Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe në Vitie ,Kosovë.Tërmeti ka qenë i magnitudës 3.3 dhe në një thellësi prej 2 kilometrash me epiqendër 27 kilometra nga Shkupi dhe 12 kilometra nga qyteti i Vitisë në Kosovë.Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Losnik të Pogradecit. Burime për mediat bëjnë me dije se një 24-vjeçare është vetëvarur në haurin e lopës. Ajo kishte shkuar tek shtëpia e prindërve dhe ngjarja ka ndodhur atje. Rexhina Dervishi, nënë e një fëmije të vogël është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.Janë të paqarta rrethanat. Ajo ishte e martuar në Prrenjas.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, është duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar së bashku me familjen.Dua është mjaft aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, ajo ka treguar se në Shqipëri po qëndron në hotelin ‘Kep Meri’.
Dua ka publikuar disa fotografi me mbishkrimin: “Vendi më i ëndërruar në botë, kalova çdo ditë këtu në bregdetin e Shqipërisë dhe unë kurrë nuk dua të largohem”.
Dua Lipa për bregdetin shqiptar: “Vendi më i ëndërruar në botë, nuk dua të largohem kurrë” pic.twitter.com/yC9GK3DI92
Një pushues është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Spillesë nga rojet e plazhit. Pushuesi N.M. nga Kavaja është hedhur në det por ka dëmtuar qafën duke mbetur pa ndjenja. Në këtë moment ka ndërhyrë roja e plazhit, i cili shpëtoi të riun dhe pasi i ka dhënë ndihmën e parë për të shmangur dëmtimet e tjera ka lajmëruar ambulancën për trajtim të specializuar.
Lajmi është dhënë nga Federata e Vrojtuesve të Plazhit, të cilët gjatë sezonit turistik kanë shpëtuar mjaft jetë. Roja e plazhit është detyrim ligjor për çdo stacion plazhi, edhe pse në disa raste fatkeqësisht ata mungojnë.
Bukuritë shqiptare, deti dhe plazhet e Shqipërisë kanë rrëmbyer vëmendjen e medias prestigjiozes italiane Corriere della Sera. Në shkrimin e saj për udhëtimet, prestigjiozja këshillon pushuesit se cilat vende duhen vizituar në Tokën e Shqiponjave. Corriere sugjeron se për italianët vendi ynë është destinacioni ideal. Gjithashtu ato thonë, se në Shqipëri, gjenden gjire të paprekura, limane të fshehura dhe “parajsa” të arritshme vetëm me anije.
Arsyet?
Është afër Italisë, është e pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan.
Ne propozojmë një udhëtim nga Velipoja në Ksamil, duke kaluar nëpër Vlorë, Borsh dhe Sarandë. Midis gjireve të virgjëra, limaneve të fshehura dhe parajsave të arritshme me anije.
Nga vend i panjohur në destinacionin e pushimeve. Kush do ta kishte menduar se Shqipëria do të bëhej shpejt një nga destinacionet e preferuara italianët (dhe jo vetëm)?
Vitet e fundit, “Toka e Shqiponjave” ka rilindur: e re, dinamike, krijuese, pavarësisht problemeve të secilit vend në zhvillim. Qytetet e gjalla, deti i kristaltë, peizazhet e paprekura dhe disa nga plazhet më të bukur në gadishullin Ballkanik.
Shqipëria, ja 15 vendet që duhet t’i vizitoni
Plazhet më të mira mund t’I gjeni në jug të vendit, midis qytetit të Vlorës dhe Ksamilit, zonat e fundit shqiptare në kufi me Greqinë. Atraksione turistike si Sazani dhe Karaburuni, mund të arrihen me varkë, ndërkohë në Gjipe mund të shkohet vetëm me trekking.
Duke zbritur poshtë mund të shikoni Porto Palermon, me kështjellën e Ali Pashës me pamje nga deti dhe Borshin të përqafuar nga një hapësirë pemësh ulliri dhe shkurre mesdhetare.
Dhe pastaj Himara dhe Saranda deri në Ksamilin e kësaj hapësire, i famshëm për perëndimet e diellit dhe ujërat që zbehen nga blu në të kaltër.
Në veri të Shqipërisë, ndodhet Velipoja dhe Kepi i Rodonit, ku mund të admironi edhe rrënojat e një kështjelle të lashtë nga koha e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar.
