Të dëshpëruar nga humbja/Anglezët sulmojnë ambasadën bullgare në Londër, kujtuan se ishte flamuri italian

Të dëshpëruar nga humbje në finale përballë italianëve, një pjesë e tifozëve anglezë dolën në rrugët e Londrës të tërbuar, ku nuk munguan edhe incidentet e përplasjet me policinë. Por, një episod e shndërron inatin e tyre në qesharak. Ambasada Bullgare në Londër tha se një turmë e vogël tifozësh anglezë ishin përpjekur pas përfundimit të ndeshjes që të shkulnin flamurin e vendosur në këtë ambasadë.

Arsyeja? Kujtonin se ishte flamuri i Italisë. Flamuri bullgar ka të njëjtat ngjyra me atë italian, me ndryshimin e madh se jeshilja është në mes dhe vijat i ka horizontale, jo vertikale si ai italian.


Incidente pati edhe në Wembley, kur një grup tifozësh anglezë dhunojnë kundërshtarët e tyre në mënyrë brutale dhe e gjitha kjo ndodh në prani të policisë e cila nuk ka çfarë të bëjë.

E pazakontë/ “Qase gjoksin këtu, jo mos e hiq dorën”, Hoxha prek gratë në vende intime për t’i “zgjidhur” hallet

Gazetarja e Fiksit i prezantohet si një grua e cila ka disa probleme që e shqetësojnë. Ajo vuan nga veshkat dhe ka bllokim të frymëmarrjes. Përsa i përket problemit të veshkave i ashtuquajturi hoxhë i thotë se nuk e ndihmon dot, por në lidhje me bllokimin e frymëmarrjes ai merr përtsipër ta ndihmojë. Ai i kërkon gazetares së Fiksit të marri sheqer nga një kuti aty afër dhe pasi sheh sheqerin që ajo ka prekur me dorë i thotë se ka magji. Më pas ai e pyet nëse është e martuar, pasi siç dëgjohet edhe vetë në video atij i shkojnë shumë vajza dhe gra që kanë dëshirë të kenë raport intim me të.

Pasi bën disa marifetë me tespie në dorë më pas hoxha i shtrinë duart edhe më shumë duke i prekur gjoksin, me motivin që nesë ai i prek gjoksin e kupton se ka edhe meshkujt të tjetrë në jetën e gruas përveç burrit të saj. Ai vazhdon ta fërkojë disa herë nga gjoksi me këtë motiv dhe më pas i thotë që çfarë u bë e u tha aty nuk duhet të dalin nga ajo dhomë. Ai tregon se ka dhe raste të tjera që ua ka kap gjoksin femrave që kanë shkuar tek ai, vetëm e vetëm që burri i gruas që ia kap t’i ngelet mendja aty në vendin ku ai fërkon. Ai në bisedë e sipër i tregon gazetarës së Fiksit se me këtë punë ka 50 vite që merret dhe që nuk ka besim fare tek meshkujt e rinj. Pasi ata thjesht shfrytëzojnë femrat, ndërkohë që vetë me të ashtuquajturin zanat prej 50 vitesh fërkon e kap femrat për t’i “shëruar”. Më pas i ashtuquajturi hoxhë i jep gazetares së Fiksit dy bustina me sheqer që duhet t’ia jap familjes për t’i pirë në ditë të përcaktuara. Më pas ai i thotë se është i gatshëm ta ndihmojë në çdo herë dhe mund t’i bjerë telefonit të tij në çdo kohë.

Biseda me të ashtuquajturin hoxhë

Hoxha- Ulu këtu. Nga je nga Fieri?

Fiksi- Jo unë jam nga … e martuar në Fier

Hoxha- Ku rri në Fier?

Fiksi- Po në Frakull të Fierit.

Hoxha- Në Frakull, obobo, ç’të paska çuar Zoti atje? Babai , gjyshi, stërgjyshi, kanë mbaruar në Arabi, kurse unë, Medresenë e kam bërë në Tiranë. Medreseja daç në Arabi, daç në Frakull…

Fiksi- Njësoj është.

Hoxha- Edhe e kemi të trashëguar. Më pyet gruaja, ça halli kishte? Atë hall që kishte. Nuk i kam thënë njëherë gruas që , kjo ose ai kishte këtë hall. Unë ça shof kam të drejtë ta them, nqs ka gjëra do ti shikosh edhe ti. Po kanë frikë nga mua se unë ja u nxjerr leckat sheshit. Tashi, shko kape kutinë atje edhe merr ca sheqer, mbushe dorën. Ashtu ëë bravo, bravo.

