E pazakontë / Era e fortë rrëzon pemën shumëvjeçare në mes të Pogradecit

Pas të nxehtit afrikan që shkaktoi shumë vatra zjarri, në vendin tonë kanë mbërritur stuhitë, të shoqëruara me reshje të forta shiu dhe erëra. Në parkun e Drilonit dhe në të Pogradecit stuhia e erës ka rrëzuar pemët shumëvjeçare. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar. Punëtorët e shërbimeve mjedisore në bashki kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po pastrojnë zonën.


Sot “divë” botërore e muzikës / Refehet Eva max dikur Punoja si recepsioniste, por më hoqën sepse…

Këngëtarja e famshme Amanda Koçi, e njohur me emrin e artit si Ava Max është një nga artistet me origjinë shqiptare që po bën namin në botë. Ajo renditet te një nga këngëtaret më të dëgjuara të momentit në shumicën e play-listave ndërkombëtare. Por përpara se të bëhej e famshme, Ava ka deklaruar se ka qenë një njeri i rëndomtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë.


Këngëtarja ka rrëfyer për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, jetën e saj para se të nxirrte në treg hitin e famshëm “Sweet but Psycho”, i cili e bëri të njohur atë ndërkombëtarisht. Max tha se e dinte që gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua shkurt nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhesh një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.

Kështu fillova të gjej një punë të zakonshëm me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna, nuk isha shumë i mirë në asnjërën prej tyre”, tregon ajo.

Këngëtarja kishte punuar për një kohë të shkurtër si recepsioniste e sallonit të thonjve, por ajo u pushua nga puna pasi ishte e dobët në matematikë.

Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që kalkulimi nuk ishte arma ime e fortë”, ka thënë ajo.

Bregoviç në Korçë/ Vëllezërit Prifti: “Ne s’ bëjmë politikë, ftesat bëhen nga lart

Artistët korçarë Endri dhe Stefi Prifti, në një intervistë të dhënë për edicionin Veror në ABC kanë komentuar ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë që ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta.Në intervistën e tyre për gazetaren Irini Meçe, vëllezërit kanë pohuar se nuk janë përfshirë shumë në këtë debat pasi është një çështje që ju përket atyre që e organizojnë programin.Stefi është shprehur se deri më tani nuk ka reaguar fare në lidhje me këtë çështje, por për shkak të reagimit që Endri ka bërë dhe ai është përfshirë.


Bëra një zhurmë të madhe dhe më shajnë ato që jam me ato”, ka thënë Endri.

Ndërkohë nga ana tjetër Stefi është shprehur se puna e tyre është të bëjnë muzikë dhe nuk janë politikanë që të bëjnë muzike. Ndër të tjera ai ka theksuar se e rëndësishme është që të mos prishet festa që organizohet në Korçë për shkak të një pjesëmarrësi.

Ne nuk jemi politikanë dhe nuk i bëjmë as organizimet dhe as ftesat për asnjë artist. Këngëtarët ftohen nga të tjerët ne do të bëjmë muzikë dhe do të jemi afër me popullin tone dhe do të vijojmë të japim emocione tona përmes muzikës. Ne nuk mund të prishim ato gjëra të bukura që ndërtohen në këtë vend le ta prishin ato që e bëjnë këtë vend. Unë nuk jam për të prishur festën, nëse ka ekstremistë që duan të prishin 6 ditë festë kjo nuk është e drejtë”, ka thënë Stefi./abcnews.al

Spartak Ngjela : “Ja kush po i vë zjarret, duan të shpëtojnë kokën nga…

Sipas Avokatit Spartak Ngjela zjarrvënësit e vërtetë në vend janë ata që janë të akuzuarit e ardhshëm dhe që ende nuk kanë ngecur “në rrjetën” e SPAK. Ngjela thotë se kjo ndodh pasi ata duan destabilizimin e vendit që të shmangin ndëshkimin e tyre. Në lojë janë pasuri e madhe e paligjshme që ata kanë frikë mos u sekuestrohet. Ngjela nuk flet me emra, por sigurisht e ka fjalën për ata politikanë që i ka shënjestruar gjithnjë.

Postimi i plotë


Po të kishte shpejtuar SPAK në arrestimin e të korruptuarëva të lartë, nuk do të kishte zjarre kaq masive sot në Shqipëri.

l.

