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi 11 jetë të humbura nga COVID-19, nga të cilët mësohet se 3 ishin mësues.Dy prej mësuesve që kanë humbur jetën raportohet të jenë nga qarku i Elbasanit.Fatmir Sula, mësues në Peqin jepte mësim në shkollën “Bishqem”.Sula raportohet se kurohej prej më shumë se 10 ditësh në spitalin Covid 2.Po në mesditën e sotme mësohet se ka humbur jetën edhe një mësuese nga Elbasani.Mësuesja 62 vjeçare ishte shtruar prej 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.Sipas autoriteteve shëndetësore, të dy mësuesit e qarkut të Elbasanit vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Viktima e tretë në radhët e mësuesve është Gramoz Abedinaj, 60-vjeç, nga qyteti i Fierit i cili jepte mësim në shkollën e Roskoveci

Hiqej si police për të marrë sende pa pagesë nëpër dyqane, arrestohet gruaja mashtruese (VIDEO)

Një 42-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se mashtronte pronarët e dyqaneve duke marrë sende pa lekë me justifikimin se ishte punonjëse policie. Në pranga ka rënë Elvira Lani, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një radio e ngjashme me ato që përdorin punojësit e policisë si dhe sende të tjera të paligjshme. Lani akuzohet për mashtrim dhe mbajtje pa të dejtë të uniformës. Lani prezantohej edhe si drejtoreshë e Përgjithshme e Koordinimit te Agjencia Investigative ‘Stop Krimi’, një Organizatë Jofitimprurëse.

Njoftimi i Policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtuesi”.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prezantohej si punonjëse policie dhe mashtronte shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma monetare, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, dokumente të ndryshme, një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa pronarë dyqanesh për një shtetase që merrte produkte të ndryshme dhe nuk bënte pagesën, me pretendimin se ishte punonjëse policie ose funksionare në institucione të ndryshme shtetërore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi ”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja:Elvira Lani, 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase, duke u prezantuar si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

COVID 19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR

Rritet numri i personave që kanë humbur jetën nga komplikacione të shkaktuara nga koronavirusi, në Greqi.Sipas të dhënave është shënuar një rekord i ri i zi, me 43 humbje jete në vetëm 24 orët e fundit, duke e çuar kështu në 909 numrin e viktimave.Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi është rritur për 2.752, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 63,321 297.

52,423 janë raste aktive dhe 297 vetë ndodhen në intubim, në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 9,989 persona të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 2 milionë.

ISH-KOORDINATORI I PD-SË BESART KADIA, EMËROHET ZV.MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË

Besart Kadia do të jetë pjesë e qeverisë aktuale të udhëhequr nga PS. Ai është emëruar zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe do të jetë zëvendës i Anila Denajt. Kadia ka qenë pjesë e PD, pasi ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar si dhe është në skuadrën e Koordinatorëve Kombëtarë të selisë blu.

Nuk dien ende arsyet e kësaj lëvizje të papritur të Kadias nga e djathta tek qeveria e së majtës.

Lozhan,Korçë/ E ndiqte policia, përmbyset makina me 4 sirianë

Një makinë që po transportonte sirianë, është përfshirë në aksident, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.Bëhet më dije se mjeti tip “Opel” është përmbysur dhe ka dalë nga rruga, ndërsa brenda tij ndodheshin katër shtetas sirianë.Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur Çezmat e Senjishtit, afër fshatit Lozhan të Maliqit.Burime bëjnë me dije se si pasojë e shpejtësisë, makina me 5 përsona ka dalë nga rruga duke u permbysur.

Fatmirësisht, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe emigrantët

Leonardo DiCaprio feston sot 46-vjetorin e lindjes

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio, është një ndër më të pëlqyerit e sidomos nga femrat.Ai mbetet ikona e viteve ’90, i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve me rolet e tij të ndryshme dhe vazhdon të jetë ende një nga artistët më të vlerësuar në botën e kinemasë.Ditën e sotme, aktori feston ditën e tij të lindjes. DiCaprio ka lindur më 11 nëntor të vitit 1974 dhe mbush plot 46 vjeç!Por pavarëswisht se sa bën sot, ai nuk e tregon aspak moshën e tij dhe duket ende si një djalë në të njëzetat.

