Trend i ri /Shqipëria, në destinacionet e preferuara nga hungarezët

Braktisin Turqinë dhe Greqinë nga zjarret dhe masat e vendosura anti-covid.Qytetarët hungarezë preferojnë që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri, Mal të Zi ose Kroaci. Mediat atje listojnë këto tre destinacione turistike si më të kërkuar nga vendasit. Arsyeja pse bëhen këto zgjedhje sipas ekspertëve të turizmit, përveç bukurive natyrore është se duan të udhëtojnë drejt vendeve ku nuk kërkohet paraqitja e një certifikate vaksinimi ose e një testi PCR.


“Pas ndalimeve të vitit të kaluar, njerëzit mezi prisnin të udhëtonin përsëri. Destinacionet më të njohura të këtij viti janë Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia”, thuhet në media.

Të rinjtë që nuk kanë marrë vaksinën e koronavirusit preferojnë të shkojnë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ndërsa ata që jane të vaksinuar duan Greqinë dhe Turqinë.

“Çdo vit shkoj në Kroaci nga deti. Gjithashtu sepse deti është shumë i këndshëm. Fëmijët e mi duan të notojnë. Ne kemi shkuar atje për gjashtë vjet në Apati, Opatija dhe rrethinat e saj. Ne e duam bregdetin kroat dhe është shumë e këndshme atje”, shprehet një pushuese hungareze.

Përveç pandemisë, sipas agjencive turistike, hungarezët kanë bërë zgjedhjen e tyre duke parë edhe situatën e zjarreve që ka përfshirë Greqinë e Turqinë, destinacione që ishin mjaft të preferuara prej tyre një vit më parë./tvklan/

Astriti i pagëzuar në Apostol në Greqi, del vullnetar dhe shuan zjarrin me bluzën e PS: “E ndjej si detyrim!” (VIDEO)

Mbi 600 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me një zjarr masiv që po shkatërron ishullin grek Evia, që ka djegur ndërtesa dhe pyje me pisha dhe ka detyruar evakuimin e mijëra vetëve. Zjarri që ka përfshirë ishullin e dytë më të madh të vendit vazhdon të digjet jashtë kontrollit, për shtatë ditë rresht, duke sjellë si rezultat vdekjen e një zjarrfikësi vullnetar. Televizioni “Open” ne nje prej kronikave ka marre edhe rrefimin e nje emigranti shqiptar ne Evia, i cili i eshte bashkuar perpjekjeve te banoreve vendas per shuarjen e zjarrit. Astriti, por qe ne Greqi është pagëzuar në Apostoli, i tregon gazetarit se ndien detyrim te luftoje me flaket. Sipas tij Greqia eshte si nje atdhe i dyte per te, prandaj ka dale me c’te mundet te fike zjarrin dhe te mbroje pasurite e banoreve nga flaket. Ajo qe bie ne sy te Astriti eshte edhe nje bluze e fushates se Partise Socialiste, ku siper eshte mbishkrimin “Voto PS 12”.


ZYRTARE/ Leo Mesi futbollist i PSG: “Jam i paduruar për debutimin në një kapitull të ri të karrierës në Paris”

Është një ditë historike për futbollin botëror. Është dita kur Lionel Messi ndryshon zyrtarisht fanellën: pas më shumë se 20 vitesh të kaluara në Barcelonë, Pulce ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023 me Paris Saint-Germain.Qershia mbi tortën e një fushate blerjeje vërtet faraonike: pas Donnarumma, Hakimi, Sergio Ramos dhe Wijnaldum, arrin edhe kampioni argjentinas.

Lionel Mesi :“Jam i paduruar për debutimin në një kapitull të ri të karrierës në Paris. Klubi dhe vizioni i tij përshtaten në mënyrë perfektë me ambiciet e mia. E di se sa të talentuar janë lojtarët dhe stafi këtu. Jam i vendosur të ndërtoj përkrah tyre diçka të madhe për klubin dhe për fansat”, tha Mesi në fjalët e tij të para si futbollist i ri i parisienëve.

Tërbohet’ 21-vjeçari shqiptar në Itali, qëllon 18 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës dhe partnerit të saj të ri

Mediat italiane shkruajnë se Ibrahim Rudi, 21 vjeç, shqiptari me vendbanim në Galipoli Itali ka qëlluar plot 16 herë me kallashnikov ,në drejtim të ish-të dashurës së tij ,e cila ndodhej nën shoqërinë e partnerit të ri. 21-vjeçari u ndalua nga karabinierët të cilët njofton se ai lëshoi një breshëri kallashnikovi në një grup prej 6-7 personash, përfshirë ish të dashurën e tij. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, por pavarësisht plumbave, nuk pati asnjë person të plagosur. Të pranishmit lajmëruan policinë dhe Rudi u vu në pranga. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje. Aktualisht ai po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet që e çuan të kryente këtë vepër.


