Maqedonia e Veriut bëhet përfaqësuesja e parë e eliminuar nga Euro 2020

Maqedonia e Veriut të enjten mbrëma është bërë përfaqësuesja e parë që është eliminuar nga Euro 2020.Në fakt Maqedonia e Veriut e ka edhe një ndeshje, por nuk ka shans për të avancuar në fazën e eliminimit direkt.Fitorja e Holandës ndaj Austrisë ka bërë që Maqedonia e Veriut të jetë pa shpresë duke e mbyllur këtu aventurën Europiane

Kjo për faktin që ka humbur duelet direkte me Ukrainën e Austrinë, përfaqësueset që edhe nqs mbeten me tre pike kanë avantazh ndeshjen direkte dhe epërsinë në golavarazhd.

Arjan Çani: “PD, parti që ka prekur fundin ,ky është dështimi juaj “Duma: Anëtarët kanë sakrifikuar për tetë vjet

Grida Duma, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka debatuar me analistët në studio, lidhur me zgjedhjet që u mbajtën në PD. Analistët Rakipi, Abilekaj dhe Çani thanë se zgjedhjet në PD u zhvilluan shumë shpejt dhe nuk pati kohë të mjaftueshme për të shpalosur alternativat dhe për të garantuar një proces me pjesëmarrje më të madhe.


Duma deklaroi se shifrat e pjesëmarrjes në zgjdhje janë normale, veçanërisht kur anëtarësia është e lodhur pas tetë viteve në qeverisje.

Pjesë nga debati:

Arjan Çani: Unë mendoj se koha ishte e pamjaftueshme. Minimalisht duhet të mbaheshin zgjdhjet në shtator. Do ti linte hapësirë dhe frymëmarrje kandidatëve dhe vetë Bashës. Kur precipitojnë gjërat, kthjellohen. Ky proces donte më shumë kohë, minimalisht tre-katër muaj. Duke u bërë kaq shpejt, një nga rezultatet jo të mira, është se Basha fitoi me jo më shumë se 32 mijë vota. Është kryetar i ri i PD, vetëm më 32 mijë vota. Pra, në njëfarë mënyrë do të ishte më legjitime sikur më shumë anëtarë të votonin, Basha do të ishte më faqëbardhë me gjithë humbjet që ka pësuar. Në këtë situatë që është PD, kjo do ti bënte mirë. Jam i bindur, që Basha do të fitonte sërish në shtator. Sot Basha është kryetar i ri me 32 mijë vota. Ishin 75 mijë anëtarë në lojë. Kjo ishte anëtarësi aktive. Jemin Gjana ka thënë publikisht se janë 75 mijë votues.


Grida Duma: Nuk ka kurrë një parti që të ketë më shumë se 40% pjesëmarrje në zgjedhje. Kemi menduar se do të jetë normale deri në 40%. Nuk i mbledh dot askush, sepse cdo parti ka listën e vet të gjatë, me lëvizje të brendshme, me emigrim…Duhet të marrim të gjithë listën, të shohim sa janë në Shqipëri dhe sa nuk janë.
Pjesëmarrja nuk kalon asnjëherë mbi 40%, unë po ju tregoj përvojën politike.

Arjan Çani: Brenda kontekstit që jemi, me anëtarët e partisë tuaj, duhet të pritej një solidaritet më i madh. Në kushte normale, jashtë këtij konteksti të madh politik, ku i gjati fitoi mandatin e tretë, në një parti që ka prekur fundin, duhet të pritej organizim dhe masivitet më i madh nga anëtarët.

Grida Duma: Një parti ka tetë vite në opozitë, proteston, sakrifikon me këta njerëz. Nga një regjistër protestash, në një regjistër fushate. Mendoni se nuk janë lodhur? Ti marrësh njerëzit ti thuash hajde voto tani.