Fiksi- Dëgjo, unë kam probleme me veshkat, nuk jam mirë.

Hoxha- Nuk është për mua

Fiksi- Kam edhe nuk e di si një bllokim frymëmarrje.

Hoxha- Kjo është tjetër. Fëmijën e madh sa e ke?

Fiksi- E kam 16 vjeçe

Hoxha- Me burrin si i ke marrëdhëniet?

Fiksi- Shumë mirë

Hoxha- Ça pune bën burri?

Fiksi- Burriiii, kshu, ke posta, shofer ke posta.

Hoxha- Hajde, pak më këtu, pak më këtu

Fiksi- Po.

Hoxha- Aty, vere dorën këtu. Emrin?

Fiksi- E….

(Hoxha pëshpërit disa fjalë nën zë)

Hoxha- Hiqe dorën. Dëgjo, ajo që më del këtu mua, do ta shikosh edhe ti, nuk ka lidhje me veshkën. Ka lidhje me probleme të tjera.  Vëre dorën, vëre dorën, hiqe tani. Dëgjo, këtu më del punë magjie, kjo ka pengesa të mëdhaja, ka këputje ka dëshpërime, ka zënka, ka fukarrallëk, ka nga të gjitha. Po sot ti nuk do t’i tregosh njeriu se ça pe këtu.

Fiksi- Po

Hoxha- Prit. Nesër tregoi kujt të duash. Pse, se nesër kur të filloj punën unë, atë që do shikosh ti këtu,  do më dali prapë nesër mua, do punoj 5 minuta 10 mimuta sa ta heq faree. Nqs mua nesër nuk më del, unë e kuptoj që ti i ke treguar dikujt pa dashje edhe mua puna më shkoi kot edhe ty rruga të shkoi kot. Vere edhe njëherë dorën, mos u mërzit, vere edhe njëherë dorën. Rri e qetë, e qetë. Hiqe dorën, mos u largo, do më rrish mua afër. ( i jep tespiet) Do heqësh të bardhat, jo të zezat. E kupton?

Fiksi- Po.

Hoxha- Filloje që në fillim. Ajde me dy duar. Ashtu vazhdo, bravo. Merre gotën (me ujë) Shiko në ujë, në ujë, aty shiko. I pastër është? Merr tespiet

Fiksi- Po.

Hoxha- Lëshoje, mbylle dorën( i ve tespiet ke dora) Vëre dorën këtu… ( hoxha pëshpërin) Mos luaj, mos e hap, do shikosh ça të del këtu, fytyrë burri apo gruaje, ça shikon aty?

Fiksi- Gruaje.

Hoxha- Hiqe dorën. Ça hoqe ti (nga tespiet)? Të bardhat hoqe. Tani hiq të zezat tashi, siç hoqe të bardhat.

Fiksi- Po.

Hoxha- Aty shiko, mos më shiko mua or ti, mos prek… ashtu bravooo, ashtu. Këtu futi ku e kishe (në dorë)  Ë bravo. ( pëshpërin prapë) Ça do lloj muhabeti që do bëjmë, mbetet këtu.

Hoxha- Për ty është një pengesë e madhe kjo, ka vetëm të këqija nuk ka të mira, vetëm sot nuk do tregosh siç e pe.

Fiksi- Po.

Hoxha- Do të ndihmoj, kur them do të ndihmoj , do të ndihmoj.

Fiksi- Po, po.

Hoxha- Qase gjoksin këtu. Jo mos e hiq dorën, po vëre mirë, vëre mirë. ( i bie kraharorit, dorës së vajzës, librit i fryn edhe në vesh) Shiko tani. Ky zanat mua më lejon për zanatin edhe për moshën. E pe si e vura dorën këtu unë (te kraharori)

Fiksi- Po.

Hoxha- Unë nuk kam besim ke të gjithë, se jam i detyruar ta çoj dorën këtu. Pse jam i detyruar, kur shikoj këtu përmbi gjoksin tënd, unë shikoj përveç burrit, ka hipur njeri tjetër? Edhe tak më del këtu mua, më kupton? Unë nuk kam besim te çunat. Ata të shikojnë nga gjoksi kshu edhe po vure dorën këtu( në gjoks)  ai tak ta heq, më mirë ja kam lënë asaj vajzës, nuk kam besim, sa të më nxijë faqen.

