Skandali, si blihet online punimi i diplomës: Pagesa bëhet në bankë, të japim dhe…Kam bërë të Tiranës, të Elbasanit, të Gjirokastrës, të Korçës, nga “Fan Noli”, plot

Temat e diplomave për cikle të caktuara studimesh Bachelor ose Master, vazhdojnë të jepen dhe të merren në mënyrë abuzive dhe të paligjshme.Sot nëpër rrjetet sociale lulëzojnë faqe që ofrojnë punime diplome, ku një i ri porosit një temë diplome duke paguar shuma të ndryshme që variojnë nga 10 mijë lekë deri në 350 euro. Më tej pajisesh me punimin e kërkuar për dy-tre javë.


Gazetari i “Stop” e konkretizoi vetë se si shkohet, pa asnjë shqetësim, për të porositur një temë diplome.Ai hyri në një faqe në Instagram dhe bëri një porosi për temë diplome. Mjaftoi vetëm një kërkim i thjeshtë “punim diplome” dhe menjëherë vërshuan një pafundësi faqesh me emërtime si tema diplome, detyra kursi dhe me radhë.Gazetari përzgjodhi një faqe ku promovohej puna dhe shërbimi i kësaj faqeje në Instagram. Aty kishte punime të përfunduara edhe për Universitetin e Tiranës.Po të shohësh edhe faqet e tjera që ofrojnë këtë shërbim kanë pak a shumë të njëjtën metodologji dhe procedurë pune.Pasi i hodhi një sy të përgjithshëm, gazetari i “Stop” komunikoi me një faqe të caktuar. Personi që u përgjigj mori përsipër temën “Motivet e folklorit shqiptar” për në Universitetin e Vlorës.

Punuesja e temës: Përshëndetje! Si jeni?

Bashkëpunëtori i Stop-it: Folëm bashkë në Instagram për një temë diplome.

Punuesja e temës: Po!

Bashkëpunëtori i Stop-it: Unë e kam tek Universiteti i Vlorës. E kam për letërsi shqipe.

Punuesja e temës: Çfarë teme keni zgjedhur?

Bashkëpunëtori i Stop-it: “Motivet e folklorit shqiptar”.

Punuesja e temës: Ok !

Bashkëpunëtori i Stop-it: Të të pyes një herë, se nuk e kam idenë. Si janë kushtet? Sa lekë duhet të paguaj? Si funksionon? Si mund të lidhemi?

Punuesja e temës: Çdo kapitull do ju dërgohet me e-mail. Çdo gjë bëhet “online”. Pagesa bëhet në bankë. Tema ju dërgohet me e-mail. Ju dërgohet nga kapitulli i parë, deri te kapitulli i katërt. Katër kapituj ka gjithsej, tema. Temat Bachelor, deri në 35 faqe punohen. Për plagjiaturën kontrollojmë me program.

Bashkëpunëtori i Stop-it: Kjo është pjesa më ashtu…, e plagjiaturës, se nuk i dihet, se çfarë pozicioni marrim.

Punuesja e temës: Ka dy vjet, që ka dalë programi. Po të njëjtin program, që përdor zysha, të njëjtin përdorim edhe ne. Vetëm të jemi qorra, që të përdorim plagjiaturë. Kontrollohet, perifrazohet çdo pjesë.

Bashkëpunëtori i Stop-it: Do ma dërgosh me e-mail?

Punuesja e temës: Minimumi tre javë do, që të dalë punim i mirë. Se unë ta bëj edhe dy javë, por nuk të del maksimalja. Në fund fare bën edhe një përmbledhje, që ta mësosh edhe më kollaj. Normalisht, se nuk e ke bërë vetë dhe nuk e ke aq të thjeshtë, sesa kur e ke bërë vetë, që ta mësosh. Kam bërë të Tiranës, të Elbasanit, të Gjirokastrës, të Korçës, nga “Fan Noli”, plot.