Ata, – të akuzuarit e ardhshëm për korrupsion; ata janë zjarrvënësit e kësaj kohe me zjarre masive.

Ata, me zjarre masive, duan destabilizimin e shoqërisë, që, me këtë, të shmangin ndëshkimin e tyre dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që kanë në zotërim.

Kjo, në fakt, është dëshira e mafiozit të kapur, i cili, me krim masiv, kërkon të shpëtojë goditjen penale për krimin që ka kryer.

Po SPAK, nuk e dinte këtë? Pse u vonua?

Mafia është Maja e karakterit kriminal të krimit të organizuar.

Nuk e di SPAK këtë?

Fakti që SPAK, pasi e deklaron goditjen e krimit të organizuar shtetëror në Shqipëri, nuk po kryen arrestime, kuptohet se mafia, – domethënë krimi – do të veprojë me zjarr.

Ja, kjo është koha.

SPAK duhet të veprojë!

Shërbimet, me anë të SPAK- ut, duhet t’ia bëjë të qarë shqiptarëve se cilët janë zjarrvënësit e Shqipërisë.

ll.

Kjo është arsyeja urgjente që SPAK tani duhet të fillojë goditjen penale drastike antikorrupsion, me dorë të hekurt, sepse korrupsioni dhe krimi i organizuar do të vijojë aktivitetin kriminal edhe me forma të tjera të goditjes kriminale, për destabilizimin e Shqipërisë.

Shqiptarët tani po presin nga SPAK goditjen e korrupsionit, pushtuesit kriminal që po i merr frymën shoqërisë shqiptare.

Shpejt!

Shpejtësia e goditjes antikrim, kundër një fenomeni kriminal shoqëror me rrënjët e veta në rrethet e larta të shtetit dhe politikës, është domosdoshmëri për suksesin profesional në arritjen e qëllimit final: shkallmimin e krimit të organizuar në Shqipëri.

Bregoviç në Korçë/ Dafina Zeqiri ,mallkon organizatorët e “Festës së Birrës”: “Ua ktheftë Zoti qysh e din ai më së miri”

Dafina Zeqiri është një tjetër emër që ishte prenotuar për të kënduar në Festa e Birrës në Korçë. Por me të mësuar se i ftuar nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, Dafina e ka tërhequr pjesëmarrjen. Ndërkohë, ditën e sotme artistja Dafina Zeqiri , jo vetëm që anuloi pjesëmarrjen, por tani ka reaguar sërish kundër tyre. Përmes një komenti të bërë në Instagram, këngëtarja ka shkruar se ata kanë dëshpëruar popullin shqiptar dhe se lutet që Zoti t’ua kthejë qysh din më së miri me këtë veprim që kanë bërë.

Ska fjalë me përshkru sa shumë na keni dëshpru gjithë popullin shqiptarë! “Fest Birra Korçë” Fest me muzikë serbisht e kështu doni me u kënaq ju? Bravo juve e ishalla ua kthen Zoti qysh e din ai më së miri”, ka shkruar artistja Dafina Zeqiri.


Tragjike në Aksin Bilisht-Miras/ 70-vjeçarja përplaset nga një makinë…Ndërron jetë gruaja…

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në afërsi të Poloskës, në Aksin Bilisht-Miras.Një automjet tip “Opel” ka përplasur një këmbësore rreth moshës 70-vjeçare . Mësohet se viktima është shtetasja Refkie Gogoli, ndërkohë që personi që e ka përplasur është shtetasi Artur Keco, i cili po drejtonte mjetin tip ‘Opel’ me targa CZ 726AK. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Poloskës,, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Covid në Greqi / Shënohen 3,475 raste të reja

3,475 raste të reja me covid janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 524.871. Po gjatë këtij harku kohor kanë humbur jetën 19 qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj kanë humbur jetën 13,138 persona. Numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 226, mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

Me përmbajtje kancerogjene’/ BE heq nga qarkullimi akulloret dhe çokollatat, Snickers e Mars

Një sërë produktesh si akullore dhe biskota, prodhim i markave të njohura ndërkombëtare, si Snickers, Smarties, Lion, Nestlé, Pilpa etj, rezultojnë me përmbajtje lëndë toksike duke e bërë të rrezikshme për konsumatorin. Pas alarmit të dhënë nga autoriteti ushqimor i Francës, shtetet e tjera të Unionit por dhe të rajonit kanë tërhequr nga tregu këro produkte më përmbajtje kancerogjene.