Velipoja
Disa kilometra nga kufiri me Malin e Zi gjendet plazhi i Velipojës, një plazh rënor me veti të shumta shëruese, falë përqendrimit të lartë të jodit në ujërat e tij, jo shumë larg Shkodrës dhe liqeni I Shkodrës, një destinacion ideal për turizmin familjar. Në veri të plazhit është Rezervati Natyror, një park I veçantë që strehon fazanë, dhelpra, çakallë dhe derra të egër.
Kepi i Rodonit
Kepi i Rodonit shtrihet në brigjet e detit Adriatik rreth një orë larg nga Tirana.
Plazhet përgjatë kepit janë të mbushur me bunkerë të ndërtuar gjatë epokës komuniste.
Për të vizituar kishën e vogël të Sant’Antonio dhe rrënojat e kalasë të ndërtuar në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë.
Narta
Në veri të qytetit të Vlorës, qyteti i tretë më i madh në vend dhe porti i dytë pas Durrësit, ndodhet Laguna e Nartës, e cila karakterizohet nga plazhe të gjera ranore me ujëra të cekëta, ideale për ata që udhëtojnë me fëmijë të vegjël.
Në fund të lagunës gjendet manastiri ortodoks i Zvernecit, i ndërtuar midis shekujve 13 dhe 14, kushtuar Marisë: çdo vit, më 15 gusht aty festohet edhe Festa e Zonjës dhe kisha bëhet një destinacion për pelegrinët nga të gjitha anët e vendit dhe Ballkani.
Karaburuni dhe Sazani
Karaburuni dhe Sazani, deri para pak kohësh qendra ushtarake tanimë ato I kanë hapur dyert për vizitorët dhe mund të arrihen vetëm përmes rrugëtimit në këmbë ose me anijet që nisen çdo ditë nga Porti i Vlorës.
Karaburuni, në veçanti është i famshëm për shpellat e tij, siç është ajo e piratëve, për ujërat e tij të kristaltë dhe për limanet e fshehura me plazhe me guralecë të bardhë.
Palasa
E vendosur nën qafën e Llogarasë, Palasa është plazhi i parë përgjatë rivierës së famshme shqiptare.
Pikërisht në këtë gji në formë gjysmëhëne, Cezari zbarkoi së bashku me legjionarët e tij në shekullin II para Krishtit.
Dhërmi
Guralecë të bardhë, gjire të fshehura, ullinj shekullorë por edhe shumë klube nate dhe shumë turistë në muajt e verës, kjo është Dhërmiu, një plazh i bukur menjëherë pas Palasës dhe një nga destinacionet më të famshme bregdetare.
Drimadhet
Drimadhet janë vazhdimi i plazhit të Dhërmiut. Një gji i fshehur me dy plazhe, njëri me rërë dhe guralecë të vegjël, tjetri me guralecë të bardhë, i ndarë nga një formacion shkëmbor.
Një mrekulli e natyrës që mund të arrihet në këmbë përmes një shtegu të shkurtër dhe është një ndër plazhet më romantikë në Shqipëri.
Gjipe
Ata të cilët janë të stërvitur mirë mund të shkojnë në Gjipe, një perlë e fshehur në fund të një kanioni që derdhet në detin jon. Një shëtitje e shëndetshme për ata që duan aktivitetet në natyrë para se të zhyten në një nga gjiret më të bukur në Ballkan.
Jala
Poshtë fshatit Vuno, një nga më karakteristikët e rivierës shqiptare, është Jala, një plazh i vogël i vendosur midis formacioneve shkëmbore. Gjiri është një nga më ekskluzivët në bregdetin jugor shqiptar, falë klubeve dhe hoteleve luksoze që e karakterizojnë atë.
Himarë
Perla e Rivierës, qyteti i Himarës ka një det të mrekullueshëm të pastër dhe të kaltër.
Vitet e fundit, fluksi i turistëve është rritur ndjeshëm, duke pushtuar plazhet e qytetit dhe ato në zonën përreth, si Spile, Potam dhe Prinos.
Edhe Livadh-i i bukur, rreth tre kilometra larg qendrës, nuk u ka shpëtuar syve të kalimtarëve, ndërkohë që nuk duhet humbur kurrsesi Gjiri i Filirikut.
Llaman
Midis Himarës dhe Porto Palermos, gjendet Llaman një nga plazhet më pak të frekuentuar të Rivierës edhe në pikun e sezonit por dhe ndër më të bukurit.