Arjan Çani: Ky është dështimi juaj, jo i njerëzve. Njerëzit duhen frymëzuar. Duheshin bërë zgjedhjet në shtator./TPZ.al/

Greku pranon krimin:”E vrava Karolinën, lashë fëmijën në krevat dhe e mbyta me jastëk”

Pas një muaj hetimesh, më në fund, krimi që tronditi të gjithë botën është zbardhur.Për vrasjen e 20-vjeçares Caroline, është akuzuar bashkëshorti i saj, piloti 33-vjeçar, i cili ka pranuar të gjithë krimin. Ai ka rrëfyer me detaje, se si kreu aktin e rëndë, për më tepër, në sytë e fëmijës së tyre 12-muajshe.


E vrava Karolinën, e mbyta me jastëk. Shkak u bënë konfliktet që kishim atë natë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,”– mësohet të ketë thënë 32-vjeçari.

——Dhe në fund burri, i cili fillimisht na u shfaq si bashkëshort dhe baba i dashur e pastaj si viktimë e grabitësve shqiptarë, nuk mundi që ta fshehë më fytyrën e vërtetë. Ai pranoi se është vrasësi i gruas 20-vjeçare.Protothema shkruan se Babis u dorëzua dhe tregoi gjithçka kur në ishullin ku po qëndronte, Alonissos, shkoi një helikopter i policisë greke. Deri në atë moment, ai ishte i sigurt se kishte kryer krimin perfekt, por teksa policët i afroheshin kuptoi se po i vinte fundi sajesës që kishte organizuar për 37 ditë, e ku vetes i kishte lënë rolin e protagonistit.


E teksa po ngjitej në katin e 11 të ndërtesës me ashensor për të shkuar tek zyra e Vrasjeve, ai e dinte se “përralla” që kishte shpikur nuk do të pinte më ujë. Kur hyri në dhomë e dinte se nuk do të fliste më si dëshmitar, por si një i akuzuar. Pas bisedës së parë me policët, me të cilët kishte krijuar një marrëdhënie besimi pasi kishin komunikim të përditshëm u ‘thye’ dhe i të gjitha. “E vrava. Do t’ju tregoj gjithçka në detaje”, mësohet të jetë shprehur dhe ka nisur të flasë duke kërkuar ndjesë.

Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer marrëdhënien e dashurisë me Caroline, e cila përfundoi në fund të vitit të kaluar me grindje të përditshme, me frikën se ajo do ta linte dhe se do t’i merrte fëmijën. Natën që ka ndodhur krimi, 32-vjeçari pretendon se ka humbur kontrollin pasi Caroline ka vënë fëmijën në krevat dhe i ka thënë që të largohej, duke i kërkuar divorcin.


Ai përshkroi çdo gjë në detaje, se si i mbylli gojën dhe i vuri jastëkun sipër derisa i mori frymën. Fillimisht, asaj i kanë rënë ndjenjat dhe më pas ka humbur jetën. E për të përforcuar idenë e një grabitjeje, Babis ka shkuar tek qeni dhe me duart e tij e ka mbytur. Pas kësaj shkoi dhe theu kartën e memories së kamerave të sigurisë dhe e hodhi në tualet. Më vonë bëri një rrëmujë në shtëpi për të dhënë idenë e një grabitje dhe tregoi se si lidhi veten.

“Filloi të fliste sepse kuptoi që kishim zbuluar çdo gjë. Nuk kishim nevojë t’i paraqisnim asnjë provë që kishim. Dukej sikur ai kishte nevojë ta nxirrte të gjithë të vërtetën që të qetësohej. Më pas uli kokën dhe ndaloi së foluri”, tha një oficer për Protothema.

Pritet që në një periudhë të shkurtër çështja ndaj tij të kalojë në gjykatë.

LIVE Holandë-Austri / Kundërsulm vdekjeprurës, tulipanët dyfishojnë shifrat

Në sfidën e zhvilluar në Johan Cruijff ArenA të Amsterdamit, Tulipanët kanë dyfishuar rezultatin në 2-0 kundër Austrisë.Me këtë rezultat Holandezët sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian.