Kompania ushqimore Mars ka tërhequr nga tregu markat e njohura të akulloreve Snickers, Bounty, M & Ms dhe Twix. Aditivi i përdorur në këto produkte, çamçakëzi i karkalecit (E410), është i kontaminuar me substancën kancerogjene të oksidit të etilenit, deklaroi kompania. Oksidi i etilenit, i cili është i ndaluar në vendet e BE, është një gaz pa ngjyrë, i cili merr flakë shumë lehtë, dhe përdoret në industrinë ushqimore si një sterilizues. Sipas ekspertëve ai ka aftësinë që të dëmtojë ADN-në si dhe të shkaktojë kancer.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) pas interesimit të FaxNews deklaroi se janë njoftuar të gjithë distributorët të tërheqin nga tregu ato produkte që janë në listën ndaluar. AKU shprehet se janë urdhëruar të tërhiqen ato produkte që shfaqin problematikë nga linja e prodhimit, ku deri tani bëhet me dije se janë tërhequr nga tregu dy lote me akullore dhe dy me çokollatë. Problem është fakti se konsumatori shqiptar nuk është njoftuar për këtë gjë. Seritë që janë hequr nga tregjet evropiane

Takaj vendos objektivat :”Skënderbeu synon Kupën dhe 5 vendet e para

Skënderbeu do të ketë objektiva të rinj sezonin 2020- 2021, që nis në 11 shtator. Ndryshe nga kampionati i kaluar, kur korçarët u kënaqën me finalen e Kupës dhe luftuan deri në fund për të siguruar mbijetesën, ky vit do të ketë të tjera synime. Afrimet e fundit në ekip duket se kanë krijuar klimën e përshtatshme që skuadra të ketë një sezon me objektiva madhorë për t’u arritur.Ka qenë vetë presidenti Ardjan Takaj, ai që i ka komunikuar ekipit pretendimet e tij për sezonin e ri. Të paktën nga sa tregojnë burimet në klub, presidenti i ka kërkuar ekipit që të arrijë minimalisht pesë vendet e para të renditjes për të mos pasur më sikletet e sezonit të kaluar.


Nisur nga fakti që çdo gjë iu besua Migen Memellit për sezonin e ardhshëm, besimi i kreut të klubit është i madh. Prandaj, ai mësohet se ka vënë si objektiv madhor fitimin e Kupës së Shqipërisë. Të gjitha këto Takaj ua ka bërë të qartë jo vetëm lojtarëve, por edhe stafit teknik në momentin e rinovimit të kontratës. Ai mendon se me grupin që ka aktualisht Skënderbeu, me pak fat mund të arrijë synimet që ka klubi.

MERKATO

Nga ana tjetër, duket se gjithçka është mbyllur për sa i përket merkatos. Të njëjtat burime treguan për gazetën se nuk pritet të ketë më lëvizje në hyrje. Dhe këtu bëhet fjalë edhe largimet, pasi vetëm në rast të ndonjë oferte të parefuzueshme, atëherë klubi do të linte të lirë ndonjë prej titullarëve. Në kushte të tilla, duke parë faktin që asnjë tratativë konkrete nuk ka pasur për lojtarët nën kontratë të Skënderbeut dhe gjithçka ka mbetur thjesht në kuadër të interesimeve, duket se në klub nuk është se presin diçka më shumë në javët e mbetura.Për këtë, skuadra do të jetë kjo, pa asnjë ndryshim në dispozicion të Memellit. Presidenti Takaj ka qenë i qartë kur ka deklaruar të mbyllur merkato, duke thënë se ka bërë zgjedhjet më të mira të mundshme për forcimin e ekipit për sezonin e ri. Tashmë skuadra ka 25 lojtarë me të gjitha pozicionet e dubluara për sa i përket formacionit që do të zgjedhë Memelli për të hedhur në fushë. Në kushte të tilla vetëm ndonjë ndryshim i papritur mund të sjellë pështjellime.Korçarët mund të rifuten në merkato nëse largohet drejt një destinacioni jashtë ndonjë lojtar cilësor, që do të sillte edhe financa për klubin, që në kushte të tilla janë më se të nevojshme./panoramasport/