Njihuni me ‘bishën’ ruse që po i vjen në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve /“Mban deri në 12 ton ujë dhe kushton plot 65 milionë euro “(VIDEO)

Avioni Beriev Be-200 po lufton me flakët në Greqi. Projektuar për një ekuipazh prej dy vetësh, ai ka tetë tanke dhe mund të mbledhë 12 tonë ujë nga deti me valë deri në 1.2 metra. Përveç ujit, ai lëshon pika me lëng retardant ndërsa mund të transportojë deri në 64 persona.Dy motorët me dy turbo, të tipit D-436TP me një shtytje maksimale prej 15000 kg, shtyjnë avionin e pajisur me element të fuqisë ndihmëse (APU) të tipit TA12-60.Beriev-200 ka vërtetuar, sipas njoftimit rus, efektivitetin e tij në zjarret në Rusi, ai ka aftësinë të mbajë deri në 12 tonë ujë dhe të hedhë një total prej 270 ton me çdo karburant.Mediat greke shkruajnë se marrja me qira e avionit Beriev i kushtoi Greqisë pak më pak se 3.8 milionë euro për katër muaj. Blerja e saj për momentin vlerësohet të tejkalojë 65,000,000 euro./faxweb/


Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: “Të gjitha zjarret janë nën kontroll”/ E vetmja vatër problematike është në…

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar mbrëmjen e sotme duke përditësuar informacionin për sa i përket situatës me zjarret përreth vendit tonë. Ministria thekson se situata paraqitet problematike vetëm në Majën e Runës në Kukës, ku flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit.Ndersa sqaron se po punohet për fikjen totale të vatrave në Karaburun, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe e tyre dhe nuk paraqitet rrezik. Për sa i përket zjarreve në Gjirokastër, aty ku disa ditë më parë u shënua dhe viktima e parë nga flakët në Shqipëri, Ministria bën me dije se situata është stabilizuar, por mbetet aktive një vatër në Saraccinisht jo problematike.

Njoftimi:


SITUATA E ZJARREVE NË VEND

Pas një pune të palodhur dhe të pandërprerë të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe punonjësve të shërbimeve zjarrfikëse e pushtetit vendor janë arritur të izolohen disa nga vatrat e zjarrit në vend, por ende mbeten active disa të tjera.

Në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe. Momentalisht nuk ka asnjë rrezik.

Në Gjirokastër situata është stabilizuar. Mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.

Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri.

Zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara.

Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar.

Zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll, ndërsa është eleminuar rreziku për banesat.

Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa.

Legjenda e futbollit Gjerman,Michael Ballack humb tragjikisht të birin në moshën 18-vjeçare

Michael Ballack, futbollisti i famshëm gjerman ka humbur të birin në moshën 18-vjeçare! Djali i ish-lojëtarit të Chelsea-it, është aksidentuar në mënyrë fatale teksa po i jepte një motorri me katër rrota në Portugali. I ndjeri ishte fëmija i dytë i Ballack dhe ish-gruas së tij, të cilët sipas të dhënave të para kanë qenë në Portugali me pushime bashkë gjatë kohës që ka ndodhur tragjedia. 44-vjeçari Michael Ballack konsiderohej si një nga lojëtarët më të mirë të brezit të tij. Klubi i futbollit anglez kanë qenë të parët që i kanë shprehur ngushëllimet futbollistit dhe familjes së tij. Përveç 18-vjeçarit, Ballack është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë Louis dhe Jordi.


Dojna Mema u jep leksione fansave për lidhjet në distancë: “E forcon dashurinë!

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Në fillim të këtij viti ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë kanë qenë mjaft aktiv në rrjete sociale.Herë pas here Dojna organzion intervista virtuale me ndjekësit, të cilët gjithmonë janë të interesuar për marrëdhënien e saj me Vlashentin. Dikush e ka pyetur se si ka qenë lidhja në distancë me Vlashentin dhe Dojna ka përmbledhur me pak fjalë gjithë eksperiencën e saj.