Porto Palermo
Gadishulli i vogël i Porto Palermos i quajtur sipas ushtarëve italianë të vendosur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një nga destinacionet më të tërheqëse në Shqipëri.
Gadishulli karakterizohet nga një kështjellë, e ndërtuar në shekullin XIX nga Ali Pasha i Tepelena , politikan dhe guvernator i disa territoreve evropiane të Perandorisë Osmane, në nder të gruas së tij.
Borshi
Borsh është plazhi më i gjatë në bregdetin Shqiptar, ideal për ata që duan të kalojnë ditën në ujë ose të bëjnë një shëtitje relaksuese përgjatë bregdetit. Plazhi magjepsës është i rrethuar nga pemët, kryesisht nga pemë ulliri që I japing ajrit temperature të freskëta. Në fshatin me të njëjtin emër ekziston një kështjellë që i përket epokës Bizantine, e rindërtuar më vonë nga osmanët.
Sarandë
Saranda është qyteti më i famshëm bregdetar në Shqipëri, mbretëresha e padiskutueshme e jetës së natës. Një qytet i cili ka ruajtur pak nga hijeshia e vet për shkak të ndërtimeve të reja.
Ksamil
Shumë e konsiderojnë atë plazhin më të bukur në Shqipëri dhe Ksamili është pika e fundit para se të kalohet në Greqi. Ksamili, me një liman me rërë të artë dhe guralecë të imët të larë nga ujërat e kristalta. Veçantia e këtij plazhi qëndron në faktin se në gjirin e tij ka tre ishuj idilikë, të mbuluar me bimësi, të arritshme me not ose një udhëtim të shkurtër me varkë.
Pas tij gjendet edhe Parku Arkeologjik i Butrintit, trashëgimia e Unesco-s, një mikrokozmos mesdhetar me mbetje të lashta që variojnë nga epoka ilire në atë osman
Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit në Lezhë. Policia njofton se në mesditë, 68-vjeçar I. Th., banues në Prizren, është dërguar në gjendje të rënduar në spitalin e Lezhës. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mediat greke kanë publikuar një video të xhiruar në dron e cila përmes një aparati termik mat temperaturat teksa fluturon mbi Athinë. Vlerat më të larta janë regjistruar në asfalt dhe çatitë e ndërtesave të vjetra. Droni monitoroi të gjithë zonën duke nisur nga Akropoli te sheshi Omonia.Temperatura më e lartë u regjistrua në asfalt, me vlerë 55° C në Akropolo, si dhe në sheshin Omonia.
Njeriu më i shpejtë në botë është italiani Marcell Jacobs. 26-vjeçari triumfoi në finalen e 100 metrave në Olimpiadën e “Tokio 2020” me kohën 9”80. Kerley dhe De Grasse ngjiten gjithashtu në podium me medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë. Pas Gianmarco Tamberit, atletika italiane e mbyll këtë 1 gusht fantastik me një tjetër medalje ari të bujshme, të jashtëzakonshme, të pabesueshme. Lamont Marcell Jacobs është kampion olimpik në garën e sprintit (100 m) Nuk kishte ndodhur kurrë që një italian të arrinte majën e podiumit. Renditja: 1) Lamont Marcell Jacobs (ITA) – 9.80 2) Fred Kerley (USA) – 9.84 3) Andre de Grasse (CAN) – 9.89 4) Akani Simbine (RSA) – 9.93 5) Ronnie Baker (USA) – 9.95 6) Bingtian Su (CHN) – 9.98 Në historinë e sportit italian edhe Gianmarco Tamberi. Atleti i kaltër fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios duke kërcyer 2.37 në garën e kërcimit së larti./SuperSport/
Gazetari Berat Buzhala ka publikuar një video që sipas tij tregon një hotel në Gjirin e Lalzit. Në orët e mbrëmjes hoteli ushton nga muzika serbe. Pushuesit serbë po dëgjojnë Cecën dhe volumi është në maksimum, aq sa këngët dëgjohen në të gjithë zonën përreth. Kjo skenë e ka ngacmuar Buzhalën, që ngre pyetjen, nëse ia vlen t’i“nënshtrohesh” 100 turistëve serbë, duke ofenduar qindra mijëra turistë të Kosovës? “Pse Cecën e jo Shkurte Fejzan?”,pyet gazetari
Statusi i plotë
Gjiri i Lalezit Pse bre kane nevoje me u nenshtru para 100 turistave prej Serbise, edhe me i ofendu qindra mijera turiste te Kosoves? Vec po du me e dite pse? Pse Ceca e jo Shkurte Fejza? Ka mundesi more qe s’jemi vllazen? Po get Vucici ia kish dhane Rames CD’ne ne Shkup. I kish thane nese m’ki dost shko leshoje dikund ne deti…
Një të sapo liruar nga e qelia, nuk iu deshën shumë orë për t’u rikthyer sërish përpara oficerëve që e arrestuan radhën e parë. Por kësaj here, nga një i denoncuar, ai ishte një denoncues.