Mjaftuan 11-të minuta lojë dhe holandezët kaluan në epërsi. Ishte një penallti e akorduar në favor të tyre, të cilën e konvertoi në gol Memphis Depay.


https://twitter.com/korcablog/status/1405628907672453124?s=21

Me këtë diferencë minimale (1-0), skuadrat shkuan në pushim pas 45 minutave të para, edhe pse nuk munguan rastet tjera.

Ndërsa gjysma e dytë solli një tjetër gol për holandezët. Denzel Dumfries e dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Donyell Malen (67’).

https://twitter.com/korcablog/status/1405626100827496451?s=21

Holandë-Austri 2-0
11′ (p) Depaj, 68′ Dumfrajs

FORMACIONET ZYRTARE

HOLANDA: Stekelenburg, De Vrij, De Ligt, Dumfries, Blind, Van Aanholt, De Roon, Wijnaldum, De Jong, Veghorst, Depay. Trajner: F.De Boer.


AUSTRIA: Bachman, Lainer, Dragoviç, Hintereger, Ulmer, Baumgartner, Schlager, Laimer, Alaba, Sabitzer, Gregoritch. Trajner: F.Foda.

Nikoll Lesi ndahet me PD-në dhe LSI-në: Ç’është kjo opozitë e përçarë, e çoroditur, pa strategji, pa motiv, pa kurajo, pa forcë përballje dhe që tërheq zvarrë njerëzit me iluzione të kota?

Nikollë Lesi duket se është ndarë përfundimisht me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike. Në një editorial ai thotë se kjo opozitë nuk ka strategji e motiv dhe për pasojë është e destinuar të humbë përsëri.

Shkrimi i plotë :

Opozita bërtet se m’i blenë dhe u manipuluan votat me 25 prill nga Edi Rama dhe mafia vendase, në bashkëpunim me Oligarkët. Opozita vetëm bën deklarata shtypi dhe statuse në facebook për “padrejtesitë e Kryeministrit”; ndaj opozita do rrijë edhe katër vjet të tjera pa pushtet derisa të tretet nga pak e përditë.

Ajo nuk është bashkë, siç ishte para 25 prillit dhe kur na bënin spektakle gjoja “përbashkimi” dhe “solidariteti” për të mposhtur Edi Ramën.

Kjo opozitë bënte bë e rrufe se do ta rrëzonte pushtetin mafioz të Edi Ramës me çdo kusht e çdo mënyrë, por faktet që po dalin përditë na rrënqethin pasi pikërisht kjo opozitë ditën fliste kundër oligarkëve dhe koncensionëve, ndërsa natën takonte pikërisht këta oligarkë, duke iu premtuar se koncensionet do vazhdojnë, por duan “pjesën e tyre”, siç ia jepnin Rilindjes. Por Rama ua mori zgjedhjet, prapë. Dhe rreziku mbetet se prapë e prapë do ti marrë zgjedhjet dhe do mbretërojë deri nga viti 2030.

Ça është kjo Opozitë e përçarë, e çoroditur, pa strategji, pa motiv, pa kurajo, pa forcë përballje dhe që tërheq zvarrë popullin opozitar me iluzione të kota se gjoja “Edi Rama i ka ditët e numëruara”!?

Edi Rama nuk do të ishte kryeministër nëse opozita do vendoste emra të spikatur kandidatësh për deputetë dhe të ishte e bashkuar në një listë.

Rilindja do ishte sot para drejtësisë nëse Opozita nuk bënte pazar natën me Edi Ramën dhe me një Fondacion të huaj ndërkombëtar.