Madje edhe partnerja e tij, Camila Morrone, është vetëm 22 vjeç!Disa herë i nominuar për “Oscar”, DiCaprio e ka nisur karrierën e tij që në moshën 16-vjeçare.

Roli i tij i parë ishte në serialin “Parents in blue jeans”, për të vazhduar më tej me dhjetëra role të tjera.

COVID 19 /507 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,10 TË PREKUR NË KORÇË

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 2384 testime ditore, ku kanë rezultuar pozitivë 507 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej tyre ,11 raste ne Pogradec,10 raste jane ne Korcë dhe 4 ne Devoll.Janë shëruar 140 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 11 qytetarë, midis tyre 78 vjeçare nga Korça, një 66 vjeçar nga Pogradeci thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTE :

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit numri i personave që janë testuar pozitivë me COVID-19 është 507, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë.Fatmirësisht betejën me COVID-19 e kanë fituar gjatë këtyre orëve 140 qytetarë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.Ju rikujtojmë se duke filluar nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. Do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00 dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllura baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 507 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë,duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:Një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Testime ditore 2384

  • Testime totale 146,188
  • Raste pozitive 25,801
  • Raste të shëruara 12,493
  • Raste Aktive 12,718
  • Humbje jete 590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 6229
  • Durrës 1094
  • Fier 971
  • Korçë 776
  • Shkodër 742
  • Elbasan 650
  • Lezhë 559
  • Vlorë 559
  • Berat 378
  • Kukës 306
  • Gjirokastër 330
  • Dibër 124

COVID -19 /507 TË INFEKTUAR DHE 11 HUMBJE JETE

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit numri i personave që janë testuar pozitivë me COVID-19 është 507, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë.Fatmirësisht betejën me COVID-19 e kanë fituar gjatë këtyre orëve 140 qytetarë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.Ju rikujtojmë se duke filluar nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. Do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00 dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllura baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 507 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:Një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Testime ditore 2384

  • Testime totale 146,188
  • Raste pozitive 25,801
  • Raste të shëruara 12,493
  • Raste Aktive 12,718
  • Humbje jete 590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 6229
  • Durrës 1094
  • Fier 971
  • Korçë 776
  • Shkodër 742
  • Elbasan 650
  • Lezhë 559
  • Vlorë 559
  • Berat 378
  • Kukës 306
  • Gjirokastër 330
  • Dibër 124

Tjetër tërmet shkund Shqipërinë, epiqendra në Maqedoninë e Veriut

Një tjetër tërmet ka goditur sërish Republikën e Maqedonisë së Veriut pas atij me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihterqë ra në mëngjes. Pak minuta më parë referuar të dhënave të ESMC, ra sërish një tërmët me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter me epiqendër në Gostivar”.Tërmeti është ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit, por dhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Mësohet se thellësia e tërmetit ka qenë 10 km dhe është ndjerë në një territor shumë të gjerë.

Infektohet me COVID-19 Kryepeshkopi Anastas Janullatos!

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, Anastas Janullatos është infektuar nga koronavirusi.Janullatus ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe mësohet se ai është në gjendje të rënduar, por jashtë rrezikut për jetën.Kryepeshkopi Janullatos është dërguar me avion për kura më të specializuara në Greqi. Mësohet se me urdhër të kryeministrit grek, Mitsotakis, Kryepeshkopi është transferuar me urgjencë në Athinë.

Mjekët grekë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të moshës së kryepeshkopit, (91 vjeç) ndaj është bërë dhe transferimi i tij në Athinë.Disa muaj më parë Janullatos iu nënshtruar në ndërhyrje në zemër.