Gazeta Si shkruan se behet fjale per shtetasin me inicialet E.B., nga fshati Bërxullë, kallëzoi bashkëshorten e tij, e cila më herët ishte bërë shkaku që ai të vuante heqjen e lirisë për akuzën e dhunës në familje. Shtetasi në fjalë, sipas burimit policor nuk pati asnjë pretendim që lidhet me burgosjen e padrejtë apo pretendime që lidheshin me ngjarjen që e dërguan në burg.
“Gruaja nuk më lë të hyj në shtëpi dhe nuk ka asnjë arsye konkrete”, – qe fjalia e parë e ish të burgosurit përpara oficerit të gatshëm të komisariatit të Vorës.
Pasi ai u pyet se ku jeton, atij iu kërkua identiteti: “Kam gjenralitetet E.B., bashkëshortja quhet SH.B., jetoj në Bërxullë. Rreth orës 12 dola nga burgu i Fushë Krujës, pasi kam vuajtur dënimin për dhunë në familje, ku dhe kam qenë i dënuar me katër muaj burg. Në momentin që dola nga burgu, u ktheva në fshatin tim Bërxullë dhe në momentin që iu afrova shtëpisë, bashkëshortja sapo më pa nuk më la të afrohesha, por mbylli derën me shul”, – shpjegon ish i dënuari, sipas burimeve të sigurta policore.
Gruaja nuk e ka lënë të shoqin të hyjë, ndonëse ai ka pritur për 12 orë me radhë. Ai pretendon se përgjatë 24 orëve, pasi është lutur dhe ka pritur që dera të hapet, nuk ka parë asnjë shenjë të tillë. I bindur se ajo derë nuk do hapej, megjithë lutjet e tij, ai është kthyer mbrapsht dhe në këmbë nga fshati Bërxull ka mbërritur në Vorë, pikërisht në komisariatin që e arrestoi herën e parë gjatë fundit të vitit 2020.
I dënuari deklaron sipas burimeve policore që morrën kallëzimin, se e shoqja i kërkoi që mos të qëndronte dhe se nuk duhet të qëndronin në të njëjtën banesë.
“Por kjo kërkesë, vjen vetëm nga ana e saj, nuk e ka dhënë asnjë institucion, asnjë gjykatë që unë duhet të largohem. Dua të theksoj që shtëpia është nën proces legalizimi dhe është në emrin tim. Ime shoqe është nuse e ardhur në këtë shtëpi dhe nuk e kuptoj arsyen se përse nuk duhet të hyj në shtëpinë time”, – denoncon shtetasi E.B.
Të ndodhur para kësaj situate, oficerët e policisë kanë thirrur dhe kanë marrë në pyetje gruan.
Fillimisht ajo ka refuzuar të flasë, duke këmbëngulur se kërkonte avokat dhe se nuk mundej të jepte asnjë deklaratë pa praninë e tij.
Pasi e kanë pritur SH.B., thotë: “Nuk e kam nxjerrë nga shtëpia dhe as ia kam mbyllur derën. Që kur mbërriti nga burgu, ai filloi të më ofendojë mua dhe fëmijët me fjalë nga më të ndryshmet. E., kërkoi të dalim nga shtëpia, por duke qenë se ne jemi familje, nuk kemi ku shkojmë, nuk ka asnjë vendim gjykate për këtë qëndrim të tij”.
Policia shton për Gazetasi.al, se gruaja ka dorëzuar padi divorci në datën 22 korrik, pak ditë përpara se të shoqit t’i përfundonte dënimi për dhunë. Rezulton se E.B., u denoncua prej partneres, për dhunë fizike dhe psikologjike, pasi sipas saj, “kishte duruar për vite të tëra dhe dhuna ishte bërë e padurueshme”.