E përse gazeta “KOHA JONE” duhet të vazhdojë akoma të dalë në treg, ndërkohë që ishte në vijën e parë të zjarrit kundër mafies, pushtetit, oligarkisë dhe tiranisë; pra besoi të opozita se kishte të drejtë, por ishte opozita që shiti pushtetin me 25 prill. E pse duhet të sakrifikojë prapë gazeta KOHA JONE të shkojë te çdo lexues nëpër Shqipëri, për hir të traditës, por edhe se besonte se mund të kontribuonte në rrëzimin e një regjimi, ndërkohë që opozita tradhtoi popullin opozitar?

Gazeta “KOHA JONE” do jetë në treg edhe disa kohë dhe më pas do lehtësojë barrën e halleve të saja duke kaluar vetëm portal online, edhe për faktin se nuk beson më te kjo OPOZITË.

Për hir të qëndrimeve të saja kritike ndaj qeverisë, që prej disa ditëve qeveria ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të gazetës KOHA JONE vetëm se nuk ka paguar disa detyrime tatimore, pavarësisht se ishim në kohë pandemie. Ne i kërkuam një ndihmë në formë deklarate publike partive të opozitës për të denoncuar këtë akt të pashembullt të qeverisë ndaj KOHA JONE, por Opozita nuk foli dhe as nuk tha një fjalë në mbrojtje të gazetës, pra fjalës së lirë!

E pse duhet gazeta të mbrojë këtë OPOZITË!

Ndonëse gazeta po shkon kah mbylljes, edhe prej qeverisë, prapë KOHA JONE do vazhdojë web online me parimin e kahershëm dhe të përhershëm: “Nga lufta vijmë dhe në luftë po shkojmë!”. Pra luftë kundër se keqes, kundër mafias, kundër çdo qeverie që keqqeveris.

Njerëzit duan shpresë, duan ku të mbështeten si vizion, qytetarët duan një opozitë të besueshme e jo që zihen me njeri tjetrin. PD ka kryetar Lulzim Bashën, që mori vulen e partisë dhe për katër vite të tjera, a thua se populli i revoltuar endërronte që vula e PD të ishte në duart të sigurta!

Opozita duhet të ringrihet e të mos luftojë mes vetes, duke i futur thikat njeri-tjetrit. Lulzim Basha ka përgjegjsinë e një zgjidhje të re opozitare, pasi deri tani ka dështuar. Dështoi me dorëzimin e mandatëve të deputetit, dështoi me dorëzimin 100 përqind të pushtetit vendor tek PS e tani ka fituar atë që kishte para dy viteve; hyrjen në parlament.

Ndaj kjo Opozitë ka nevojë të kthjellohet dhe të gjejë forcë për tu ringritur përballë Edi Ramës i cili do jetë përherë e më lartë në majen e pushtetëve, aqsa zor ta kap kjo Opozitë e sotme e përçarë dhe e çoroditur!

Humbjet ndodhin dhe kjo është normale në një shtet demokratik. Por Shqipëria akoma nuk është demokratike, është një përzirje hibdride mes pluralizmit, Kinës komuniste me një parti e me kapitalizëm, sikurse po zbaton modelin turk apo paksa edhe rus.

Ndaj që të vendoset demokracia që duan qytetarët e veçanërisht rinia, duhet së pari të demokratizohet vetë OPOZITA.

Me këtë OPOZITE që kemi sot nuk ka shpresa!

Fatkqesisht duhet thënë dhe nuk duhet mashtruar populli me iluzione të kota se pas katër viteve do jetë në pushtet, Opozita.

Rama: S’mund të punojmë për vendin, po s’patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë

Fjalët e mbrëmjes këtë të enjte, kryeministri Edi Rama i ka shkëputur nga Mit’hat Frashëri.Në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë një shprehje të tij që thotë se nuk mund të punojmë për vendin tonë po nuk patëm dashuri për çdo cep të Shqipërisë.

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë”, shkruan Rama.


E BUJSHME / Pas 8 orësh në pyetje,Piloti grek pranon gjithçka…” Më tha se do të më linte”

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline.Piloti ka rrëfyer vrasjen brutale. Ai rrëfeu pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan, shkruan Protothema. Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte. Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.


