Pjesëmarrja e Goran Bregovic /Birra Peja tërhiqet nga Festa e Birrës në Korçë

Birra Peja ka njoftuar se është tërhequr nga Festivali i Birrës në Pejë pasi ky i fundit ka ftuar këngëtarin serb Goran Bregovic.

Në momentin që kemi kuptuar se Festivali i Birrës në Korçë ka ftuar këngëtarin Goran Bregovic të performojë, Birra Peja është tërhequr nga pjesëmarrja dhe mbështetja e këtij festivali.

Ne besojmë se Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar atmosferë miqësore mes të gjithave, andaj edhe jemi të hapur për të mbështetur iniciativat e tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival”- thuhet në njoftimin e tyre.


Messi pranë transferimi te PSG/ Ja paga marramendese që pritet te fitojë

Messi duket i gatshëm për të filluar një sfidë të re në Paris.Pleshti thuhet se do të fitojë një shumë të madhe prej 40 milionë eurosh në vit pa taksa në Paris Saint-Germain. Dhe megjithëse ai kishte pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës në Barça, L’Equipe raporton se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të fitojë një pagë monstruoze në Parc Des Princes. Thuhet se Messit po i ofrohet një kontratë fillestare dyvjeçare me opsion për një vit tjetër,2+1 .Nëse shifrat janë vërtet të sakta, 34-vjeçari do të fitojë 769 mijë euro në javë dhe potencialisht mund të fitojë 120 milionë euro per tre vite.


Beteja ndaj Covid/ Mbërrijnë 56.100 vaksina Pfizer në vendin tonë !

Kryeministri Rama ka njoftuar se 56.160 doza të tjera vaksinash Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri duke e çuar numrin total te vaksinave në 1,755,570.


“Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.

Mbroni shëndetin dhe jetën

1,248,205 vaksinime të kryera deri tani”, shkruan Rama.

Përgjaket sërish autostrada Fier-Vlorë/ Humb jetën një grua e moshuar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Levan, një nga akset më problematike për vendin tonë ,ku një automjet me drejtues një 68-vjeçar nga Lushnja aksidentoi një këmbësore e cila si pasojë humbi jetën. Ndërkohë, tashmë është bërë me dije se shoferi me iniciale A.M. që përplasi për vdekje 70-vjeçaren është shoqëruar në komisariat. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Novoselës dhe si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar qarkullimi i mjeteve.

Njoftimi i policisë:


Vlorë/Informacion paraprak. Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Përforcime nga Holanda e Çekia/ Mbërrijnë në Rinas helikopterët për të luftuar flakët. Rama: “Situata do të marrë një drejtim shumë pozitiv”

Pasditen e sotme në Rinas kanë mbërritur përforcime nga Holanda dhe Çekia për të luftuar zjarret në vendin tonë. Në kushtet që vatrat e zjarreve në Shqipëri janë aktive, madje edhe shqetësuese si në Karaburun, nga Europa ka ardhur ndihmat për përballimit e situatës. Kryeministri Edi Rama, thotë se me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv.

Me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia – ndër të cilët njëri me kapacitet shumë të lartë ujëhedhës, falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për shuarjen e zjarreve në Europën Mesdhetare, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme”, shkruan Rama, teksa poston edhe fotot e mbërritjes së helikopterëve në aeroportin e Rinasit.


COVID-19-Rriten infektimet në vënd/ 149 të prekur ,1 humbje jete

Janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol. Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (06 Gusht 2021)

Raste të reja ditore            149
Të shëruar në 24 orë           27
Të shtruar në spitale           27
Humbje jete në 24 orë          1
Testime ditore                3,753
Testime totale            922,100
Raste pozitive             133,591
Raste të shëruara       130,370
Raste Aktive                     763
Humbje jete                   2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288
Shkodër 110
Elbasan 80
Vlorë 69
Fier 47
Berat 46
Lezhë 40
Durrës 30
Kukës 20
Korçë 15
Gjirokastër 15
Dibër 3

Karrotreci transportonte një automjet me dyer të hapura/ Policia e gjobit me 30.000 mijë lek

Policia rrugore ka njoftuar se do të shtojë kontrollet në çdo aks rrugor gjatë fundjavës duke qenë se jemi në mesin e sezonit turistik. Në një njoftim për mediat Policia rrugore raporton se në 48 orët e fundit, janë arrestuar 19 drejtues mjetesh, 11 prej të cilëve për drejtim makine pa patenta ndërsa 8 në gjendje të dehur. Gjatë kësaj periudhe janë hequr 61 leje drejtimi, 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 24 për drejtim nën efektin e alkoolit. Policia ka gjobitur 2567 shoferë për shkelje të ndryshme rrugore.

Njoftimi i policisë:


Gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.Janë arrestuar në flagrancë 19 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2567 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.Ndërkohë, nga Policia Rrugore e Elbasanit janë evidentuar dhe ndëshkuar dy drejtuesit e mjeteve që janë shfaqur në rrjetet sociale, konkretisht:Është ndëshkuar me masë administrative 30.000 mijë lekë të rinj, shtetasi F.S., i cili drejtonte një karrotrec me të cilin po transportonte një automjet me dyer të hapura, duke u bërë rrezik për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.Gjithashtu, është evidentuar dhe drejtuesi i mjetit “Benz”, shtetasi E. C., i cili me automjetin e tij ka kryer një parakalim të rrezikshëm në rrugë. Ky shtetas është ndëshkçuar me masë administrative 6.000 mijë lekë të rinj, pezullim 4 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 3 pikë.

Vajza e Eli Farës “mahnit” fansat me pozat hot (FOTO)

Marina Fara herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa imazhe shumë “hot”, teksa shfaqet duke u larë në pishinë.Vajza e këngëtares shume te dashur per publikun, nuk ka pasur aspak nevojë që të shkruajnë diçka bashkëngjitur me pozat, pasi kanë qenë vetë fansat ata që kanë shfrenuar fantazinë me komentet e tyre pozitive.


Bashkia e Korçës: “Bregovic është artist i madh, nuk e anulojmë koncertin”

Pa marrë parasysh reagimet e shumta kundër koncertit të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregovic në Korçë, Bashkia e Korçës nuk do e anuloj pjesëmarrjen e tij. Lajmin e ka bërë të ditur për Kallxo, Benila Terova, zëvendëskryetare e Bashkisë në Korçë.


Pjesëmarrja në Korçë është pjesë e turit ndërkombëtar të këtij artisti të madh ballkanik të përmasave ndërkombëtare”, tha ajo. Sipas saj, Festa e Birrës në Korçë është një festë masive që synon respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe etnik.

Bashkia e Korçës REFUZON të përfshihet në një debat që tenton të POLITIZOJË Festën e Birrës”

Festa jonë është e te gjithë shqiptarëve e me gjerë. Ne kemi synuar ta ndërkombetarizojmë nga viti në vit festën me muzikantë e vizitorë nga çdo cep i Ballkanit dhe Europës”, tha Terova.