Fiksi- Ke të drejtë.

Hoxha- Për kokën tënde, për kokën e çupave, ka 50 vjet ka ardhur i kam thënë, me pe ja ku jam, e kam shtytur ta nxjerr përjashta, eee ti p… e mutit.

Fiksi- Ka lloj, lloj femrash.

Hoxha- Po, po ka, se si dihet me këtë lloj zanati, po do të tregoj unë një, ja të mbaroj këtë. Është zanat i mirë, po është i vështirë. Mos e hiq dorën. Është i vështirë, është shumë i vështirë. Më shëmbëllen si një çupë e rezes sime. Siç i ke duart do shikosh, mos i hiq duart.

Fiksi- Jo s’ka gjë

Hoxha- Tashi dëgjo këtu, gjyshin, ça do hall iqë të kesh, në mes të natës të vish, shikoj që zemra jote është shumë e pastër. Edhe unë njerëzit që janë të pastër në shpirt që si duan të keqen tjetrit, unë i dua shumë.  Pse, se kam edhe çupa. Tashi dëgjo gjyshin. Këto të dyja këtu janë njësoj( dy bustina me sheqer)

Fiksi- Po.

Hoxha- Do marrësh një pije ,ça pini ju, hidhe brenda, pini gjithë robt e shpisë, ama vetëm shpia jote, do mbushen 21 ditë, tjetrën, të njëjtin veprim. Tashi, ti e bën dot sot?

Fiksi- Po.

Hoxha- N.q.se e përdor sot në dt 22 tjetrën. ‘Merva volantes, crima mantes’ Fjalët i merr era, e shkruan aty.

Fiksi- Faleminderit shumë. Mirupafshim /topchannel/

Argjentina bën propozimin e bujshëm: Sfidë mes kampionësh …”Superkupë me Italinë për nder të Maradonës”

Nga “Maracana” në “Wembley”. Dy finale të mëdha njëra pas tjetrës. Argjentina fitoi “Copa America” pas 28 vitesh, Italia u kthye në majën e Europës pas 53 vitesh. Fitorja e bluve të Mancini dhe e të besuarve të Scaloni bëri që dy kontinentet dhe miliona tifozë të gëzohen kësaj vere. Jo rastësi, sepse filli blu që lidh Italinë dhe Argjentinën ka një emër dhe mbiemër: Diego Armando Maradona.


Në orët e fundit, nga Argjentina ka mbërritur një propozim, që bëhet publik nga gazeta “Olé”: të luhet një ndeshje miqësore midis Italisë dhe Argjentinës (njëlloj Superkupe mes dy kontinenteve) për nder të “Pibe de Oro”, i cili vdiq më 25 nëntor 2020. Në nëntor 2022 nuk do të luhet Kupa e Konfederatave, sepse është momenti për Botërorin e Katarit, por së pari janë sfidat kualifikuese. Kalendari i ngjeshur nuk ndihmon për të gjetur një datë të dobishme për sfidën e madhe, por ideja është lançuar. Ku do të luhet “Superkupa Maradona”? Ekzistojnë dy mundësi: në “Diego Armando Maradona”, stadiumin e La Paternal, ose në “Diego Armando Maradona”, stadiumin e Napolit.

Eva Murati për vajzat shqiptare: I duan gjërat gati, nuk kanë kulturë pune

Moderatorja simpatike Eva Murati ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u vu përballë pyetjeve të Antonelës. “Sipas teje, çfarë kanë të tepruar vajzat shqiptare dhe pse?”, ishte një ndër pyetjet. Eva tha se vajzat shqiptare i duan gjërat gati dhe nuk kanë kulturë pune.

“Të tepruar…tani, kjo është diçka që e kam vënë re me kalimin e kohës, por mendoj se vajzat në Shqipëri, sidomos ato në mjedisin ku unë punoj dhe më rrethojnë, i duan gjërat pak si shumë gati, pra mjafton të bëhen më të afërta me dikë, mjafton që mami ose babi t’ua paguajnë një vend pune ose një vend më të mirë. Nuk kanë fare kulturë pune dhe këto do doja që ta kishim më tepër”, u shpreh moderatorja.