Franca kualifikohet si lider, Portugalia nga vendi i tretë

Francë-Portugali përfundoi 2-2, ku vendosën golat e tre penalltive, 2 për portugezët dhe një për gjelat e Francës. Për luzitanët shënoi Cristiano Ronaldo në minutën 31’ dhe 60’, ndërsa për Francën Benzema në minutat shtesë së pjesës së parë dhe po Benzema në të 47 e pjesës së dytë. Vendin e parë e mban Franca me 5 pikë, ndjekur nga Gjermania me 4 pikë dhe në vendin e tretë Portugalia po me 4 pikë dhe golavarazh të njejtë me gjermanët, por kanë humbur në ndeshje direkte.


FT PORTUGALI-FRANCË 2-2

Kristiano Ronaldo 30′, 60′ (p) / Benzema 45+2′ , 47′

https://twitter.com/trashtalkmvp/status/1407783372131389453?s=21

https://twitter.com/zi_988/status/1407788577916866562?s=21

PORTUGALIA (4-3-3): Rui Patricio; Semedo, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro; Renato Sançez, Pereira, Joao Mutinjo; B. Silva, Kristiano Ronaldo, Zhota.
Trajner: Fernando Santos

FRANCA (4-2-3-1): Loris; Kunde, Varane, Kimpembe, Hernandez; Pogba, Kante; Griezman, Toliso, Mbape; Benzema.
Trajner: Didier Deshamp

Gjermania kualifikohet me zemër në dorë/Hungaria e bën të dridhet deri në fund

Gjermania ka kaluar në turin tjetër të Euro 2020, por skuadra e Joakim Lëv ka kaluar mes drithërimash për në fazën tjetër të turneut, duke qenë pranë një turpërimi historik në Mynih. Përballë Hungarisë pritej një fitore e thjeshtë, por eksperimentet e Lëv kanë zhgënjyer dhe gjermanët me shumë vështirësi barazuan 2-2. Gjermania ka përjetuar “ferrin” hungarez. Këta të fundit ishin surpriza më e bukur e këtij Europiani. Pas atij barazimi me Francën, qëllimi për Hungarinë sot ishte kualifikimi, të cilët i shkuan fare pranë.


Megjithatë mentaliteti gjerman e do që fjala dorëzim të mos ekzistojë deri në fund dhe kështu ndodh. Leon Goretzka bën heroin në minutën e 84-t, kur përshëndet rrjetën e rivalëve dhe sjell një fund të lumtur në gjithë këtë dramë.

Gjermani-Hungari 2-2
66′ Havertz, 83′ Goretzka / 11’ Szalai, 68′ Shafer

https://twitter.com/dlf_sport/status/1407779848337117188?s=21

https://twitter.com/golkoliktv2/status/1407797451768090627?s=21

https://twitter.com/dlf_sport/status/1407799425917980672?s=21

https://twitter.com/trashtalkmvp/status/1407801927581192203?s=21

E rëndë në Athinë/ Prifti sulmon me acid 7 mitropolitë, i përfshirë më parë në trafik droge

Një prift 37-vjeçar sulmoi papritmas me acid gjashtë priftërinj të tjerë dhe rojën e Manastirit Petraki në Greqi. Në momentin që nisi sulmin, ndaj priftit po mbahej një gjykim sinodal.Sipas informacionieve të para nga ERT, fjalët e para të priftit në polici ishin: “I sulmova sepse më hoqën rrobën e priftit “.Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga Manastiri ku ndodhi sulmi me acid. Fotot e publikuara tregojnë veshjet e priftërinjve të sulmuar dhe gjak në dysheme.


Pa thënë asgjë ai mori dy shishe të mëdha me një lëng të kuq nga çanta dhe nisi që të spërkaste të pranishmit. Ai nisi të bërtiste a nuk foli Veroias me ju? Pastaj vendi u mbulua nga gjaku…ai bërtiste dhe zbrazte shishet. Shishet që kishte në çantë ishin nga dy litra. Skena ishte tmerruese.” Në një moment ai nxori një shishe me acid dhe nisi të sulmonte anëtarët e gjykatës. Të lënduarit janë dërguar në spital ku marrin kujdes shëndetësor.Priftërinjtë dhe roja e manastirit kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa dy prej tyre kanë plagë serioze në fytyrë.Mitropoliti i Kifissia, Cyril, është më keq nga të plagosurit në sulmin e vitriolit që ndodhi në Manastirin e Petrakiut.