Pamje nga vëndngjarja

Fotot e Angela Martinit në Instagram/ Ja si e nxjerrin zbuluar bashkëshortin para policisë…

Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, u a rrestua ditën e djeshme në Mykonos dhe duket se ajo që i bëri ‘gropën’ ishte vetë Angela. Modelja postoi në rrjete sociale një foto të tyre ku po drekonin së bashku më shoqërinë ndërsa pak më vone, një mikeshë e tij e postoi Drago Savulescu-në në ‘Instagram’ ku shkroi edhe vendndodhjen ku po qëndronin, në një restorant lukosz në Mills.


Kjo mund të ketë qenë një indicie, nëpërmjet të cilës është zbuluar vendi i ndodhjes së të arratisurit dhe kështu policia ka bërë a rrestimin e tij.

Kujtojmë se Savulescu është dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani dhe përfshin përvetësimin e parave publike.

Drago Savulescu, i cili në fillim të vitit 2019 u a rrestua dhe u dënua me 5.5 vjet b urg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea, ish-president i Dinamos dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Çmendet 22-vjeçari në Greqi/ Vret shokun e ngushtë sepse i mori të dashurën (FOTO)

Komuniteti lokal i Serres është i tronditur nga krimi i rëndë i një 22-vjeçari, i cili për motive banale theri shokun e tij 20-vjeçar në sheshin e fshatit Ano Kamila, në Greqi. 22-vjeçari, në orët e para të ditës së sotme, sulmoi dhe plagosi për vdekje të riun 20-vjeçar, sepse ai i mori të dashurën dhe u zhduk në drejtim të paditur. Autori kishte vizituar rregullisht fshatin Ano Kamila, pasi gjyshi i tij nga ana e nënës jeton atje. Pak më parë, Policia arriti të neutralizonte autorin në vendin ku fshihej dhe e arrestoi, duke e transferuar në Drejtorinë e Policisë Serres.


Autori

Mediet fqinje shkruajnë se vrasësi i dyshuar i 20-vjeçarit ka ngarkuar në mediat sociale foto dhe video me thikën që përdori për të vrarë të riun. Në foto, autori i krimit, i zhveshur nga beli lart, mban një thikë dhe shkruan si koment se “Sa herë që ther dikë ngre sytë” , që do të thotë se i riu mund ta ketë postuar foton e tij pasi vrau shokun e tij.

Viktima

Përveç fotografisë rrëqethëse ka një video në të cilën autori e mban thikën dhe në një moment e fokuson atë në kamerën e tij të telefonit. Sipas informacioneve, 22-vjeçari është fëmijë i një familje me probleme, prindër të divorcuar dhe ai shpesh dëbohej nga shkolla për shkak të sjelljes. Disa muaj më parë ai kishte përfunduar shërbimin ushtarak, në të cilin kishte qenë përsëri problematik.

E rëndë/ 34 vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident në Romë (Emri)

Një 34-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë pasditen e djeshme, në Romë. Makina e saj tip Smart, është përplasur me një Audi. Përplasja ishte e fuqishme për Elisa Danajn, e cila humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Mjeti që ajo drejtonte përfundoi jashtë rruge deri tek dy makina të parkuara. Shoferi i mjetit Audi ishte një 21-vjeçar, i cili pas përplasjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik shkruan Roma Today


Manastirliu :”Dr. Aida Agastra, mjeke neurologe i bashkohet ekipit të Spitalit Rajonal të Korçës”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje rastin e dr. Aida Agastra, mjeke neurologe, e cila është një prej mjekeve specialiste, që i është bashkuar ekipit të Spitalit Rajonal të Korçës. Manastirliu bëri të ditur se 78 mjekë të rinj specialistë janë punësuar gjatë këtij viti pranë spitaleve universitare, rajonale e bashkiake.“

Punësimi i mjekëve specialistë ka rikthyer e forcuar shërbimin për specialitete të munguara më parë, duke garantuar kujdes shëndetësor cilësor, afër vendbanimit”, tha Manastirliu.


Dr. Aida Agastra

KLSH kallëzon tre ish-drejtorë të ish-ZVRPP dhe ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Korçë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbarkuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Korçë për të ushtruar audit.Fokusi ka qenë të bëjë auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve. Pas një auditi në Kadastrën e Korçës, KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë e Korçës 3 ish-drejtorë të Kadastrës dhe 1 të ALUIZNI Korçë për shpërdorim të detyrës.


KLSH bën me dije se nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit. Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Nga burime mësohet se ish-drejtuesit e kallëzuar penalisht janë N.B., K.T, M.P, Dh.C, K.B.

Tashmë dosja e plotë është dërguar nga institucioni i KLSH me të gjitha të dhënat përkatëse mbi pronat e regjistruara, për të cilat janë gjetur shkelje dhe pritet të nisë procedimi penal ndaj ish zyrtarëve.

Covid bën namin në Greqi / Shënohen mbi 4.100 raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 4,181 raste të reja me covid . Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 521.399, nga të cilët 51.2% janë meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 116 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2,489 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur. Në 24 orët e fundit 19 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 13,118 viktima.