Gjatë këtyre kohëve ai ishte shfaqur i ftohtë në të gjitha daljet publike duke prezantuar para të tjerëve imazhin e çiftit të lumtur që pasqyrohej në rrjetet sociale, jetë e cila dukej se kishte përfunduar prej kohësh.

Në vend të divorcit, 32-vjeçari zgjodhi t’ia marrë jetën të resë në sy të foshnjës së tyre “pa e njohur kurrë sa e mrekullueshme ishte”, sikurse tha ai në ceremoninë e saj të varrimit. Një ditë pas vrasjes, Babis deklaroi jashtë shtëpisë ku ndodhi ngjarja e rëndë se ai beson në punën e policisë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.


Me anë të një komunikate të shkurtër zyrtare, policia greke konfirmon se autor i krimit është bashkëshorti, me profesion pilot, i cili ka pranuar autorësinë pas 8 orësh marrje në pyetje.

Njoftimi i Policisë Greke:

Zbardhet vrasja e 20-vjeçares, që ka ndodhur më 11 maj në Glyka Nera, Athinë. Autori është bashkëshorti 33-vjeçar, i cili rrëfeu krimin.

Çfarë fshihet pas kufizimeve për shqiptarët, përse nuk i hap kufijtë Greqia?

Greqia ishte të martën ndër vendet e para që dha dritën jeshile për futjen e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta, duke u mundësuar kështu turistëve shqiptarë të udhëtojnë sërish drejt Europës pas më shumë se 1 viti izolim.

Megjithatë, nga vendi fqinj nuk ka asnjë sinjal se kur do të hapen kufijtë me vendin tonë. Ndërsa Shqipëria regjistroi 24 orët e fundit vetëm 2 persona të infektuar dhe asnjë të vdekur, Greqia vijon të ketë dhjetëra raste të reja dhe viktima, ashtu si dhe të gjitha vendet e BE me të cilat shteti fqinjë me ne i ka hapur kufijtë.


Kur në mars 2020 u mbyllën kufijtë, pala greke e justifikoi me faktin se në Shqipëri kishte përqindje më të lartë se mesatarja e Greqisë dhe BE të të infektuarve për popullsi. Por, ashtu sic pasqyrohej edhe nga vendimi i BE-së, për ta futur Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qetë.

Vetëm pesë ditë përpara se Komisioni Europian të jepte dritën jeshile për lejimin e udhëtimeve thelbësore me vendin tonë, Athina ka shtyrë masat deri në 21 qershor për kufijtë Greqi-Shqipëri. Kjo do të thotë se deri në këtë datë, Greqia mund të vendosë të mbajë të mbyllur kufijtë pavarësisht se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Kuota ditore e personave që do të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës drejt shtetit fqinj është 1 mijë e 500 veta. Drejt shtetit fqinj lejohen të kalojnë vetëm shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Greqi si dhe punëtoret sezonalë.

Ajo që e bën edhe më të çuditshme mbylljen e kufijve me vendin tonë, është edhe fakti që më 14 qershor Greqia ka vendosur të njohë të gjitha vaksinat, edhe nëse nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave. Teorikisht , do të thotë se këtë verë shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac apo të ruse Sputnik V do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendi fqinj, sapo të hyjë në fuqi vendimi i BE-së. Vaksinat që do të pranohen janë Novavax, Sinovac Biotech, Sputnik V, Sinopharm dhe CanSino Biologics.


Megjithatë, edhe pasi Athina të marrë vendimin për hapjen e kufijve me Shqipërinë, një sërë kufizimesh duket se do të jenë në fuqi.

Ambasada greke në Tiranë ka shpjeguar 3 fazat e hapjes së kufirit grek dhe se si do të procedohet. Ajo bën të ditur se me Shqipërinë kufiri do të hapet pas 15 qershorit dhe se të gjithë ata që hyjnë do i nënshtrohen tamponit dhe do i kërkohet qëndrimi një natë në hotel deri në daljen e përgjigjes.