Në fakt prifti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke, pasi në 2018 ai u kap me kokainë të cilin e kishte fshehur nën mantelin e tij. Gjithsesi atëhere ai u la i lirë me akuzën vetëm të posedimit të drogës.

Parakalimi i gabuar i ‘Audit’ luksoz shkakton aksidentin në aksin Elbasan–Librazhd

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku një parakalim i gabuar ka shkaktuar përplasjen e dy mjeteve. Parakalimi i gabuar i mjetit tip Audi ka bërë që ai të përplasej me një automjet tjetër, në kabinën e të cilët po qarkullonin dy vajza.Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.Vajzat e përfshira në aksident janë të traumatizuara, ndërkohë që policia po i kryen testin e alkoolit drejtuesit të ‘Audit’. Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Sa do të zgjasë vala e të nxehtit afrikan/Këto janë qytetet që do të shënojnë temperatura ekstreme

Metorologia Lajda Porja thotë për Ora News, se temperaturat më ekstreme pritet të jene në veri, në qytetet, Koplik, Shkodër dhe Lezhë. Gjithashtu ajo thotë se Elbasani, Cerriku, Belshi, Gjirokastra, Ura Vajgurore dhe Berati janë qytetet, ku pritet të shënohen temperaturta deri 42°C.


Vala e të  nxehtit Afrikan prej ditësh ka përfshirë Mesdheun , konkretisht ditët e fundit ka përfshirë gadishullin ballkanik, me epiqendër Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Temperturat kanë pësuar rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit, duke bërë që vlerat minimale të jenë 29 gradë celcius, ndërkohë maksimlja 39 deri në 40°C.

COVID-19 GREQI / JA SA RASTE JANË REGJISTRUAR

Greqia ka regjistruar 14 viktima dhe 520 raste të reja nga COVID-19. Vendi fqinj nga nesër heq maskat në ambientet e jashtme teksa ka marrë së fundmi dhe disa masa të tjera lehtësuese.Vendi fqinje ka nisur sezonin turistik dhe shifrat janë optimiste në krahasim me muajt e mëparshëm.Në 24 orët e fundit, 225 raste ishin vetëm në Atikë, 61 prej të cilave në Athinë, kurse 44 në Selanik.


E rëndë/Gjendet i vdekur 45-vjeçari,ja dyshimet e para

Një 45-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i vdekur pasditen e sotme në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti në kryeqytet. Mësohet se burri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është gjetur tek fushat pranë ‘Qytetit Studenti’ dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po bënte stërvitje.Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, por pritet ekspertiza e plotë për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.

Tiranë/Informacion paraprak:


Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ishte tek gjyshi, 4-vjeçari bie nga kati i tretë i banesës në Pogradec, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga lartësia dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gështenjas në Pogradec.Sipas njoftimeve paraprake, i mituri dyshohet se ishte duke luajtur në shtëpinë e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë dhe është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës, duke pësuar dëmtime në trup. Fillimisht 4-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pogradecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por tashmë është nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar .

Pogradec/Informacion paraprak:

Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Tifozja seksi ruse ‘çmënd’ “Euro 2020”/ Shpreson se do ta ndjekë Rusinë deri në finale(Fotot)

Jo vetëm lojtarët marrin vëmendje të kampionatet që zhvillohen, por edhe tiffozet seksi që qëndrojnë jashtë fushës së blertë.


Vanessa Mariposa është një tifoze tërheqëse ruse që spikati veçanërisht sivjet.

Vanessa ishte në tribunat e ‘Krestovsky Stadium’ në Shën Petersburg, ku shikoi ekipin e saj kombëtar duke mposhtur Finlandën. Tifozët e shpallën atë “më të mirën që Rusia ka në këtë turne” në rrjetet sociale.

Kjo influencuese dhe modele u tha mediave se ajo gjithmonë ndjek ekipin kombëtar, ndërsa shpreson se do ta ndjekë Rusinë deri në finale.