Aksidenti i rëndë/ Bënte drift duke festuar fitoren e Italisë, makina me targa shqiptare përplas keq motorin (VIDEO)

Një aksident, fare i papritur është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku protagonist ka qenë një shqiptar, të paktën siç shihet nga targat e makinës. Aksidenti është regjistruar gjatë festimeve për fitoren e Italisë në kampionatin Europian. Shqiptari ka qenë duke bërë drift, por nuk e ka parë fare një motor që po i vinte drejt dhe e ka përplasur. Ende nuk dihet si është gjendja e të aksidentuarit.


Një tjetër shtet Europian heq kufizimet për Shqiptarët(Njoftimi)

Suedia ka hequr masat kufizuese për udhëtarët shqiptarë. Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se shqiptarët që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në këtë shtet, vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit.

Suedia. Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e TIA-s.


Policia Rrugore me dorë të hekurt/ Vijon arrestimet, heqjen e patentave dhe zbritjen e pikëve

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, ka çuar në pranga 23 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, që varionte nga 0.64 mg/l deri në 1.49 mg/l, dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.


Falë rritjes së besimit të qytetarëve te Policia janë parandaluar disa ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht: Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin që e përdorte për shërbim publik (mikrobuz 18-vendësh me pasagjerë në mjet). Nga matja me aparatin drager rezultoi testi i parë në masën 1.07 mg/l dhe testi i dytë 1.09 mg/l. Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.

Në Tiranë, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. A., 52 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit rezultoi se automjeti me targa angleze ishte në emër të një shtetasi tjetër dhe ishte jashtë afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Ndaj 52-vjeçarit, i cili ishte me leje drejtimi të falsifikuar, u mor masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu konfiskua automjeti. Po në Tiranë u arrestua shtetasi E. P., 38 vjeç, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.47 mg/l, në rrugën e Shkozës. Drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative 27.000 mijë lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 20 muaj dhe zbritje 8 pikë nga patenta.

Në Spille, Kavajë, është arrestuar A. B., 50 vjeç, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në matjen e parë në masën 1.31 mg/l dhe në matjen e dytë në masën 1.29 mg/l. Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, pezullim për 15 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit. Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore, krahas procedimit administrativ për shkeljet e konstatuara, përgjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, 4 prej tyre nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 1 nga Policia Rrugore e Elbasanit, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, nga 1.000 deri në 2000 lekë të rinj.


Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 2032 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 146 km/h në rrugën Tiranë-Elbasan, 153 km/h dhe 167 km/h në Fier-Vlorë, 169 km/h në Durrës-Maminas dhe deri në 186 km/h në rrugën nacionale Tepelenë–Gjirokastër, si dhe 11 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Përballet me Armand Dukën /Shakohoxha: “Do kandidoj për president të FSHF, kam bindjen se do të fitoj

Dritan Shakohoxha ka treguar se do jetë kandidat për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.Përpara ndeshjes finale mes Italisë dhe Anglisë, nga Wembley ku ishte në koment të sfidës, Shakohoxha ka treguar për të ftuarit në Euromagjia në RTSH se do jetë përballë Dukës. Do lë gazetarinë, por në ambientin e sportit do të jem dhe do të jem gjatë. Çfarë të them më hapur? Do kandidoj për president të FSHF, kam bindjen se do të fitoj”, tha Shakohoxha.


Për me tepër detajet jane në videot e finales se madhe

https://twitter.com/korcablog/status/1414576078601998338?s=21

Italia pushton tempullin e futbollit anglez dhe rrëmben titullin europian!/Ja titujt e gazetave… Mediat europiane elozhe “Të Kaltërve”

Italia i dha fund pritjes 5- vjeçare, duke fituar titullin e dytë evropian në historinë e saj, teksa në mitikun Wembley mundi Anglinë në finale me penallti. Padyshim që në median italiane entuziazmi është në nivelet më të larta. Kështu, ‘gazzetta Dello Sport’ shkruan: Tepër e bukur, Italia, Kampione e Evropës. ndërsa Corriere dello Sport del në faqen e parë me titullin: Është e jona, duke iu referuar kupës. Anglia humbet me penallti, Italia në rrugë për të festuar kupën.


Tuttosport publikon: Jemi vetëm ne. Italia Kampione e Evropës, mund Anglinë me penallti. Suksesi i madh i Italisë padyshim që pushton edhe mediet josportive në Itali.