Ajo ka treguar se ata të dy nuk e kanë pasur të vështirë, sepse takoheshin çdo 2 javë dhe gjatë pandemisë jetuan bashkë. Megjithatë Dojna shton me bindje se distanca e ka forcuar akoma më shumë dashurinë e tyre.

Pooo. Une jetoj prej 3 vitesh e gjysme nje lidhje ne distance. Nuk e ndiej sepse takohemi shume shpesh. Cdo dy jave Pandemia na ndihmoi te jetonim nje vit bashke sepse u mbyllen Universitetet ku Vlashenti jep mesim ne Paris dhe qendroi ne Tirane. Distanca forcon dashurine e vertete dhe jam e bindur per kete sepse e kam provuar vete”, shkruan Dojna.


Më herët, Dojna dhe Vlashenti kanë dhënë intervistën e parë çift tek Adi Krasta. Ata janë pyetur në lidhje me planet e së ardhmes dhe sigurisht a do ketë apo jo një dasmë.

Vlashenti tregoi se ai nuk i ka pasur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë ai do t’ia plotësojë asaj dëshirën.

“Nuk do ta bëjmë nesër dasmën kemi kohë ta mendojmë, mund ta bëjmë për disa ditë ndoshta”- tha ai duke qeshur./Iconstyle

U nda Messi me Barcelonën”, Braçe ironizon: Ronaldo iku nga Reali, Messi nga Barça, Basha me Berishën? O Zottt…

Pas largimit të Messit nga Barcelona, zv. kryeministri Erion Braçe ka ironizuar Lulzim Bashën. Braçe ka përmendur Cristiano Ronaldon që u largua nga Madridi ndërsa shprehet se për Bashën asgjë nuk ndryshon, ai qendron me Berishën.Pas deklaratës së Yuri kim, e cila tha “partia të mos hajë bar për hatër të një personi”, numri 2 i qeverisë shkruan: Në fushat me bar ka jetë! Krahas shkrimit publikon dhe një foto të Bashës ku duket sikur merr një vendim të prerë.

Postimi i Braçes:


U NDANE;

RONALDO ME REAL MADRID,

MESSI ME BARCELONEN,

AGUERO ME CITY,

KANE ME TOTENHAM!

BASHA ME BERISHEN?

MOOOOS O ZOOOT!

VO: Ne fushat me bar ka jete!

Emocionuese/ Pushuesit në Shëngjin formojnë “litar” për të nxjerrë nga uji nëntë persona (VIDEO)

Një numër i pushuesve kosovarë në Shëngjin në Shqipëri janë bërë bashkë duke formuar një “litar” për të nxjerrë nga uji nëntë pushues që nuk po mund të dilnin për shkak dallgëve. Infermieri kosovar Fitim Havolli ka postuar në Facebook pamjen e organizimit dhe të nxjerrjes nga uji të pushuesve. Ai ka treguar se si janë organizuar me shpejtësi, meqë kanë parë se 9 veta po rrezikonin të humbnin jetën.

Fal Zotit dhe organizimit dorë më dorë dhe me litarë nga gjithë pushuesit, arritëm t’i nxjerrim të gjallë nëntë pushuesit, që rrezikonin të humbnin jetën. Ishte një moment i hidhur, por edhe i gëzueshëm kur dolën të gjithë. Moment ky tregon se kur jemi të bashkuar dhe kemi qëllim të mirë, gjithmonë dalim fitues. Jam shumë i lumtur që bashkë me disa shokë bëmë një organizim të tillë për qëllime humane, megjithëse ishte pak me rrezik”, ka shkruar Havolli në Facebook.


Vatrat e shpërndara/ Flakët dalin jashtë kontrolli, bllokohet rruga nacionale Athinë-Selanik

Pamje tronditëse nga Greqia, ku zjarret kanë marrë përmasa të frikshme, ndërsa flakë deri në 20 metra të larta po djegin gjithçka gjejnë përpara. Në zonë e Varybobi janë djegur disa shtëpi, ndërsa flakët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme.Sipas mediave greke, vatrat e zjarrit janë shumë të shpërndara, duke e bërë edhe më të vështirë shuarjen e flakëve. Ndërkohë është ndërprerë edhe qarkullimi i automjeteve në rrugën nacionale Athinë-Lamia.