Por pasi janë pyetur edhe fëmijët në prani të prindërve të tyre, që nuk flasin me njëri-tjetrin, policia është bindur se gruaja nuk ia hapi derën burrit për orë të tëra dhe ndaj ka dyshime se ajo kreu vetë-gjyqësi për të marrë hak për dhunën që ai kishte ushtruar.
Sidoqoftë policia bën me dije se e ka këshilluar çiftin të shmangin konfliktet dhe nëse kanë pretendime t’i drejtohen sërish gjykatës për urdhër-mbrojtjeje./Gazeta Si
Biznesmeni i njohur gay ,Elton Ilirjani sërish ka hedhur bombën e radhës me një video mesazh për të gjithë ndjekësit e tij. I veshur me të zeza dhe një palë syze të vëna ai shfaqet i ngarkuar me dy qese me mbetje duke bërë lëvizje provokuese duke zbritur shkallët. Me këtë pamje krejt ndryshe ai ka ironizuar “Lëvizjen Pro Familjes”. “Familja është e rëndësishme për të gjithë ne! Ne kurrë nuk kërkuam shqetësime në familje! Ne po kërkojmë Familjet TONA!”, shkruan biznesmeni krahas videos.
Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1605 raste të reja me COVID nga 2760 dje. Mediat në Greqi bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 10 pacientë,duke e çuar numrin e pergjithshëm të viktimave në 12.975 në total. Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 176 ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 163 pacientë të rinj me COVID.
Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë. Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Gusht 2021) Raste të reja ditore 40 Të shëruar në 24 orë 21 Të shtruar në spitale 24 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2568
Testime totale 902,914 Raste pozitive 133,121 Raste të shëruara 130,243 Raste Aktive 421 Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Ekzekutimi misterioz i nënës së re, 27-vjeçares shqiptare me origjinë nga Libohovë ka tronditur ata që e njihnin Joana Pecën, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA ku ajo jetonte prej disa vitesh. ABC kontaktoi me një të afërme të viktimës në Shqipëri. Ajo shprehet i ati i Joana Peces, u vra kur në vend sapo kishin nisur trazirat e vitit 1997. Ajo mohon që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëra-tjetrën. E afërmja e 27-vjeçares tregon se Joana Peca ishte larguar drejt SHBA bashkë me të ëmën pasi u bënë fituese të lotarisë amerikane.
Fqinjët e shqiptare Joana Peca, e cila u vra në SHBA, kanë publikuar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, në Florida. Në fondin e videos dëgjohet të qarat e fëmijës që kanë parë vrasjen e nënës së tyre dhe janë tmerruar.
Fqinjët e shqiptare Joana Peca, e cila u vra në SHBA, kanë publikuar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, në Florida. Në fondin e videos dëgjohet të qarat e fëmijër që kanë parë vrasjen e nënës së tyre dhe janë tmerruar. pic.twitter.com/XzFtJGHasr
“I shikoni fëmijët, i shikoni, janë tmerruar, i shikon fëmijët…shikoje, e ka polici në krahë,”- tregon një nga vajzat që po filmon.
Në faqen e saj në Facebook, kanë vërshuar dhjetra e qindra mesazhe ngushëllimi për te. Kryesisht nga të njohur në Florida, ku vajza kishte ndërtuar jetën e saj. Shumë prej tyre shprehin keqardhje dhe dhimbje të thellë për çfarë i ngjau Joanës, por edhe për fatin dy fëmijëve të mitur të saj. Ata ishin në makinë me nënën e tyre kur ndodhi krimi i rëndë. Po sjellim më poshtë disa prej mesazheve të postuara në faqen e Joanës, e cila mbante emrin “La Goldi” në rrjetin social Facebook. Policia ndërkohë ka nisur të hetojë ngjarjen e rëndë. S’ka ende asnjë pistë konkrete apo të ndaluar. Sidoqoftë sic raportojnë mediat amerikane, hetimet do të përqëndrohen te e shkuara e vajzës, por edhe raporti me babain e fëmijëve të saj.
E rëndë/ Vritet në sy të dy fëmijëve të mitur 27-vjeçarja Shqiptare në Florida …Në ’96 i ekzekutuan babain pic.twitter.com/waH5izHjG1
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona. Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga një 16-vjeçar dhe një “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi V. H., 61 vjeç. Si pasojë njëra nga makinat ka përfunduar në kanal. Policia raporton se janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Fier Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.