Nëse tamponi rezulton negativ, shtetasit shqiptarë duhet të vetë-karantinohen për një ditë dhe nëse rezulton pozitiv, atëherë vizitori i nënshtrohet karantinimit 14 ditor nën monitorimin e mjekëve. Gjithashtu fluturimet pas 15 qershorit në Greqi do të lejohen vetëm në drejtim të aeroporteve të Athinës dhe të Selanikut.(SI)

Hot/Dafina Zeqiri, ‘ndez’ rrjetin me bikini (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke shijuar pushimet në Turqi. Në këto pushime, këngëtarja shoqërohet nga i dashuri i saj, DJ Geek, me të cilin, ka ndarë një sërë fotosh në rrjete sociale. Ndër fotot e publikuara nga
Dafina, janë dhe ato me bikini, ku në fokus janë linjat perfekte të këngëtares.Këngëtarja është mjaft e përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër, e kjo dëshmohet nga linjat e saj të tonifikuara.


“Po i kalon pushimet në bregdetin e jugut/ Alketa Vejsiu tregon çfarë e befasoj …(Video)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu ndodhet aktualisht me pushime së bashku me familjen e saj ku dhe ka publikuar shpesh foto e video.Por postimi i fundit i moderatores është shumë i veçantë pasi në të shfaqet një dhi që afrohet duke i konsumuar macaroons e saj.Nga ky veprim Alketa është çuditur pasi tregon që një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur më parë dhe nuk nguron që videon ta ndaj me fansat e saj .


Shqipëria kërkon njohjen e çertifikatës elektronike të vaksinimit nga vendet e BE-së

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka kërkuar njohjen e certifikatës elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian. Gjatë Samitit të Ministrave të Shëndetësisë të Ballkanit Perëndimor, Manastirliu tha se situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar.


Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perendimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, tha Manastirliu.

Po planifikonte arratisjen drejt Turqisë/Ja si u fut në kurth piloti 32-vjeçar

Hetuesit grekë kanë pasur prej kohësh dyshimet se piloti 32-vjeçar është autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Caroline në shtëpinë e tyre. Newsbomb.gr shkruan se ai kishte dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me mënyrën si u futën grabitësit në shtëpinë e tyre dhe karakteristikat e dhëna për autorët e dyshuar të grabitjes.Analiza e orës biometrike të Carolinës tregoi se të dhënat e paraqitura nga 32-vjeçari ishin në kontrast të plotë me atë që ishte regjistruar.


Një element i rëndësishëm është fakti që transporti me helikopter nuk është një procedurë e zakonshme e ndjekur nga Policia, për të marrë një dëshmitar të thjeshtë. Autoritetet ndërmorën këtë veprim, pasi kishin informacione se 32-vjeçari po planifikonte të ikte jashtë vendit, posaçërisht në Turqi.Policia dërgoi një helikopter nga Athina që mori 32-vjeçarin dhe e transportoi atë në GADA brenda një kohe të shkurtër.

Mediat e huaja raportojnë se policia shkoi menjëherë në varrezat e ishullit ku u mbajt shërbesa përkujtimore e Caroline dhe 32-vjeçarit, nuk i ishte komunikuar akuza për vrasjen e të shoqes. Sipas mediave greke, 32-vjeçari është shoqëruar me preteksin se do të identifikonte dikë tjetër që ishte arrestuar për vrasjen e Karolinës.

Newsbomb.gr ka zbardhur disa kontradikta të gjetur nga hetuesit grekë


Së pari, në kohën që 32-vjeçari kishte deklaruar se ka qenë i lidhur nga grabitësit kishte kryer biseda telefonike me familjarët e tij.

Së dyti, në kohën kur ai kishte thënë se ishte në gjumë, para mbërritjes së grabitësve në shtëpi, aplikacioni i Fitness që kishte shkarkuar për matur hapat dhe kaloritë që digjte gjatë ditës, kishte treguar se kishte qenë në lëvizje.