Kështu ‘Corriere Della Sera‘ shkruan: Kampionët jemi ne. Finale epike në Wembley e zjarrtë. Italia shkon në disavantazh pasi barazon dhe me penallti mund Anglinë. Shpërthen festa.

Ndërsa te La Repubblica lexohet: Evropa është e jona. Italia pushton Wembley dhe është kampione pas 53 vitesh.
Në median britanike, më shumë sesa për zhgënjim, u shfaq krenaria për arritjen e madhe të “Tre Luanëve”, që luajtën finalen e parë Evropiane dhe të parën në turne madhor pas 55 vitesh.

Ishim kaq afër”, shkruante The Guardian në faqen e parë, ndërsa te Metro lexohej: Luanët na bënë krenarë.

Mirror‘ publikonte artikullin: Thyerje zemre, Luanët e guximshëm humbën me penallti, por na bënë krenarë, ndërsa te The Timeslexohet: Mallkimi i penalltive i mohon ëndrrën Anglisë. Nuk mund të mungonte komenti i Daily Mail që shkruante: Gjithçka mbyllet me lot. Zemërluanë deri në fund. Luftëtarët e Southgate humbasin në serinë zemërthyese të penalltive…përsëri.


Padyshim që triumfi i Italisë në evropian pati jehonë edhe në media të tjera në Evropë. L’Equipe i përkufizon italianët të pamposhtur; ‘Të pathyer në 34 ndeshje italianët fituan titullin e dytë evropian’, shkruhej në nëntitullin e kësaj të përditshmeje.

Në Spanjë, AS shkruan: Bravissima, duke përdorur një frazë në gjuhën italiane. ndërsa Marca publikon: Wembleyazo, Italia pushton tempullin e futbollit anglez dhe rrëmben titullin evropian!

Reagon Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu “Humbja e mjekut Shabani,lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe qytetin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me vdekjen e mjekut Kujtim Shabani ditën e sotme në plazhin e Radhimës. Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të mjekut. Ministrja shkruan se mjeku ka mbajtur peshën më të madhe në këtë pandemik në Urgjencën e Spitalit të Korçës.

Postimi i plotë i Manastirliut:


Ndarja e parakohshme nga jeta e dr. Kujtim Shabanit, mjekut të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Korçës, është një humbje e madhe për familjen, për qytetarët e Korçës të cilëve u shërbeu me devotshmëri dhe për sistemin tonë shëndetësor.

Dr. Kujtimi ka mbajtur peshën e madhe në këtë pandemi në Urgjencën e Spitalit të Korçës, në shërbim ditë-natë për pacientët. Humbja e tij lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe qytetin e tij! U prehsh në paqe doktor Kujtimi.

Si po zbrazet Shqipëria/ 207 mijë persona kanë aplikuar për azil në BE nga 2010-a, rreth 33% e tyre ishin minorenë

Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë në Bashkimin Europian e të tjera (BE+) gjatë dekadës së fundit kanë qenë shumë të larta në raport me popullsinë e vendit. Sipas shifrave të raportit të fundit vjetor të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), nga 2010-a (viti i parë që raportohet) deri në 2020-n, në total ka pasur 207.2 mijë aplikime nga shtetasit shqiptarë për azil në Bashkimin Europian + Zvicrën (nuk përfshihen të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar).


Numri më i lartë i aplikimeve për azil ishte në 2015-n, me gati 67 mijë persona, duke u përgjysmuar një vit më pas dhe duke u luhatur në nivelet e 20-24 mijë persona në 2017-2019. Në 2020-n, aplikimet u reduktuan ndjeshëm, duke zbritur në rreth 7 mijë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, që detyroi mbylljen e kufijve (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në BE+).

Të dhënat e EASO i ndajnë aplikimet dhe në minorenë dhe të rritur. Bie në sy numri i lartë i aplikimeve nga minorenët çdo vit, që është mesatrisht një e treta e totalit të aplikimeve dhe 33% për gjithë periudhën. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit për të njëjtën periudhë, Shqipëria mban rekord për aplikimet në numër total. E dyta është Kosova, me 200 mijë aplikime për azil për periudhën 2010-2020. Shetasit e Kosovës kishin nivele të larta në 2013-2015 dhe më pas u shënua një rënie e ndjeshme (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit e Kosovës në BE+).

Sebia kishte 177 mijë aplikime në dekadën e fundit, Maqedonia e Veriut 90 mijë, Bosnja 52 mijë, Mali i Zi 12.6 mijë.