Rruga nacionale që lidh Athinën me Selanikun, u mbyll mbrëmjen e sotme, pasi flakët kaluan në anën tjetër të rrugës.
Sipas forcave zjarrfikëse, flaka po u afrohet banesave. Autoritetet në alarm, pasi gjatë natës pritet të ketë erë të fortë, ndërsa mbrojtja civile dërgoi mesazh gjithë banorëve të vendit se gjatë së premtes do të ketë rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve.
Me dekret të posaçëm presidencial, ndalohet kalimi në zonat natyrore dhe parqet kombëtare, si dhe në zonat pyjore të gjithë vendit.
Po ashtu, qeveria ka vendosur të ndalohet saldimi dhe punimet me oksigjen në terren të hapur. Shkelësit gjobiten me 1000 euro dhe ndjekje penale.
Për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të lartë, në disa zona ka ndërpreje të energjisë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë nëse nuk kanë një arsye madhore.

Anderlecht shumë i fortë për Laçin/ Belgët fitojnë 3-0 në Elbasan për Conference League dhe janë me njërën këmbë në “play off”

Ashtu edhe siç pritej gjigantët belg të Anderlecht kanë fituar pa problem ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League ndaj Laçit. Laçi luan si i barabartë në pjesën e parë, duke bërë mirë detyrat e caktuara nga Duro. E madje edhe duke kërcënuar portën kundërshtare. Megjithatë pjesa e dytë nuk flet njësoj për kurbinasit, te të cilët 2 golat e pësuar kanë lënë efektet psikologjike te lojtarët.Gjithsesi Belgët e drejtuar nga Kompany nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren në Elbasan dhe në fund triumfuan 3-0 duke hipotekuar kalimin në play-off të Conference League. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Bruksel por Laçit i duhet më shumë se një mrekulli për të nxjerrë jashtë Anderlecht.


Belgët shënuan dy here në pjesën e parë me Delcroix dhe Hoedt dhe në pjesën e dytë e tundi rrjetën edhe Refaelov.

LIVE: LAÇI-ANDERLEHT 0-3

Delkroiks 26′, Hëed 42′ , Rafaelov 60′

LAÇI: Sherri, Roganoviç, Malota, Ignjatoviç, Velija, Deliu, Qato, Lushkja, Ademi, Zarubica, Guinda. Trajner: Shpëtim Duro

ANDERLEHT: Van Kromburge, Delkroix, Hoedt, Haarhud-Bellis, Serxhio Gomez, Olson, Kullen, Sardela, Rafaelov, Versçaren, Raman. Trajner: Vinsent Kompani

Zyrtare/ Legjenda Messi nuk rinovon te Barcelona, mbyllet dinastia pas 18 vitesh…

Lionel Messi nuk do të vazhdojë te Barcelona. Zyrtarizmi i zhurmshëm vjen drejtpërdrejt nga klubi blaugrana, i cili sapo ka publikuar një deklaratë ku njofton lamtumirën e argjentinasit pas 18 vitesh. Klubi katalanas shkruan se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Katalonjë.Gjithashtu në deklaratën e shpërndarë, klubi shkruan se palët u përpoqën të arrinin një akord por ishte e pamundur për shkak të problemeve ekonomike dhe pengesave nga Liga Spanjolle e Futbollit.Sigurisht kjo ndryshon të gjithë planifikimin e skuadrës nga Barcelona, ndërsa presidenti i saj, Juan Laporta, duket i gatshëm për të marrë përgjegjësinë.

Të dyja palët janë thellësisht të hidheruara që në fund dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të përmbushet. Barça falënderon lojtarin për kontributin e tij dhe i uron atij më të mirat në jetën e tij personale dhe profesionale “.