Austria heq të gjitha kufizimet ndaj COVID për udhëtarët nga Shqipëria

Austria heq të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria. Shteti i BE ka ndjekur rekomandimin e Këshillit të BE disa ditë më parë për të hequr kufizimet per vendin tonë.
Nga 24 qershori Austria nuk do të kërkojë për shtetasit shqiptarë asnjë kriter testi apo vaksine, kurse vizat vijojnë si më parë.
Ndërkohë i vetmi kriter është maska FFP2 pasi është detyrim për qytetarët që udhëtojnë me avion për në Austri. Ajo mundet të gjendet në farmaci.


STATUSI NGA TIA
Lajm i mirë
👏/Austria
Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë
📌I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.
Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
—————-
Good news👏 / Austria
Austria removes all restrictions for passengers with biometric passports traveling to Austria, starting from 24 June 2021.
1) No test criteria
2) No vacine criteria
3) Visas for applicable cases continue as before
The only obligation for travelers to Austria, is the FFP2 mask, like the one in the picture. Austrian Airlines has the obligation for the travelers to wear this type of mask, which you can find in pharmacies.
Those passengers who are in transit in Austria, please check the travel rules of Covid-19, which has the final destination of arrival.
Thank you for your cooperation,
Tirana International Airport tiatravel #austria Austrian Airlines

Greqia lehtëson masat anti-Covid /Heq maskën dhe orarin policor

Greqia lehtëson akoma më shumë masat kundër koronavirusit. Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj vendosën që duke filluar nga nesër të hiqet detyrimi për të mbajtur maskën në ambientet e jashtme, ndërsa urdhri mbetet në fuqi për brenda.


Por nuk mbaron me kaq. Greqia nga e hëna do të heqë shtetrrethimin duke mos lënë në fuqi asnjë kufizim të lëvizjes natën.Gjithashtu u vendos përjashtimi i punëtorëve të vaksinuar nga detyrimi për të kryer vetë-teste në vendet e punës. Nga 5 persona, brenda lokaleve tashmë në tavolina do të lejohen 10.Aktivitetet në natyrë do të lejohen jo më shumë se 300 persona. Rregulla të veçanta janë vendosur edhe për plazhet dhe kufizimet për të shmangur mbipopullimin. Nëpunësit civilë të vaksinuar mund të kthehen në punë personalisht.Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 520 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19, teksa vendi është hapur për turistët prej disa javësh.

Lajm i mirë për shqiptarët, nga nesër mund të udhëtojnë lirshëm drejt Holandës

Duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm edhe drejt Holandës. Ambasada e Shqipërisë në Hagë njoftoi se vendimi është marrë në bazë të vlerësimit të qeverisë holandeze mbi nivelin e ulët të infektimeve në Shqipëri.Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht drejt Holandës edhe për qëllime turistike pa pasur kushtin e testit dhe vaksinës.

Që prej ditës së nesërme, do të lejohet lëvizja e lirë për të gjithë shtetasit shqiptarë, jo vetëm për rezidentët shqiptarë në BE, apo për arsye specifike. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht drejt Holandës edhe për qëllime turistike”, njofton ambasada shqiptare.


Habit Piloti grek bën kërkesën e papritur: “Dua të punësohem në burg, të më ulet dënimi”

Babis Anagnostopolus kërkon që të punësohet në burg që t’i ulet dënimi pas krimit makabër të 11 majit ku mbyti të shoqen 20-vjeçare Caroline në shtëpinë e tyre.Ai u shfaq i ftohtë, pa shprehi në fytyrë në takimin me drejtorin e burgut ku është vendosur prej ditësh së djeshme.

Piloti deklaroi se ishte shumë i lumtur nga kushtet që gjeti në qeli dhe kërkoi të nisë menjëherë punë në mënyrë që të kalojë kohën dhe kur të jetë momenti ta përdorë këtë kapacitet për të ulur dënimin.
Ai pritet të kalojë të gjitha procedurat mjekësore pasi i është nënshtruar një testi anti-COVID dhe nuk ka nevojë të karantinohet.


COVID -19/ Bie në mënyrë drastike numri i infektimeve!Vetëm 1 i prekur ,asnjë humbje jete

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.
Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1960


Testime totale 783,516
Raste pozitive 132,497
Raste të shëruara 129,955
Raste Aktive 87
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 26
Durrës 10
Lezhë 7
Berat 6
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1