Për të gjithë rajonin, periudha 2014-2015 pa një rritje të ndjeshme të aplkimeve për azil në BE+, duke shënuar nivelet më të larta të dekadës. Në raport me popullsinë aktuale, aplkimet më të larta për azil për dekadën i ka Kosova, për shkak të kërkesave të larta deri në 2015-n (shiko grafikun: Aplikimet për azil 2010-2020).

Për periudhën 2016-2020, rekordin e mban Shqipëria. Në 4 vitet e fundit kërkesat për azil të shqiptarëve ishin sa 3.7% e popullsisë aktuale, kundrejt 1.65% në Kosovë, 1.3% në Maqedoninë e Veriut dhe rreth 0.5% në Serbi, Bosnjë e Mal të Zi, sipas të dhënave të EASO, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë. (shiko grafikun: Aplikimet pëz azil 2016-2020). Për shkak se vendet e rajonit konsiderohen të sigurta, pjesa dërrmuese e aplikimeve për azil në vite janë refuzuar.Cikli i ri i emigracionit që ka përfshirë Shqipërinë vitet e fundit po shkakton probleme në tregun e brendshëm të punës, me shumë sektorë që ankohen për mungesën e punonjësve./ Monitor

COVID -19/ 5 të infektuar ,asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë. Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (12 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2658

Testime totale 837,388
Raste pozitive 132,597
Raste të shëruara 130,052
Raste Aktive 89
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 35
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 8
Vlorë 7
Shkodër 5
Lezhë 4
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 1

Vendimi i gjykatës: Ata që punojnë me kompjuter, do bëjnë 15 minuta pushim për çdo dy orë punë

Punonjësit në shtet, entet publike dhe në institucionet e sektorit publik, të cilët çdo ditë punojnë përpara kompjuterit, do të duhet të pushojnë 15 minuta pas dy orësh punë ose të bëjnë punë të tjera që nuk lidhen me kompjuterin, sipas një vendimi të Gjykatës Administrative. Gjykata Administrative liroi nga akuzat një punonjës që punonte në një spital shtetëror në Greqi. Punonjësi filloi punë në departamentin e kontabilitetit të një spitali në Atikë në janar të vitit 2018.

Pas largimit nga puna, ai apeloi në Gjykatën Administrative duke argumentuar se menaxhimi i spitalit gjatë gjithë këtyre viteve që ai kishte punuar, nuk ishte në përputhje me legjislacionin Europian dhe Grek për “sigurinë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit të punonjësve” . Ai gjithashtu tha se kishte punuar 60 minuta më shumë duke mos marrë pushimin që i takonte midis orëve. Punonjësi kërkoi dëmshpërblim për dëmin moral që pësoi “për shkak të sjelljes së paligjshme të spitalit.” Sipas gjykatës, punëdhënësi nuk arriti të respektojë nenin 398/1994 për standardet e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve. Gjithashtu gjykata tha SE punonjësi në fjalë duhej të merte dëmshpërblim për orët shtesë që ka punuar dhe dëmin moral. Paaftësia e spitalit për të rregulluar orarin e pushimit dhe për të marrë masat e nevojshme mbrojtëse dhe parandaluese për punonjësit përbën rrezik për shëndetin e punonjësve./abcnews.al

Mourinho kritikon Southgate /Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe….“S’mund ti besohet penalltia vendimtare një fëmije”

Anglia dështoi të merrte Evropianin e parë duke u mundur me penallti ndaj Anglisë. Pas ndeshjes Jose Mourinho bëri analizën e tij dhe kritikoi vendimet e Southgate. Portugezi tha se Sakas nuk duhej t’i jepej ajo përgjegjësi dhe shtoi se Sancho e Rashford e kishin të vështirë sepse sapo kishin hyrë në lojë.

Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe. Mendoj se kjo është shumë për një djalosh si ai, që të ketë gjithçka mbi supe në atë moment. Në të vërtetë, është gjithashtu shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho të vijnë dhe të gjuajnë një penallti pas vetëm një prekje të topit. Ku ishin Sterling, Stones apo Luke Shaw në atë moment. Mendoj se Gareth është një trajner i drejt që del në mbrojtje lojtarëve. Gjithsesi mendoj se disa futbollistëve u duhet thënë se s’janë gati për të goditur penallti”, u shpreh Mourinho.