Së treti, ora biometrike e 20-vjeçares tregoi orën reale të vdekjes së saj, kohë e cila nuk përkon me atë të dhënë nga bashkëshorti i saj në dëshmi. Ora e telefonit celular ka regjistruar impulset e të resë, në kohën kur 20-vjeçari është shprehur se ajo është mbytur nga grabitësit.

Së katërti, 32-vjeçari nuk ka qenë bindës në deklaratën që ka dhënë për mënyrën si arriti të lirohej nga litarët me të cilët e kishin lidhur grabitësit për të telefonuar policinë.


Së pesti, sipas rezultateve të analizës teknike në regjistruesin e kamerës ka një mospërputhje. 32-vjeçari ka dhënë një kohë specifike për orën kur grabitësit largohen nga shtëpia. Rezulton se karta ishte hequr 4 ose 5 orë, para kohës së pretenduar nga 32-vjeçari për momentin e hyrjes së grabitësve në shtëpi.

Së gjashti, nga hetimet ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim mesazhesh mes çiftit, të cilat tregojnë se në orët e mesnatës, ata kishin pasur një debat dhe Caroline i ka shkruar të shoqit: Budalla.

Së shtati, piloti pretendon se humbi ndjenjat për të paktën një orë. Por hetuesit thonë se nëse kjo gjendje do kishte zgjatur kaq shumë, atëherë ai do kishte dëmtime të trurit ose mund të humbte jetën. Atëherë lind pyetja se si u rikuperua ai pa probleme serioze për jetën dhe si është e mundur që ai të ishte i qartë teksa ishte pa ndjenja për aq shumë kohë.

Pse u fut tani 10 mijë lekëshi i ri në qarkullim? Sejko: “Lehtësohet portofoli, janë rritur rrogat….”

Dy ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi dy prerje të reja të kartëmonedhave, 1.000 lekëshe dhe 10.000 lekëshe. Prerja 10 mijëshe është më e madhja deri më tani dhe del për herë të parë në treg duke filluar nga 30 Qershori. Por përse Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim prerjet e reja në këtë moment? Në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC, Guvernatori Gent Sejko shpjegoi se vendimi për kartëmonedhat e reja është marrë 9 vite më parë.


Vendimi për hedhjen e kësaj kartëmonedhe është marrë 9 vite më parë dhe gjatë kësaj periudhe është elaboruar i gjithë procesi, që është i gjatë. Ne kemi rishikuar të gjithë kartëmonedhat tona. Në 2019 kemi prezantuar serinë, por puna ka filluar më herët për të rishikuar këtë seri, pasi është një proces i gjatë. Rishikimi i serisë së plotë është prezantuar. Ne kemi konkluduar punën e nisur kohë më parë për prerjen 10 mijë lekë dhe së bashku me prerjen 1 mijë lekëshe do të marrin kurs ligjor në 30 qershor. Pra përdoruesit do i kenë këto dy prerje pas datës 30 qershor” tha ai.

“Për’puthen” në Pogradec, fansat me telefona në duar bllokojnë fugonin/Bëhuni gati nesër përputhen në Korçë…

Për’puthen on Tour” është ndaluar pasditën e sotme në Pogradec. Grupi me në krye autoren Olsa Muhametin, moderatoren Bora Zemanin, opinionistin Arjan Konomin dhe pjesën tjetër të ish-përputhsave rinorë janë takuar me shumë të rinj,ku në qendrën kulturore të qytetit do të zhvillohen audicionet për sezonin e ardhshëm.Sikurse shihet edhe nga videot pritja e pjesëtarëve është madhështore .

Të rinj, por jo vetëm vrapojnë për të takuar, si dhe të bëjnë foto me personazhet e tyre të preferuar.Ditën e nesërme “Për’puthen on tour” do të jetë në qytetin e Korçës ku edhe aty do të zhvillohen audicione.