Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,në metropole që mblidhen si punë e iriqve…

Nga PETRIT RUKA!

Baba, ne ikëm,… Shtëpinë e braktisëm…
Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,
Dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
Si dryn një palë lot vendosëm tek porta…

Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
Në metropole që mblidhen si punë e iriqve,
(E ke parasysh kur e vjelin një pemë
Dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!)


U ngjeshëm këtej nëpër halle të reja,
E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
Gjithçka e gatshme në dyqane luksoze,..
Dyqan psikologu, që të kallais dhe zemrën…

Ne ikëm dhe varrin ta kyçëm në një video,
Të dielën të takojmë në xhamin vizual,
Me mend i vemë lulet, dy lotë, një cigare,
Jetojmë me simbole,…në një botë me manual.

Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
Tani ne gjithçka e mbajmë në një kuti,
Kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
Në xhamin e tij takon çdo njeri..

Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasëm,
Puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,
Dhe nënën e qan nga mijra kilometra
Kur e fusin në varr, me video koferencë.

Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
Këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
S’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
Qëllova i dobët dhe mbytem në lot.

Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
Nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota,
Ik edhe thur kanistra pikëllimi…!

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 72- vjeçaren

Një aksident me vdekje është shënuar këtë mbrëmje në Durrës. Një 49 vjeçar ka përplasur me makinë këmbësoren N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë :

Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, thotë policia.


Rama: “Vaksinohu sa më parë, mbro shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur!”

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një tjetër apel për vaksinim qytetarëve. Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar fotot e disa të rinjve të cilët kanë marrë vaksinën. Ai këshillon qytetarët ta vaksinohen sa më shpejt në pikën më të afërt të vaksinimit.

“Vaksinimi nuk pret! Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroje shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur ,” shkruan Rama.

“Duartrokitjet më të mëdha të të gjitha kohërave”/ Barcelona poston video të veçantë nga lamtumira e Legjendës

Mbi një minutë duartrokitje. Barcelona ka publikuar një video të veçantë të një momenti nga konferenca për shtyp e lamtumirës së Lionel Messit. Ylli argjentinas ka sqaruar gjithçka për vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona pas gati 20 viteve karrierë profesionale. Pas pjesës së parë të fjalimit të Messit dhe sqarimit të largimit të tij kishe një pauzë disa-minutëshe. E gjithë konferenca e Messit u përshkua me emocione të mëdha, nga lotët deri tek duartrokitet, pyetjet për momentin më të mirë e deri tek e ardhmja.ky moment u përshkua me duartrokitje të shumta.


Ky ka qenë nderimi i gjatë i shokëve të skuadrës, miqve, familjes dhe botës blaugrana në përgjithësi, që ka bërë të qajë Pleshtin:

Duartrokitjet më të mëdha të të gjitha kohërave”, ka shkruar Barcelona në faqen zyrtare, ku ka postuar momentin.

Në fund, Messi e bëri një fotografi me të gjithë, së bashku me trofetë e fituara nga ditët e tij të para te Barcelona.

E papritur /Dy persona tentojnë të arratisen nga “Burgu 313”

Dy persona që vuajnë dënimin në “Burgun 313” në Tiranë kanë tentuar të arratisen. Sipas të dhënave, ata kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh pushimin e hyrjes së administratës.Bëhet me dije se të burgosurit që kanë tentuar arratisjen janë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri. Çekaj është dënuar me vendim të formës së prerë disa javë më parë, për trafikimin e 613 kilogramë kokainë, që u kapën në Durrës. Fatmir Pjetri është anëtar i të ashtuquajturës Banda e Babagjyshëve, u ekstradua nga Franca pak kohë më parë. Pjetri është i dënuar për një sërë grabitjesh me 30 vite burg. Mësohet se dy personat nuk kanë mundur të largohen, pasi janë kapur dhe janë rikthyer në qeli.


Vatër zjarri në Voskopojë/ Niko Peleshi merr helikopterin dhe niset me urgjencë nga Pashalimani (VIDEO)

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës.Banorët vunë alarmin pasi zjarri ishte i madh dhe filloi të përhapej me shpejtësi. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka marrë helikopterin dhe së bashku me personel të tjerë është nisur nga Pashalimani drejt Voskipojës, aty ku situata paraqitet tepër serioze.

Nga Pashalimani drejt Voskopojës ku para pak minutash shpërtheu një vatër zjarri në pyllin me pisha pranë fshatit Krushovë. Forca zjarrfikëse nga detasmenti i mbrojtjes civile dhe forcat e Bashkisë Korçë po shkojnë me shpejtësi për të shmangur më të keqen”, shkruan Peleshi në Facebook.


Vatër zjarri në masivin me pisha në Voskopojë /Ministri Peleshi niset me helikopter

Vatër zjarri në masivin me pisha të fshatit Krushovë të Njësisë Administrative të Voskopojës. Mjete zjarrfikëse të Bashkisë së Korçës dhe Forcat e Armatosura janë në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve, të cilat janë intensive. Forcat e shërbimit pyjor dhe banorët e fshatit po hapin breza dheu për të mos lejuar avancimin e flakëve në drejtim te fshatit Shipskë .


Zjarri është aktiv prej disa orësh dhe ka përhapje të madhe. Ende nuk dihet sipërfaqja që është duke u djegur.

Në zonë kanë shkuar zjarrfikëse dhe punonjës shërbimi. Ndërkohë mësohet se drejt vendit është nisur edhe Ministri Niko Peleshi dhe një helikopter për shuarjen e flakëve.

COVID-19-Rriten infektimet në vënd/ 182 të prekur ,asnjë humbje jete

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste  në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste  në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.

Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         182
Të shëruar në 24 orë       23
Të shtruar në spitale       32
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                 3,613

Testime totale             929,945
Raste pozitive             133,912
Raste të shëruara       130,418
Raste Aktive                    1,035
Humbje jete                     2,459

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 364
Shkodër 159
Vlorë 103
Elbasan 98
Fier 85
Lezhë 60
Berat 49
Durrës 49
Kukës 24
Gjirokastër 20
Korçë 18
Dibër 6

Rrugorja në aksion”! Kontrolle në akset nacionale, duke nisur nga rruga e Kombit e deri në Sarandë e Korçë” (Video)

Gjatë 24 orëve të fundit Policia Rrugore, ka vijuar me kontrollet në akset nacionale, duke nisur nga rruga e Kombit e deri në Sarandë e Korçë. Nga patrulla e policisë janë arrestuar 12 shoferë, 6 prej të cilëve pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Me shtimin e fluksit të automjeteve në këtë sezon turistik, Policia Rrugore apelon që shoferët të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.Gjithashtu bëhet me dije se janë pezulluar 58 leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, ndërsa në të gjithë vendin 1679 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Njoftimi i policisë:


Gjatë 24 orëve të fundit në akset nacionale duke filluar nga rruga e Kombit e deri në Sarandë e Korçë, pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve në qarkullim, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë gati dyfishin mbi normën e lejuar, apo kanë kryer parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u kthyer në burim potencial për përfshirje në aksidente rrugore .Nga patrullat e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

-Janë pezulluar 58 Leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1679 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore përgjatë gjithë ditës së sotme ka pasur dhe vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve që qarkullojnë në të dyja kahet e lëvizjes dhe tashmë fluksi më i madh është në kthim nga zonat bregdetare, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.